Koha kur padituria e mjerimi shiten si mençuri e avangardizëm…?

Opinione

Koha kur padituria e mjerimi shiten si mençuri e avangardizëm…?

Nga: Reshat Nurboja Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:25
Reshat Nurboja

Shyqyr ZOTIT që Kosova në vitin 1990 nuk ka pasur aq shumë televizione, portale, analista, opinionista, lider politikë e partiak gjegjësisht, njerëz me “mençuri qiellore” sikurse ka sot, se “kahre” e kishin bërë Ibrahim Rugovën, në rastin kur ambasadorit të fundit të SHBA-së në Jugosllavi z.Warren Zimmermannsi përgjigje në kërkesen e Tij i ka dhënë një JOOO të madhe…!

“… ish-ambasadorit të fundit amerikan në RSFJ, z. Warren Zimmermann, i cili në vizitën e parë që i’a bëri Kosovës, në qershor të vitit 1989, me vete kishte bartur përcaktimin e tejkaluar politiko-diplomatik të SHBA-së se politika e SHBA-ve nuk e vinte në dyshim sovranitetin e serbëve mbi Kosovën... Në këtë vizitë, kreu i diplomacisë amerikane kishte tentuar që të bindë udhëheqësin politik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, që të dalë në zgjedhjet serbe të vitit 1990, duke e arsyetuar këtë propozim, “kërcënim” të tij me fjalët se përndryshe hedhja poshtë e zgjedhjeve serbe nuk do ta ndihmonte besueshmërinë e tij si demokrat…

Në librin e tij të cituar në këtë punim, ambasadori amerikan, Warren Zimmermann, shkruan se si Ibrahim Rugova në këtë propozim të tij vetëm buzëqeshi me ngrohtësi, siç e kishte zakon dhe nuk lëshonte pe. Ai e bëri të qartë se nuk do të qëndronte as edhe një ditë si udhëheqës i shqiptarëve, nëse do të ndërmerrte një hap të tillë.

Rugova i tha ambasadorit amerikan se “shqiptarët e Kosovës, kurrë më nuk do të pranonin autoritetin serb”…

Nga libri autobiografik “Burimet e një katastrofe” të Ish- ambasadorit Warren Zimmermann…, fq. 80.

Po të kishte pranuar Ibrahim Rugova atëherë, para 29 viteve kërkesen e Warren Zimmerman-it që të del në zgjedhjet serbe të vitit 1990, Kosova, njëherë e për 100 vjet e kishte humbur shansin e rastin që Kosova të çlirohet e të pavarësohet…Rasti pothuaj i njejtë është edhe sot, po që se Kosova pranon të hyjë në negociata për territor, Kosova do të mbetë pa veriun e saj e zonat tjera ku ekzistojnë kishat që trajtohen serbe do të zhvillohen si “çeliza kancerogjene:” në atë gjysmë shtet që mbetet…Edhe sot është rasti që Shteti i Kosovës të thotë të gjithëve pa përjashtim e edhe vetit nuk japim më territor…Nga 32.900 km2 sa ika pasur Kosova si vilajetdikur, brenda 100 viteve ka mbetur në 10.000 km2, tani tentohet të tkurret “të hynë në ujë edhe më shumë”…

I vetmi dallimnë mes të asaj kohe dikur dhe sot qendron fakti se dikur ”fqinjët sllavë” tokat tona i kanë marrë e okupuar me dhunë, luftë e ndihmen e Fuqive të Medha, ndërsa sot territorin- tokën e Kosovës po e marrin fal nga vetë lidershipi shqiptarë i Kosovës …Çka është edhe më tragjike jo nga pak njerëz kjo po konsiderohet mençuri e jo ashtu siqnë të vertetë do të ishte po që se lejohet të ndodh gjithkund tjetër në botë: MJERIM E TRADHËTI…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat