Letër e hapur presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës....

Opinione

Letër e hapur presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës....

Nga: Ragip Guraziu Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:21
Ragip Guraziu

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoi as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona u materializua përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruajë marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës.  U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj....

Por ku jemi sot?!

''Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zëmekur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, pavarësisht sjelljes time, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”.

Me këso soj të paudhë udhëheqësish, të subjkëteve  politike pozitë e opozitë e zbehen dhe po e zbehin,  e trkurrën dhe po e t'kurrin me të opostofuarit më lartë,Presidentin,Hashim Thaçin, Kryeministrin,Ramush Haradinaj,Kryeparlamentarin,Kadri Veselin,dhe deputetet e Kuvendit të Kosovës pa dallim,që me mish e shpirtë u munduan dhe po mundohen që Kosovë ta lënë si ''peshku pa ujë'' ?!

 Dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohen ta pranojnë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës.....

Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.

Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

A është shpresa e vetme e qytetarëve kosovarë që 2019-ta të fillojë të jetë vit i llogaridhënies dhe meritokracisë.

Në rast se nuk e ndërrojnë diskursin politik institucionet politike shtetërore, si ato qendrore e deri te ato lokale, ndryshe nuk do t’ju  jepet të rinjve të talentuar mundësia e barabartë për të pasur në vendin e tyre.

Qeveria asnjëherë nuk ka hezituar t’iu kërkojë llogari individëve dhe vendimmarrësve në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore deri te ato lokale, që 2019 të zhduket fuqia politike dhe ndikimi i nëntokës kriminale, dhe të mos jetë më mbi ligjin sa i përket të rinjve tanë, që t'ua kthejnë prespektivën e dashurinë për të jetuar në vendlindjen e tyre dhe jo ta marrin botën në sy?!

Me këto parti politike egoiste aktuale, në zgjedhje, (edhe po qe se iu mundësohen kushtet), nuk do kenë kuptim.

Gjasat janë minimale me këto parti aktuale të shkohen në zgjedhje dhe nuk do kenë kuptim pasi që qytetarët shumë të zhgënjyer që 20 vite rresht, të gjitha kanë qenë, herë-herë në pushtet, gjithnjë me koalicione dhe zgjedhjet në këto situata nuk janë të proferueshme, mu në këto situata politike në Kosovë.

Ndryshe qytetarët të vetmen shpresë po e kanë që të gjejnë mënyra për të ikur sa me shpejtë, sa me larg Kosovës. Derisa krimi i organizuar dhe nëntoka të udheheqin shtetin nga nëntoka kriminale , nuk ka perspektivë për qytetarët dhe shpëtimin do ta kërkojnë duke ikur larg Kosovës që do të thotë se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin kurrfarë perspektive për qytetarët.

Pak e hiq gjasa që të ketë zgjedhje në mes të vitit 2019, pasi që Hashim Thaçi ta perfundojë misionin e tij për t`i dhënë Serbisë gati 1/3 e territorit te Kosovës në pranverën e 2019-ës, po ashtu nuk janë të gatshme partitë politike që të shkojnë në zgjedhje.

Nuk janë zgjedhjet zgjidhje për situatën politike në Kosove, derisa  është shndërruar politika vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, ka qëlllimin e forcimit të klientelave, zhvatjen e popullit e shërbimin e plotë për mafio-oligarkët, e jo mirëqenien e qytetarëve. Kur kemi parasysh se  po luftojnë të gjitha partitë politike, pa dallim, që në çdo mënyrë ta marrin pushtetin në nivelin lokal apo edhe qendror dhe asgjë tjetër.

Buxhetin e shkatërruat me kurrupsion

Edhe pse me 60 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për Vitin 2019. Pro këtij projektligji votuan deputetët e koalicionit PAN dhe deputetët e Partisë Socialdemokrate. LDK-ja e LVV-ja bojkotuan përsëri seancën, edhe kësaj radhe,pasi pensionistët kanë priur se në janar do t'i marrin pensionet,edhe ashtu shumë jo të knaqur me këto rritje 15-20 për qind,por u irrituan edhe kësaj radhe,dhe kjo biles muan shkurt po qe se nuk marrin pensionistat,pensionet e tyre, ka mundësi se do protestojnë edhe me të drejtë biles,se ky pushtet po i iritonë pamas. Edhe autori i këtij shkrimi është në këtë kategori,dhe pensionostave nuk duhet hyre ne hakë kur dihet se kushtet janë katrostofale dhe nuk durohet më kështu,dhe kjo vie nga një udhëheqësi  shtetërore dhe jo rastësisht këtë letër të hapur politikanëve më me ndikim që udhëheqin me shtetin e Kosovës.

Para se të votohej ky projektligj shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë se kjo parti ka mospajtime për këtë buxhet. “Partia Socialdemokrate e ka shqyrtuar me kujdes Projektligjin për Buxhet dhe ka mospajtime në mënyrën se si janë të definuara prioritetet dhe mungesën e një qasjeje zhvillimore. Të gjitha këto i kemi shpërfaqur edhe në diskutimet tona gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore. Nuk pajtohemi në asnjë rrethanë që buxheti i Kosovës, pagat, investimet dhe orientimet e tjera zhvillimore, sado problematike që janë, të ndalen ose të pengohen nga Serbia, edhe sot 20 vjet pas çlirimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, në mënyrë që PSD-ja të përkrahë projektbuxhetin ajo ka disa kërkesa: “Ligji për Paga të miratohet në lexim të dytë së bashku me leximin e dytë të Projektbuxhetit, pra në të njëjtën seancë. Ligji për Dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra më datën 24.12.2018. Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim jo më larg se 3 muaj nga sot. I nderuari kryeministër, kërkojmë nga ju funksionalizimin e plotë të Ministrisë së Bujqësisë. Kërkesa jonë e fundit është që të themelohet një komision i veçantë për draftimin e Kodit Pensional dhe të reformës së plotë. Ky komision duhet të udhëhiqet nga PSD-ja”, ka thënë ai.Kryeministri Ramush Haradinaj, koalicioni qeverisë do t'i marrë si obligim këto kërkesa,të cilat ranë në ujë mu tani?!

Pas Sejdiut fjalën e morri kryeministri Ramush Haradinaj, me ç’rast ai tha se koalicioni qeverisës do t’i marrë si obligim këto kërkesa.

Por si po dëshmohet po me duket se as më 31 janar Buxhetin nuk do votohet dhe do shkoj edhe viti 2019 nuk do na gjej deri ka qershori i këtij viti si po rrjedhi gjërat politike e klaneve të partive politike dhe e gjithë kjo në dëmë të qytetarëve të Kosovës dhe shtresave më të nevojshme siç janë pensionistët e Kosovës,dhe pa kaluar buxheti me 31 janar kotë protestojnë edhe arsimi që me këso politikan apo udhëheqës nuk shkohet as në wc, populli...

''Shteti i Kosovës, ka lindur dhe është zhvilluar me shumë mund, djersë e sakrifica nga shumë gjenerata. Andaj, duhet që më shumë ta duam dhe të punojmë për ruajtjen dhe rritjen e tij''''

Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zëmekur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, pavarësisht sjelljes time, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat