Rripërsëritja dhe stërzgjatja e dialogut i përshtatet Serbisë

Opinione

Rripërsëritja dhe stërzgjatja e dialogut i përshtatet Serbisë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:59
Sulejman Mehazi

Si duket dialogjet Kosovë-Serbi s'kanë të sosur, në fillim dialogje teknike, pastaj hajde politike e kurrgjë.

Dialogjet Serbi-Kosovë mund t'i krahasojmë me dialogjet e pafundme katërdhjetë e kusur motesh Izrailite-Palestineze.

Që nga fillimi i dialogut politikë, 2012, Kosova me Serbinë kanë bërë 19 marrëveshje, ama si, të kota e me humbje kohe, asnjëra s'është realizuar nga ana e Serbëve. S'ka dialog me Serbinë pa mos kërkuar falje për masakrat e krimet e bëra në Kosovë.

Përveç, kësaj autoritetet e deleguar për dialog me Serbinë duhet kërkuar dëmshpërblimet e personave të humbur, e të vrarëve, gjetjen dhe varrimin e të masakruarve nga familjarët e tyre.

Nëse bëjmë pyetje se ky delegacion dialogues me serbinë, a do të jenë të aftë për këto kërkesa reale e të vërteta? Besojmë se rëndë, serbët për pikat politike kosovare kurrë s'lëshojnë pe. Dialogjet do përsëriten e ripërsëriten e kurrgjë s'do bëhet.

Rripërsëritja dhe stërzgjatje e dialogut i përshtatet e i konvenon Serbisë, për të mbetuar në këtë gjendje kaotike e politike si është Kosova.

Nëse Serbia për dialog kërkon heqjen e tarifave, pse dhe Kosova për dialog mos të kërkonte njohjen, dëmshpërblimet dhe faljen nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat