Kur politikave të hipokrizisë u çirren maskat

Opinione

Kur politikave të hipokrizisë u çirren maskat

Nga: Kastriot Aliaj Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:14
Kastriot Aliaj

Sado të spekulohet me të vërtetat e hipokrizisë dhe mashtrimeve politike, ato një ditë medoemos do të bëhen të njohura për historinë dhe memorien kolektive të faktorit shqiptar. Çdo shoqëri demokratike nuk mund të mbijetojë pa transparencën e memorjes kolektive,si dhe mbështetjen mbi  parimet universale që  mbajnë në ekujlibër marrdhëniet brënda saj.Por fatkeqësisht në Shqipëri,ato u shkelën pa mundur që shoqëria të futet në rrjedhën e vlerave të tyre në ndërtimin e demokracisë.Për rrjedhojë shoqëria nuk mundi të hapej dhe të qeverisej nga ligji,të karakterizohej nga dinjiteti njerëzor dhe shënjtëria e individit.Ajo u pushtua nga uniteti i masës së një diktatori karizmatik,i formatuar në strukturat dhe shërbesat e sistemit monist,sic ishte Sali Berisha. Duke ju prezantuar shqiptarëve si demokrat dhe patriot i flaktë,monopolizoj dirigjimin ekonomik,juridik,policor dhe atë informativ,ndërsa kundërshtarët politik i cilësoj "armiq"permanent.Kjo situatë artificiale që ai mundi të krijoj,e faforizoj që nën maskat e hipokrizisë politike, të fsheh dhe zhvilloj veprimtarinë e tij në dëm të cështjes shqiptare dhe demokracisë.Megjithse u rrëzua nga pushteti për dështimet e njëpasnjëshme, pa mundur të ndërtoj shtet ligjor,vlera për shanse të barabarta,drejtësi,barazi për të gjithë, diversitet mendimesh dhe shpirtin patriotik,përsëri vazhdon të hedhë gurrë nën rrotat e demokracisë. Gjatë gjithë karierës së tij politike,demostroj të kundërtën e aspiratave që ëndërronin shqiptarët, nga që profili i tij u kthye në një karikaturë poltike e natyrës irrelevante,që në se nuk atakon dhe denigron kundërshtarin nuk ja ke arritur qëllimit.Kështu ky profil shkoj përtej natyrës irrelevante,sepse është i mbushur me prapaskena,mashtrime,afera,krime lobime me mafien ndërkombëtare në dëm të çështjes shqiptare.

E gjithë kariera e tij politike,është një dosje e zezë e cila mbetet në kopetencë të organeve juridike,ashtu sic është vepruar nga demokracitë prestigjoze si Gjermania,apo me ato të mëvonëshmet si Kroacia, Rumania e gjetkë.Për veprimtarinë e tij agjenturore në shërbim të UDB,flasin dokumente të shumta,të cilat hedhin dritë për përpunimin e tij nga ky shërbim, që nga 30 Dhjetori i vitit 1974.Gama e bëmave të tij në dëm të cështjes shqiptare është mjaftë voluminoze.Por për lexuesin dhe ata që duhet të dinë dicka për profilin e tij,do të ishin me interes ato ngjarje që lidhen me hapësirën shqiptare duke lënë mënjanë ato brënda formacionit të tij politik,ndërshtetërore e ndërpartiake.Këto bëma inicohen nga zbulimi i strukturave të sigurimit monist,të cilët me të rënë në erë të rekrutimit të tij nga UDB, i dërgojnë informacion kundrazbulimit,se në Shqipëri veprojnë dy kanale lidhje,ku njëri kalon nga fshati Vucidol i Tropojës,ndërsa  kanali tjetër vepron në Shkodër.

Ky dokument firmoset nga zv.drejtori i sigurimit të shtetit të atëhershëm Sulejman Abazi,të cilin Saliu e arrestoj me të marrë pushtetin.Nuk ka asnjë dyshim se këtë veprimtari e  përforcoj lidhja e tij me këtë agjenturë,duke u bërë dhëndërr kollovar i koloneles sërbe Milica Ramovic,bashkëpuntore e Rankovicit.Martesa me vajzën e saj që ndryshoj emrin duke u quajtur Liri,bëri që të punoj me devocion për të mbajtur peng Shqipërinë,por mbi të gjitha për interesat e Sërbisë,Greqisë si dhe të disa shteteve që nuk njohin akoma pavarësinë e Kosovës.Si provë e këtyre shërbimeve flet koha e qëndrimit të tij si president kur miratoj 975 ligje.për interesat sërbo-greke,ku vecohen ato për energjinë,kufijtë,shtetësinë,etninë,fenë,bankat,arsimin tregëtinë dhe monopolet.Në morinë e veprimtarisë së tij në dëm të cështjes shqiptare,do të përmëndim takimin e tij me lobistin anti-shqiptar Nikolas Geixh simbolin e dramës"Vorio-Epir".Me dekret të tij shkriu Kishën Autoqefale Shqiptare,të themeluar nga Fan Noli dhe "pagëzon"në krye të saj anti-shqiptarin e përbetuar të "Vorio-Epirit"si kryepeshkop Anastasios Janullatosin,duke fyer dhe poshtëruar rëndë komunitetin ortodoks shqiptar.Ky klerik grek, është pasuesi më besnik i ish.shovinistit anti-shqiptar Sebastianos.Për të shpërblyer minoritarët grekë në jugë të Shqipërisë,përdori si maskë ligjin agrar 7501 të ndarjes së tokës,duke i kthyer tokat e dhëna familjeve minoritare në troje greke.Me 1994 pas një pakti me qeverinë greke,lejoj me ligj regjistrimin e këtyre teritoreve në kadastrat pronësore greke,duke mos mjaftuar gjithë ai teritor i Camerisë, që mbahet peng nga Greqia, pa i njohur pronarët e vërtetë shqiptarët para vitit 1945.Qëndrimi i tij për cështjen "Came"aq shumë të përfolut,për pronat,trojet,memorialet dhe genocidin grek ndaj tyre,ka qënë vetëm heshtja,duke mos lejuar miratimin e rezolutës së Shtetit Shqiptar,për të drejtat e tyre.Pas përdorimit të ligjit 7501, që solli katrahurën e pronësisë mbi tokën,ai zbatoj skemën e shkatërrimit të ekonomisë,duke mbyllur 600 ndërmarrje ekonomike,asfiksoj bujqësinë duke i detyruar 700 mijë shqiptarë të marrin arratinë dhe Shqipëria të pushtohet nga mallrat e fqinjëve.Pas pazareve me Greqinë dekreton ndërtimin e varrezave dhe lapidarëve grekë në "hartën e Vorio-Epirit".

Me këtë akt ligjëroj pretendimin grek se të vrarët e luftës italo-greke(1940-1941),sipas tij ishin clirimtarë të "Vorio-Epirit",kur në fakt ata erdhën si pushtues të Shqipërisë ashtu si fashistët dhe nazistët.Kur u hodh ideja e "Koridorit të 8-të",që do të kalonte në vijën Durrës-Elbasan-Shkup-Sofie-Stamboll,firmosi në prezencë të ish.presidentëve; Klinton,Gligorov,Zheliev dhe Ozal,devijimin e tij për në Selanik.Kështu bëri që të favorizohen grekët, duke e lënë Shqipërinë jashtë këtij koridori gjigand.Në vazhdim të marrveshjeve me këto shtete fqinj,bëri ligj dhe realizoj regjistrimin e popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare,duke zbatuar skemën greko sllave të rritjes fiktive të popullsisë,për ta kthyer Shqipërinë në një vënd "Multi- etnik"duke mos vënë për bazë eksistencën e popullsisë shqiptare.Më 15 Shtator 1993, Sali Berisha nënëshkroj marrveshjen me kriminelin Sllobodan Miloshevic për furnizimin e Sërbisë me naftë,me preteksin se po ndihmoj Kosovarët.Në fakt nafta që kalonte nga liqeni i Shkodrës, shkonte në sarbratorët e makinës vrasëse sërbe,duke shkelur kështu embargon e OKB vendosur ndaj ish.shtetit Jugosllav.Zbatoj urdhërat e Miloshevicit për të kapur dhe asgjësuar nëpërmjet SHIK-ut,drejtuesit e UÇK që vepronin në Shqipëri për organizimin e rezistencës ndaj genocidit sërb.Ai pranoj dhe kreu takim me Miloshevicin,si dhe me kryeterrorristin Arkan, për të ndërtuar politika të përbashkëta,kundër pavarësisë së Kosovës dhe sabotimin e luftës clirimtare.Këtë e dëshmon më së miri,dalja publikisht kundër marrveshjes së Rambujesë,duke heshtur përpara genocidit sërb.Për shërbimet ndaj sërbëve Saliu më 1994 është shpërblyer nga Miloshevici me 17 miljon dollarë,të cilat i janë dorëzuar në ish.ambasadën e shtetit Jugosllav në Paris,në prezencë të oficerëve të UDB dhe tre zyrtare të lartë të PD, që fatkeqësisht nuk jetojnë më.Për këtë sasi dollarësh,në parlamentin jugosllav Miloshevici është kritikuar ashpër nga ultranacionalisti Sheshel,por Sllobodani i është përgjigjur atij në mënyrë epike duke thënë;"Shikoje si po digjet Shqipëria, që ne do ta pushtojmë me shoqatën e gjuetarëve të Sërbisë".

Gjatë viteve të tij si president 1992-97 bllokoj 3 herë ststusin e Shqipërisë si vënd kandidat për në në BE, dhe përshëndeti Sërbinë për marrjen e këtij statusi.Ju dha firmave sërbe, të gjitha tenderat e blerjes,shitjes dhe transmetimit të energjisë.Bllokoj projektin e linjës 400 kilovolt,të inter-konjeksionit Kosovë-Shqipëri,duke i dhënë Sërbisë monopolin e tregut të energjisë në Kosovë e në rajon.Mori vendim që të gjithë sistemin e ndërtimit të TEC-ve,ta merrte anti-shqiptari dhe miku i falijes së tij trafikanti i armëve dhe parave të pista Damir Fazllic.Për ta nderuar edhe më shumë mikun e familjes së tij,ai e emroj antar të këshillit kombetar të sigurisë,me të drejta të plota për të marrë cdo informacion që hidhej nga kjo strukturë.Në vitin 2004 me porosi të shërbimeve sekrete sërbe,futi në PD dhe kupolën e qeverisë,ekspertin pro-sërb Lulzim Bashën,i cili kishte punuar për gjykatën ndërkombëtare për krimet e luftës në Jugosllavi,si perkthyes pranë të dërguarit Jose Pablo.Paraybar,ish shefi për të zhdukurit. Sipas këtyre shërbimeve ky eksponent i kësaj partie Lulëzim Basha,kishte përgatitur dhe dërguar në Hagë dosje hetimore për arrestimin,burgosjen dhe vrasjen e 30 drejtuesëve e lufëarëve të UCK,Por kur u bë ministër i punëve publike,gjithcka që kishte përgatitur për gjykatën e Hagës i mohoj,nga që kjo gjykatë ja hodhi poshtë pretendimet e tij.Ky amoralitet politik i këtyre figurave dhe të tjerëve,që i kanë rezistuar pandëshkueshmërisë si rezultat i mungesës drejtësisë,nuk mund të mbetet barrë e së ardhmes së përbashkët.Shkundja nga kjo amnezi është detyrë e politikës por edhe e institucioneve,që cdo gjë që ka ndodhur t'i mbetet historisë në memorjen kolektive,pa kompromentuar të ardhmen e përbashkët për integrimin, konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat