E nderuara Amerikë, a ”Për një plesht, po donë me djegë jorganin?!

Opinione

E nderuara Amerikë, a ”Për një plesht, po donë me djegë jorganin?!

Nga: Hafiz Shala Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:56
Hafiz Shala

Që në start dua ti japë përkrahje Qeverisë respektivisht Kryeministrit Ramush Haradinajn për qëndrimin e tij vërtetë të paluhatshëm edhe do të thosha, heroik, kur Kryetari i shtetit është, kundër shtetit që dikush do të thotë, por a je i çmenduria i  prishë marrëdhëniet më mikun tonë jetësor dhe historik.

Amerika ishte ekzistenca e jonë kombëtare dhe qytetare, por nëse ka mbete puna që edhe Amerika të gjunjëzohet para Serbisë atëherë vaj halli për popullin e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

Të kuptohemi, Ramush Haradinaj i  ka njëmijë gabime dhe për ato duhet të përgjigjët por, për ta mbrojte shtetin e Kosovës nga tradhtarët e sajë si Hashim Thaçi më bashkë iniciatorët dhe propagusve të së keqes, cili pa kurrfarë turpi as mëshire ndaj krejt asaj që i ka bërë Serbia, nuk mundë të tejkalohet as të heshtët.

Kadri Veseli një piun dhe bashkë tradhtar më Thaçin mos të na tregojë “përkushtimin” e tij për Amerikën ma shumë se ai ( si ndarës i Mitrovicës bashkë më Thaçin),por Ramushi si shumë të tjerë, megjithatë derdhi gjak ë për Kosovës dhe shumë mirë e bashkë ndjenë dhimbjet dhe plagët e popullit i cili në mënyrën ma çnjerëzorë antoniminë dhe shtazarakë që Serbia po sillet më Kosovën dhe familjarët e të zhdukurve sikur është ai zoti që duhet ti përkulemi për mëshirë.

E, Hashim Thaçi çka i dha Kosovës përpos rrenave së luftojë duke e mashtrua edhe Amerikën, edhe Evropën edha ata të cilët janë pro kosovar por duke krijuar  një konfuzion sepse, ky fletë gjoja në emër të popullit por pa popullin.

Për këtë gjendje të krijuar nga ky kylsh shkau, në rëndë të parë, nuk duhet fajësua Amerikën, por së pari spektrin politik, Deputetet dhe ,në fund popullin.

Për ti vu në sprovë prej Presidentit Trump Këshilltarit Bollton dhe bashkëpunëtorët e tyre që, bashkë më Thaçin që intenzivishtë lobojnë për Serbinë-Rusinë, largojeni këtë kancer dhe demaskojeni Edi Ramën që e ka marrë bajrakun e de shtetëzimit  dhe copëtimit të Kosovës sipas gërshërëve të Vuçiqit i cili, po manipulon në mënyra ma të poshtra që ka mundur ose mundë ti bëjë një njeri i cili në venat e tije nuk rrjedhë asnjë pikë gjak shqiptari.

Opozita, duhet  të ketë kujdese rreth taksës ndaj Serbisë. Ne këtë moment asnjë udhëheqës i

 Kosovës, qofte edhe ju, nuk mbajtët qëndrim të dinjitetshëm ndaj këtij vendimi për të cilin, jam i bindur së neper çajtore e kafiteria, duke shitur patriotizëm falls, thojmë  sesi nuk po ka njeri që nuk po i thotë Serbisë stop. Ndërsa, publikisht shprehin mendime të të “moderuarit “mu sikur bënë Hashim që gjendet në mënyrë të pandershme të padrejtë dhe më dhunë e manipulime të masës e cila e ka humbë orientimin nga propaganda e tij bashkë më këlyshët e stafit të cilët qdo gjë e kontrollojnë dhe zbatojnë më përpikëri.

Shikojeni grevat që po ndodhin në mënyrë zingjirore në të gjitha entet dhe shkollat, universitetet..

Jam i vetëdijesohem së Qeveria-Ramushi ka bërë gabime fatale si më paga, si më kabinetin Qeveritar më ministra e zëvendës ministra por në këtë moment, duhet të sillemi si popull dhe si shtet në mënyrë të dinjitetshmë e jo në mënyre të përdhosur. Me gjithë arsyen së pagat kudo qoftë duhen të jenë më të larta, por i pari i vendit i njohur për këto ndër skamca, besojë se qëndron shumë fortë prapa kësaj greve.

Vuçiqi sot deklaron se kurrë nuk do ta njoh Kosovën, po punë e madhe që se njeh, pasi neve as që po na duhet. Nëse atij nuk i bëhet vonë, as neve jo. Ne duhet ta forcojmë shtetin, që ta zbatojnë Kushtetutën, ta forcojmë ligjin dhe ta kemi nën kontroll tërësinë territoriale për çka nuk kemi nevojë, e  as leje prej KFOR-it , të cilët janë deklaruar se policia e Kosovës, mund të shkojë në veri kur të dojë. Pra KFOR-i është për ti mbrojtur kufijtë nëse veç ngërdhuzat Serbia.

Kuislingu i Serbisë të gjitha këto i ka lënë në dëshirën dhe kontrollin e Vuçiqit të cilit asnjëherë a bash asnjëherë nuk ju kundërvura në interes të Kosovës përpos propagandës së tij që edhe këtyre ditë qarkullojë së gjoja ka mundë të vijë deri tek qërimi fizikisht i hesapeve. Kjo është rrenë e kulluar Hashimjane.

Një dukuri tragjike që tani po i ndodhë  Kosovës më heshtjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Kjo mundë të shpjegohet qofsha i gabuar se është e korruptuar e shantazhuar e frikësuar (duke e pasur parasysh caktimin e kuadrit jo akademik në Universitet duke filluar që nga dekani, dekani student e deri tek administrata) të cilët më plagjiatura fituan titujt e doktoratës, magjistraturës dhe të titujve tjerë, për ta sjellë Universitetin e Kosovës në gjendje që le që nuk prodhon kuadër kualitativë në bazë të tregut të punës e shkencës, por ekziston  rreziku që edhe të mos pranohen diplomat nga universitetet tjerë të njohura të botës. Ai, me qëllim i bënë këto për të manipuluar më si gjithherë derisa ishte dhe është në pushtet.

Kur njeriu i parë i shtetit i futë hundët gjithkund me analfabetizmin e tij të thjeshtë, atëherë çka tjetër mundë të pritët nga ta?

Askush në këtë moment nuk kërkon nga ASHA që të behet krahë asnjë partie, asnjë ideologjie (ani pse, dorën në zëmër kur heshtë, do të thotë është në krahun e së keqes),por e ka për detyrë dhe obligim ndaj popullit dhe kombit të tij ti shpjegoje gjërat në mënyrën më profesionale që është e mundur. ASHA në një mënyrë është dhe duhet të jetë truri i një popullit. A është në këtë moment historik? Në këtë rast, na e lenë neve që ti shpjegojmë gjërat ashtu siç mendojmë ne që nuk do të thotë që gjithmonë kemi të drejtë, por mos reagimi i tyre gjërat i lejohen stuhisë. Pse heshtni zotëri Akademik e Akademi e nderuar?!Pse heshtë populli në situatën alarmante për Kosovën?!Nëse Kryetar i shtetit tuaj nuk qëndron prapa interesave të popullit të shtetit, atëherë pse heshtni?! Po tentohet të sakatohet Kosova duke ja çkëputur kështu  pjesën më vitale për të ia dhënë Serbisë më pëlqimin e një njeriu i cili, krejt këtë po e bënë krye në vete. Shkaqet pse ai benë këto i kemi thënë disa herë pa dashtë që të përsërisë, por atëherë pse askush nuk ngre përgjegjësi ndaj tij rrënuesit të shtetit dhe copëtimit të tij, nuk po e kuptojë këtë aspak!

Ai i lajthiti Bashkësinë Ndërkombëtare për idenë e tij si një zgjedhje më e lehtë pa u lëshuar në dëmin shkatërrues që po i sjell vendit dhe komplikimet në rajon.

Unë për një moment nuk do të pajtohesha më zërat së Kryeministri po e bënë për populizëm për interesa personale, karrieristë dhe dobiprurëse. Jo zotëri me vetë aktin e qëndrimit të tij ndaj një vendimi të shtetit sovran, nuk e nënkuptoni këtë. Ai mundë të shkarkohet nga vetë koalicioni i PDK-së siç bënë më Isa Mustafë, bile në ketë moment, është edhe shpresa e fundit e Thaçit që ta” kompromitojë” para ndërkombëtareve e posaçërisht ndaj Amerikës që të ja hekë ketë adut që mos  të ja prishë planin e tradhtisë.

Nëse Amerika e ka zgjedhë idenë e Thaçit për Kosovën që do të thotë humbje e 20% të territorit pjesës më të pasur, atëherë  na falë Amerikë por prej një “çlirimi” të përkohshëm në një mjerim të përjetshëm, dhe këtë nuk mund ta pranojmë assesi pasi Kosova is first.

Së pari, nëse Evropa por edhe Amerika nuk na trajton si komb ani pse më i përkushtuari për Amerikën, atëherë në aspektin humanitar, duhet të na respektojë si njerëz të cilët janë në gjendje të mbijetojnë të zhvillohen e të prosperojnë më asetët e veta shtetërore.

Po ju kujtojmë Amerike e Evropë ani pse shumë mirë e dini se populli okupues serb, në shumicën e sipërfaqes së shtetit të tyre, jetojnë në tokat shqiptare shekullore.

Çfarë të drejte ju jep juve që përsëri doni të na tkurreni, për Serbinë?!Jo, se jo.

Tani zagarët e Thaçit si Lutfi Haziri (Luto fukaraja në mëndë e jo në pasuri),haptas del në anën e tradhtisë. O njerëz gjërat duhet të thuhen hapurazi. Nuk ka kohë më ashtu siç nuk ka kohë më prit andaj duhet reagime gjithë popullorë sa nuk ka dhënë kush miza, ani pse duhet të vijë në Parlament, por kush na siguron që nuk do të ndodhë regjia e Kuvendit si gjatë suprimimit të Autonomisë ku falë njerëzve të përkushtuar,( sot i kanë emrat dhe fotografit e tyre) të cilët, ani pse nën tytat e tankeve dhe rrethojave policore, por disa prej tyre nuk u dorëzuan kurrë. Dhe më gjithë gojën e plotë ju themi aferim.

E sot, kujt ti frikohemi? Jo policisë dhe ushtrisë serbe, por tradhtisë tonë të brendshme nën udhëheqjen e Hashim Thaçit.

Ramush Haradinaj, mos asgjë tjetër për ta penguar tradhtinë ju deshtë më e marrë një hap të tillë e ju ,mundë ta quani sit ë doni, por ai po e mbron  sovranitetin dhe tërësinë territoriale të miratuar nga vullneti i popullit i shprehur në Kuvendin historik më 17 Shkurt 2008 (ani pse u lexua nga njeri që as nuk është deshtë e as që e ka merituar, por ai ka qenë vendim i shërbimeve sekrete që e sollën në pushtet) e populli e pranojë për hir të Amerikës.

Si mundë të kesh shpirt dhe ndjenja që mos ta përkrahësh këtë qëndrim. Asgjë nuk po bëhet kundër Amerikës, por nuk duam që për shantazhimin e Serbisë ndaj Kosovë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare në ketë rast edhe Amerikës të qëndrojmë  duarkryq dhe të heshtim. Të pranojmë si qyqet e natë që të na japin mëshirë për të drejtën tonë historike shekullore e kombëtare.

Nëse mendoni që të evitohet kjo tragjedi, atëherë duhet reagimi gjithë popullor më plot të drejtë. Nuk mundemi ma ta shtrijmë qafën as për miqtë tanë  lere më për Serbinë.

Nëse mendoni së duhet ta lëshojmë pe, për këtë na falni po nuk na e doni të mirën. A ka diçka më të rëndë së më ta  marrë pasurinë që e mbanë gjallë një popull? Jo ma robëri, jo ma skamje. Gjermanët gjatë luftës së Dytë botërore, haptas iu kanë thënë kosovareve, së: ju  jeni më barkë cullak, por të ulur më bythë në dukat.

Serbisë, as nuk i interesojnë serbët e Kosovës, as shqiptarët e Kosovës. Asaj i interesojnë Trepça, Ujmani, dhe pasurit tjera për të cilat është pajtuar zv/presidenti i shtetit të ja dhurojë Serbisë. A ka Zot? Unë them se po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat