Grupi i mësitëve!

Opinione

Grupi i mësitëve!

Nga: Skender Shala Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:10
Skender Shala

Si moti në darka të Lamës, nga një nëpër mahallë, kur ftoheshin nga një mashkull për shtëpi. E kur mungonte kryefamiljari, e dërgonin çkado një mashkull shtëpije në shenjë respekti!!! Kështu e lypte ,,rendi” atëhërë! – Hajt mo, ti lidhim kryet dyqysh kësaj pune, se kemi halle tjera!   

Kurse këta mashkujë sot, vetëm po t'i shikosh, nuk meritojnë të dalin jashtë mahalle, e lërë më ta përfaqësojnë shtetin, duke futur këtu edhe ,,këshilltarin” krrutin Shala! Këti grupi, vetëm edhe një hoxhë i mungon! - Ja çfarë niveli jemi ra?!       

Po, a e din ore se këto bisedime janë shumë me rëndësi?! Duhet patjetër të jenë specialist dhe njohës të shkëlqyeshëm të drejtave kombëtare e ndërkombëtare, njohës të mirë rrethanave politike, të diplomaciës me përmasa globale, njohës të politikave ekonomike, e shumë hollësi tjera të dukshme e të padukshme?!   

Në vend që të bëhët një organizim prej specilistvë, edhe nga shoqëria civilë, si njohës  të shumë fushave përkatëse, por edhe që kanë përvojë në këto nivele. Të përgaditur mirë në përpilimin e një platforme shumë dimenzionale, që përfshinë periudha shumë vjeçare, të etnocidit ekonomik dhe politik.

Siq është grabitja e pasurive tona, pjesa jonë në ish federate, burgosjet, torturat, vrasjet e bijvë tanë gjatë shërbimit ushtarak në ish federatë, helmimet e nxansëvë dhe të gjitha tëmerrët tjera që kemi përjetuar në vazhdimësi nga etnocidi  institucionëvë më të larta shtëtrorë të Sërbisë, si trashegimtare e federatës deri në marrjën e autonomiesë me dhunë.                       

Pastaj fillon etapa tjetër e etnocidit klasik, duke përfshirë përpjekjet për cfarosjen totale, që më në fund, e kuptoi krejt bota.

Prandaj kërkohet përgatitje duke përfshirë një ekip të gjerë me njohës të gjitha hollësive të kësaj periudhe terrori, me të gjitha detajet e panumërta! Mandej është periudha e vitevë të 90-ta, shumë voluminoze, e dokumentuar me hollësi dhe e freskët, e cila duhet komplet t'i fakturohet Serbisë, për të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë luftës. Vetëm një hartim i përpiluar mirë me hollësi, shërben në këto negociata. Aty është edhe rasti që ky dokument në formë rrefyesi, në shumë kopje dhe i përshtashëm për tju shpërndarë diplomacive ndërkomtare dhe arkivave botrore!

Pra, kjo paraqitje e ngutshme dhe shumë e papjekur, pasqyron nivelin tonë para faktorëve të jashtëm me një degradim egoizmit naiv?!

Ketë rrezik nuk duhet lejuar, kur dihet së kemi kuadra të nivelit  adekuat.

Përndryshe, të gjithë do jemi fajtor, dhe kurr nuk do na falë historia!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat