Letër e hapur z.Donald Trump, presidentit të SHBA-ve

Opinione

Letër e hapur z.Donald Trump, presidentit të SHBA-ve

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 4 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Presidenti amerikan Donald Trump

Zoti Donald Trump, jam  i sigurtë se për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi nuk keni informata  aqë sa duhet. Për këtë  fajtori kryesor është  lidershipi i Kosovës, i cili duke patur mijëra fakte e dëshmi bindëse për ta demaskuar Serbinë, nuk e pa të udhës, nuk u denjua dhe nuk po tregohet i denjë edhe sot e kësaj dite që ta bëjë gjënë më të rëndësishme, të domosdoshme dhe dobiprurëse për Kosovën. E kjo është që ti përkthejë në gjuhë të huaja dhe ti shpërndajë te ambasadorët e OKB-së, të  BE-së, të KE-së dhe te liderët nëpër  botë librat më të mirë që janë shkruar në Kosovë të shoqëruara edhe me fotografi dhe dokumentet e dëshmitë e mbledhura për  masakrat, dhunimet mizore , tronditëse dhe barbarbaritë  që ushtria dhe paramilitarët serbë i kanë kryer ndaj shqiptarëve në  Kosovë gjatë viteve 1998/1999. Ndërkaq Serbia me gënjeshtra e lot krokodili është duke bërë tashmë  një kohë të gjatë një propagandë të fuqishme intensive  kundër Kosovës-

Zoti Donald Tramp,deklaratat e fundit të Ana Bërnaniq, kryeministes së Serbisë dhe Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë se,” tashmë diplomacia serbe e theu akullin njëzetvjeçar me SHBA-të, dhe letra e fundit e Aleksandër Vuçiq drejtuar Juve personalisht për të ndihmuar në heqjen e taksës doganore  prej 100 përqind për mallrat serbe dhe për  ndërhyrjen Tuaj te lidershipi i Kosovës për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel për arritjen e një marrëveshje përfundimtare gjithpërfshirëse”, tregojnë haptas se Serbia, nepërka e Ballkanit ka filluar ta ngrejë bishtin dhe kokën, që në mënyrë të  padrejtë të kërkojë favore për aspiratat  e saj hegjemoniste ndaj Kosovës.

Asnjë mendje e shëndoshë njerëzore nuk mund ta arsyetojë kërkesën e Aleksandër Vuçiqit që në bisedimet me Kosovën të gjendet një kompromis që edhe Serbia nga këto bisedime të mos del humbëse, kur dihet se çfarë gjenocidi dhe spastrimi etnik kryen serbët ndaj shqiptarëve në Kosovë në luftën e fundit, duke e bërë shkrumb e hi Kosovën, duke masakruar e vrarë  15 mijë shqiptarë mes tyre  edhe pleq, persona invalidë, gra e fëmijë, mes tyre edhe një foshnje 6 muajshe e qëlluar  për vdekje duke pi qumësht në gjirin e nënës, dhe duke dhunuar në mënyrë shtazarake 18 mijë femra shqiptare, si  edhe duke shkaktuar eksodin e 1 milion shqiptarëve për të shpëtuar gjallë. Këtë e dëshmojnë varrezat përkujtimore për shqiptarët e vrarë  anë e mbanë Kosovës. Këtë e dëshmojnë  varrezat masive të shqiptarëve nëpër Serbi si edhe djegiet e kufomave shqiptare në shumë vende të Serbisë për ti mbuluar gjurmët e masakrave dhe të krimit. Këtë e dëshmojnë edhe 1860 shqiptarë të rrëmbyer dhe ende të pagjetur. Këtë e dëshmojnë mijëra nëna shqiptare  të mbetura vejusha dhe mijëra fëmijë shqiptarë të mbetur jetima. Këtë e dëshmon edhe Vilijam Voker, ambasadori i SHBA-ve, i cili me sytë e tij e pa masakrën serbe në Reçak me ç’rast e dha sinjalin për fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj ushtrisë serbe. E pas të gjitha këtyre krimeve që serbët i kanë bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë, më duket çmenduri, arrogancë diplomatike dhe shkelje e skajshme e kodeve humane e njerëzore, kur Serbia tash merr guximin që të kërkojë marrëveshje kompromisi   me Kosovën, kur edhe pas 20 viteve të kaluara nuk e ka pa të arsyeshme që së paku të kërkojë falje publike për krimet e kryera në Kosovë.

Zoti Donald Tramp,pa marrë parasysh synimet e diplomacisë së SHBA-ve për ta tërhequr Serbinë drejt Aleancës Veriatlantike, edhe Ju edhe populli i SHBA-ve  më në fund do të bindeni se Serbër me tërë qenien e tyre zemrën dhe shpirtin e kanë te Rusia, ndërsa dëshirojnë vetëm  të përfitojnë çka të munden nga benefitet që ofrojnë SHBA-të dhe BE-ja. Kjo u vërejt edhe gjatë vizitës së Vlladimir Putinit në Beograd më 17 janar 2019 edhe përmes deklaratave që dhanë Putini dhe Vuçiqi. Serbia është duke e ndjekur politikën e Josip Broz Titos për tu ulur në dy karige, në njërën me Perëndimin e në tjetrën me Rusinë, gjithnjë sipas interesave të saj, gjë që mendoj se nuk mund të lejohet. Rusia dhe Serbia janë vetëm dy shtete ekspansioniste dhe asgjë tjetër.

Zoti  Donald Tramp, vetëm shqiptaërt janë ata që e kanë dëshmuar, po e dëshmojnë dhe do ta dëshmojnë edhe në të ardhmen  se janë miq të vërtetë e të sinqertë të SHBA-ve e të BE-së.

Lajmet  që aktualisht po vijnë nga Vashingtoni se lidershipi i SHBA-ve mbështet dialogun në Bruksel mes  Prishtinës e Beogradit, dhe se do të pranojë çfarëdo marrëveshje që do të arrijnë dy palët, dhe  trysnia që  po bën Vashingtoni ndaj lidershipit të Kosovës që ta heqën taksan doganore si kusht që ka vënë  Serbia për vazhdimin e dialogut,  janë shumë shqetësuese për të gjithë shqiptarët në rruzullin tokësor, me përjashtim të Hashim Thaçit, presidentit të Kosovës dhe Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë. Thaçi dhe Rama nëse përktahin kompromisin mbi bazën e shkëmbimit të territoreve apo të  ndryshimit  të kufijve në  bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel, atëherë as njëri e as tjetri nuk e kanë kapacitetin e duhur shpirtëror e kombëtar  dhe as nuk ua  dëshirojnë  të mirën Kosovës dhe shqiptarëve, por janë vetëm nën ndikimin e egos së tyre poltroniste për përfitime individuale politike.

Zoti Donald Tramp, Ballkani gjatë tërë historisë nuk ka parë asnjë të mirë nga Carët rusë e Kralët serbë, si edhe nga  Leninat, Stalinat, Hrushovët e Jelcinët  rusë, por vetëm konflikte e luftëra, dhe se nga ndikimet  e tyre në Ballkan më së shumti kanë pësuar shqiptarët.

Pal Lekaj, ish deputet  nga Gjakova para disa vitesh në një debat në parlamentin e Kosovës  u flitej për krimet serbe në Kosovë para të pranishëmve u shpreh se, “ Një nënë gjakovare e përvëluar thellë në shpirt më rrëfeu se si ushtarët serbë kishin hy në oborrin e shtëpisë së saj dhe ia kishin rrëmbyer vajzën e vetme 15 vjeçare. Vajza duke qarë i ishte drejtuar nënës ta ndihmojë. Nëna ishte  vërsulur   mbi ushtarët serbë për ta shpëtuar vajzën, e kishte mbërthyer vajzën për koke për ta shpëtuar, por ushtarët serbë nënën e  kishin hudhur për toke dhe ishin larguar  me vajzën e saj të rrëmbyer. Nënës  i kishin mbetur në dorë vetëm disa qime  të flokëve të vajzës të cilat i ruan edhe sot e kësaj dite. Kjo nënë vajzën e vet  nuk e pa më kurrë”. Çfarë mund ti themi kësaj nëne ose  mijëra nënëve tjera që patën raste të ngjashme ose edhe më të rënda.

Zoti Donald Tramp, ja edhe disa grimca të rrëfimeve autentike nga  libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara  gjatë luftës në Kosovë” i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dhunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Zoti Donald Tramp, viheni dorën në zemër dhe mendoni si do të ndjeheshit, si do të reagonit, po qe se  një  gje e tillë eventualisht ndodhte ndaj familjes Tuaj të ngushtë  apo të gjerë, dhe se a do të lejonit bisedime kompromisi që do të kërkonte një agresor si Serbia?! Mendimi im është që Serbia për krimet e kryera në Kosovë duhet të ndëshkohet e jo të përkëdhelet.

Zoti Donald Tramp, ekzistojnë fakte historike se serbët  në Ballkan kanë ardhur në shekullin e  6-të  nga Karpatet, edhe atë  pikërisht në trojet ku kanë jetuar Ilirët, pasardhësit e të cilëve janë  vetëm shqiptarët dhe askush tjetër. Ka shumë dëshmi historike  se serbët  kufijtë e tyre i kanë zgjeruar me sulme të përgjakshme, me vrasje, plaçkitje  e djegie sidomos ndaj shqiptarëve. Kështu serbët e kanë pushtuar edhe Kosovën edhe një pjesë të madhe të territoreve tjera shqiptare me qëllim që të dalin në Detin Adriatik. Ka  qenë  doktrinë e Carëve rusë dhe e Kralëve serbë, e ndjekur edhe nga Garashanini dhe  Qubrilloviqi, që në vendet e okupuara të trojeve shqiptare  toponimet vendase menjëherë të zëvendësohen me toponime serbe, që në këto vende të okupuara shqiptare të vendosen shkolla  serbe, të ndërtohen kisha dhe manastire  megalomane  me pasuritë e plaçkitura , siç ka ndodhur në Kosovë, ku sot e kësaj dite në Kosovë  jetojnë vetëm 5 përqind e populllataës së entitetit serb  e që i gëzon të drejtat më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd dhe kryen atje krime ndaj populllatës serbe, por ishin serbët ata që e okupunan Kosovën dhe kryen krime e masakra ndaj shqiptarëve në Kosovë. Çdo pëllëmbë toke e Kosovës është e larë me gjakun shqiptar.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Zoti  Donald Tramp, kam botuar shumë tekste dhe po e përsëris edhe njëherë në këtë letër të hapur që po Jua drejtoj , se në Hartën e Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, shihet qartë se Serbia ka qenë sa Sanxhaku i Beogradit, të cilin e kanë okupuar serbët  në shekullin e 6-të me ardhjen e tyre nga Karpatet. Ky faksimil i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, tregon  qartë  kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve   1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse hedh poshtë  atë që thonë serbët  se  Kosova me shekuj paska qenë e Serbisë.

Zoti Donald Tramp, dëshiroj Tua përkujtoj  edhe ndodhitë me Dibrën, që sot gjendet  në kufi mes Shqipërisë e Maqedonisë,  të cilën gjatë historisë serbët e kanë djegur tri herë për qëllime okupuese,duke plaçitur miliona franga ari, stoli, orendi dhe bagëti, sepse Dibra asokohe ka qenë krahinë shumë e pasur me bujqësi, ekonomi dhe tregëti shumë të zhvilluar, dhe e gjithë kjo plaçkë  është  dërguar në  Beograd, duke e detyruar popullatën dibrane  të largohet për në zonat e thella  shqiptare për tu shpëtuar plumbave dhe bajonatave serbe. Për këtë lulzim ekonomik e kulturor të Dibrës asokohe  thuhej, “ po qe se digjej Stambolli mund ta rindërtojë Dibra, ndërsa po të digjej Dibra nuk mund ta rindërtonte dot Stambolli”.

Zoti Donald Tramp, kufiri i tanishëm i Dibrës e cila tash ndodhet në Maqedoni, u vendos qysh në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, në Konferencën e Ambasadorëve  në Londër në vitin 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920  kundër vullnetit të banorëve të këtushën që u detyruan të shkëputen nga shteti amë Shqipëria. Lidhur me këto ngjarje tragjike për dibranët gjatë vendosjes së kufirit në Krahinën e Dibrës, nuk u zbatua as konfiguracioni natyror dhe as as vullneti njerëzor e politik i dibranëve.

 Shkrimtarja amerikane Rous Uajder Lein në vitet e 20-ta  të shekullit 20-të, në librin e saj “Majat e Shalës”,shkruan se “Qyteti i Dibrës iu muar Shqipërisë  me vijën kufitare të vitit 1913, siç nxirret sythi i një patateje”.

Ndërkaq Dimitrije Tucoviq në librin “ Serbia dhe Shqipëria”, duke përshkruar gjendjen e krijuar në viset e aneksuara nga Serbia, asokohe shkruan  se, ”aneksimi ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës, tufën prej lugjeve,fshatin prej mullirit,blerësin dhe shitësin nga tregu,rrethin prej qytetit dhe tërë viset malore prej qendrës së tyre ekonomike e hambarët e ushqimit, burimet e jetës u prenë”.

Kështu ndodhi edhe me viset e tjera shqiptare  që pa dëshirën e tyre u ndanë nga shteti amë Shqipëria vetëm për shkak të pretendimeve okupuese dhe hegjemoniste Serbisë dhe sot i takojnë Maqedonisë dhe Malit të Zi, ndërkaq  Shqipëria si pasojë e kësaj padrejtësie sot duket si  një molle e kafshuar nga të gjitha anët.

Këto plagë që Serbia ua shkaktoi shqiptarëve  lëngojnë edhe sot e kësaj dite ku shqiptarët nuk janë të barabartë me popujt e tjerë shumicë në shtetet ku jetojnë dhe nuk  i gëzojnë as  të drejtat dhe liritë elementare njerëzore edhe pse  jetojnë në trojet  denbabaden shqiptare.

 Zoti Donald Tramp, nuk ekziston asnjë dokument apo gjurmë historike që shqiptarët të kenë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj, por përkundrazi janë serbët ata që kanë  shkaktuar luftëra të përgjakshme, siç ishin luftërat në fund të shekullit të 20-të  në Kroaci, Bosnjë e  Hercegovinë dhe në Kosovë, ku serbët ishin ata që shkaktuan vrasje, djegie, dhunime maramendëse dhe gjenocide ndaj popullatës së pafajshme, gjithnjë për ti zgjeruar kufijtë e Serbisë, gjithnjë duke  e ringjallur doktrinën serbe edhe nëpërmjet Sllobodan Millosheviqit, Dobrica Qosiqit dhe Akademisë së Shkencave të Serbisë, se kufijtë e Serbisë do të shtrihen deri atje ku jeton edhe një serb i vetëm. Serbia me ndihmën e Rusisë e themeloi edhe Republika Serpksa në Bosnjë e Hercegovinë, që nuk është  gjë tjetër veçse plagë kanceroze për këtë rajon dhe kandil i ndezur për konflikte tjera në të ardhmen. Ngjashëm po synohet të veprohet edhe me komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës. Kjo është pasqyrë e politikës agresive që ndjekin Rusia dhe Serbia edhe sot e kësaj dite.

Zoti Donald Tramp, tashmë vite me radhë më 6  janar gjakovarët nuk e lejojnë pelegrinazhin serb në kishën orthodokse në Gjakovë për shkak të krimeve serbe në Gjakovë që nuk mund të harrohen kurrë. Kishat orthodokse serbe në Kosovë përdoren për ti provokuar shqiptarët, për tua pezmatuar edhe më shumë  plagët për të afërmit e vrarë e të zhdukur,  e jo për qëllime thjeshtë fetare. Pelegrinazhi i mirfilltë fetar duhet të kryhet nga njerëz me bindje të  plotë e të sinqertë fetare, me zemër e shpirt  të pastër, e jo nga personat  me duar të gjakosura  me gjakun e shqiptarëve. Në të gjitha masakrat e krimet serbe në Kosovë nuk dëgjuam as edhe një fjalë të vetme kritike qoftë nga Patriarku Irinej – kreu i Kishës orthodokse të Serbisë, qoftë nga ndonjë klerik tjetër orthodoks serb, apo edhe nga ndonjë qytetar i rëndomtë serb. Kriminelët serbë që  i kanë duart e përlyera me gjakun shqiptar në Kosovë shëtisin lirshëm në Beograd e gjetiu, ndërkaq Gjykata Speciale në Kosovë ngren aktpadi ndaj ushtarakëve shqiptarë të UÇK-së, të cilët luftuan për të mbrojtur  familjet e tyre  në pragun e shtëpisë nga vrasësit serbë. Këta ushtarakë shqiptarë bënë një luftë të ndershme e çlirimtare dhe  mbi bazën e kodeksit  të luftës. Nuk mund të vendoset një një rafsh  Serbia agresore me Kosovën viktimë.

Zoti Donald Tramp, mos lejoni të dëmtohet Kosova dhe mos lejoni që asnjë pëllëmbë toke e Kosovës ti kalojë Serbisë, sepse shqiptarët me sinqeritet dhe me shpirt i duan SHBA-të dhe lirinë, ndërsa serbët e duan vetëm Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat