Shqiptarët, të rraskapitur nga indiferenca

Opinione

Shqiptarët, të rraskapitur nga indiferenca

Nga: Aurel Dasareti Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:42
Ilustrim

Kur dikush ndihet i vetëdijshëm dhe i sigurt në vetvete, në të njëjtën kohë, rriten mundësitë për të fituar atë që duam. Besimi në vetvete ndikon në njerëzit tjerë kështu që ata na perceptojnë si të qëndrueshëm, të integruar dhe madje edhe të zgjuar, dhe këto janë tipare të cilat hapin dyert kudo.

***

Shumë fjalë, pak punë - kështu mund të përshkruhet jeta e një numri të madh shqiptarësh. Kjo është veçanërisht e dukshme kur flet për qëllimet personale dhe planet për të ardhmen. Përshtypja që ndjek këto vonesa është se ne kemi vetëm “pak” nevojë për të filluar, ajo pak që fare nuk ndodh. Ndoshta do të ishte më realiste ta kuptojmë se nuk fillojmë, sepse në këtë ekuacion ka shumë faktorë, shumë më tepër se sa na duket. Dhe në mënyrë që në të ardhmen e largët të mos zgjohemi dhe të ankoheni për të humburën (e cila do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, sepse mosrealizimi i ëndrrave është për të ardhur keq), veprimi është i nevojshëm. Le të jetë ky hap më i vogël i mundshëm, ai do të bëjë një ndryshim.

***

Jeta në të kaluarën ose në të ardhmen. Na vjen keq për mundësitë e humbura në të kaluarën ose vetëm për kohët e bukura që ishin. Ne po planifikojmë të ardhmen në një mënyrë që sjell ankth (detyrim, nevojë, shpresë e tepruar). E kaluara që do ta analizojmë me keqardhje pas njëfarë kohe, në fakt është ky moment në të cilën analizojmë ngjarjet e mëparshme. Dhe, logjika e thjeshtë kërkon që ne të jemi në momentin aktual: e kaluara është e pandryshueshme, por për të ardhmen ne po ndikojmë - atë që bëjmë tani. Le të jemi logjik dhe racional, sa më shumë që të jetë e mundur.

***

Krahasimi si një shkallë që na tregon se ku jemi është e dobishme. Ajo që nuk është e dobishme është kualifikimi si rezultat i këtij krahasimi. Edhe kur shkon në favorin tonë, është e padobishme. Gjithmonë do të jetë dikush nën dhe mbi ne. Mund të zgjedhim të mbajmë zi ose të gëzohemi për shkak të kësaj, asnjë nuk ka shumë kuptim. Ajo që ka kuptim është të jemi të vetëdijshëm se ku jemi aktualisht dhe, me shpejtësinë që na përshtatet, të shkojmë ngadalë në drejtimin e mirë.

***

Rraskapitje pasive. Brenda vetëm një dite, ngjarjet ndryshohen si në kasetë, madje as duke na dhënë mundësinë të mendojmë nëse kjo është me të vërtetë ajo që duam t'i përkushtohemi, por thjesht kalojmë artikujt në listë duke besuar se kjo është përgjegjësia dhe mënyra e drejtë e jetës. Si pasojë, ka paaftësi dhe pakënaqësi gjithnjë e më shumë në rritje. Për lumturinë personale duhet të punohet të paktën pak, çdo ditë, pasi ajo ruhet nga përpjekjet. Është investimi afatgjatë dhe meriton një pozitë prioriteti.

***

Çetnikët e dyndur nga Karpatet punojnë për një Serbi edhe më të Madhe, ndërkaq zagarët e tyre autokton shqipfolës - për një Shqipëri edhe më të vogël.

Serbët, grekët dhe bullgarët e FYROM-it krijojnë historinë me imagjinatën e tyre të mjegullt, trillojnë një ngjarje që u konvenon dhe besojnë në atë rrenë sikur të kishte ndodhur me të vërtetë.

***

Ndodhë një sulm i koordinuar ndaj vendit tonë. Nga brenda dhe nga jashtë. 28 vite politik-bërësit tallen me popullin që heshtë. Veti të bashkëlindura, nuk turpërohen fare për gjërat e pista që bëjnë, janë të pacipë, prandaj nuk mund të ndryshojnë vullnetarisht.

***

Së pari më lejoni të bëj të qartë: Nuk kam asnjë interes personal (asnjë konflikt interesi në trojet shqiptare). “Qeveria ime” e preferuar nuk është kjo apo ajo, për mua le të qeverisë edhe djalli më i madh, vetëm le ta shpëton vendin dhe kombin nga shkatërrimi. E ardhmja nuk u takon atyre kombeve që mbyllin sytë përpara një tradhtari (tradhtarësh) kriminel. Të nxjerrësh në pah, të jesh i vetëdijshëm për humnerat e fshehta vdekjeprurëse, përbën një nga detyrat themelore të çdo atdhetari. Dhe, unë kam thënë: “Shqiptarë, jetoni jetën në përputhje me dritën që është brenda jush - ose digjuni”!

***

Shqiptari kurrë nuk e ka ndjerë veten aq fort se kur është jashtë vendlindjes, prandaj shprehja “Atdhe” është e mahnitshme për të, kjo rritet fortë e më fortë në zemrat tona, gjithashtu edhe dashuria ndaj vendit tonë, Shqipërisë normale (gjithë trojet). Unë do të shpreh shpresën se nuk do të kalojë një kohë e gjatë të jemi në gjendje për të treguar rrugën dhe do të krijojmë një Shqipëri vërtetë të lumtur, që të gjithë të mund të jenë krenar për të jetuar në te.

Shqiptarë, për çështjen e Atdheut merrni përgjegjësinë vetë! Trojet tona shkërmoqen nga tradhtarët.

“E dua vendin tim dhe dua që ajo të vazhdojë të jetë shqiptare. Për fëmijët e mi dhe për hir të nipërve dhe mbesave të mia. Unë dua një Shqipëri më të fortë, një Shqipëri më të sigurt, një Shqipëri më shqiptare”, - ka shkruar gjyshi im në memoaret e tij.

***

Kam lindur, jetoj dhe veproj jashtë trojeve shqiptare, prindërit e mi gjithashtu. Megjithatë, e kam mësuar gjuhën e gjyshërve të mi, dhe respektoj kodet dhe rregullat e mirëfillta të kombit që i përkas. Ndjej që unë jam trashëgimtar i asaj kulturës së lashtë, trashëgiminë pellazge/ilire/arbërore.

http://www.zemrashqiptare.net/news/31927/zeqir-lushaj-interviste-ekskluzive-me-ekspertin-aurel-dasareti.html

O shqiptar, herën tjetër kur ti do të shikosh drejt Qiellit dhe me kureshtje do ta pyesësh veten: "A thua vallë ekziston Jeta edhe në ndonjë Vend tjetër të Universit", mendo gjithashtu për mundësitë të cilat ti i ke me Jetën tënde në Tokë, Shqipërinë tënde.

Mos braktisni atdheun, por luftojeni shkakun e mizorisë që e ka kapluar. Sidomos ju të Dardanisë antike (Kosovës) duhet të bëni menjëherë “korrigjimin e tradhtarëve”, do të jetë një “kompromis i dhimbshëm”, por ne lypset patjetër të gjejmë kuptimin dhe rendin në kaos.

Të luftojmë që askush më të mos kërkojë fatin jashtë trojeve arbërore, përndryshe do të mbetemi edhe pa territor edhe pa popull. Bari është i gjelbër atje ku jeni, vetëm në qoftë se ju kujtohet për ta ujit atë.

Shtëpia e lindjes

Duaje vendin tënd

ti ndërto një shtëpi në të

dhe mbroje me gjakun tënd

je i lidhur me të!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat