Unë jam me mësimdhënësit

Opinione

Unë jam me mësimdhënësit

Nga: Hajdar Rexhahmetaj Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Ilustrim

Unë jam me mësimdhënësit

Lirisht mund të them se dy persona në jetën time i kam vlersuar si babain tim Murat Beqën.Ata ishin Prof.Maxhun R.Bruqin, pra mësusin tim të par dhe Prof.Dr.Gazmend Zajmin, mësusein tim të fundit.

Rastësisht takova në fshatim tim në Isniq ate të parin-Maxhun Bruqin.Më një respekt deri në përulje e përshendës duke e pyetur për shendetin dhe familjen.I shprehi keqardhje për shtëpinë qe iu kishte kallur në luftë pasiqe takimi kishte rastisë pas lufte menjëherit.Shtëpia e tij ishte më e mira për shumë kohë në fshatin tim në Isniq, e rrethuar e gjitha në drunj dhe lule qe i kultivonte vet.Sa ia kishim “zili” kur na dergonte në shtepinë e tij që t`marrim ndoj gjësendi sepse e kishte afer shkolle “LIRIA” në Isniq ose ndodhte ndoj hera edhe të pinim uji aty.Bashkshortja e tij znj.Nurije Bruqi na pritke dhe përcillte sikur t`ishim të gjith të saj,Edhe ashtu Vjollcen të bijen e kishm në klasë.Ai më kthen përgjigjen në nivelin e MËSUESIT të gjith MËSUESVE në këte anë të Dukagjinit: “Jo nuk më është dhimbsur fare shtepia. Hajdar më është dhimsur BIBLIOTEKA.Aty kam pas libra edhe të MOTRAVE QIRIAZI”.Çfar përgjigje duhej tjetër për mua si pordukt i mësuesve qe kishim më pare.Ai kultivoj familjen më të shkolluar dhe të edukuar në Isniq ndoshta edhe në Kosovë. Floriu shkrimtar, Burbuqja mjeke-anesteziologe më e zonja në Kosovë, Vjollca dhe Blerimi jurist, Lulzimi prof.i matematikës, kurse Mirlindi prof.Dr. i elektroteknikës-profesor universitar.

Tani që jemi në vlugun e GREVËS më të drejt qe ka ndodhur ndonjëhere, i shkon në krah GREVËS se 3 shtatorit 1990, degjon zanatlinjët (tornitor, agjustator, elektricist traktorist, shofer, qoban, marangozë, taxist, konobar /ata të pa shkollë/, milic, fokist, rrobaqeps etj),  pastaj( pushtetar injorant, analist injorant, ministra injorant, zëdhënës injorant) duke sha dhe duke kritizuar mësimdhënësit për grevën.

O INJORANT, Kosovën në rrugëtimin e gjat deri të statusi I SHTETIT e kan sjell mësuesit, pra nga Maxhun Bruqi deri të Gazmend Zajmi.E para mësimi dhe vetëm mësimi dhe e dyta xhaku i derdhur për liri.

Kujtoj nga gjyshi dhe babai kur tregonin për vitin 1956 “AKSIONI I PUSHKVE “ i thonin, zullumin dhe torturen qe ua kishte bër atëhere Jugosllavia rankoviqiane.Flitëj se kur ishin këthy në shtëpitë e tyre fallangat serbomalazeze , iu kishin treguar të vetve se si ua kemi bë shqiptarve-I kemi rrah, torturuar, vra dhe ua kemi marr pushkët.”Po babo po, ua keni marr pushkën dhe iu keni dhën topin, ishte përgjigja e një gërgjuli shka.”

Injorantve u tregoj se ai topi që përmendej ishte…? Po shkolla ishte o të gjorë, o mjeran.

I pari u sulmua Universiteti dhe intelegjenca universitare në fillim vitet 1981. Nuk ishtë e pa qellimt dhe e pa strategji, ishtë e kundërta.Diferencimi ideo-potik aty u fillua.Strategjia ishtë e qartë: shkatrrimi dhe katandisja e intelegjencës universitare, pra e dinin serbët nga iu vinte sherri.Po ju a dini ndoj send o pushtetar injorant.Këte çfar bëtë me mësimdhënësit dhe arsimin e të gjitha niveleve pikërsiht e ka dasht anmiku I Kosovës dhe I shqiptarve.Iu dhat njerzve /qobanve të bullicave/ diploma pa mbulesë me dijet përkatëse arsimimi edukimi dhe shkence dhe veq jemi duke I ndier pasojat e kësaj.Shkatrrojani arsimimin një populli nese doni të shkatrroni at, e tha MONTESKIEV.Para 2500 viteve, hej more këto jan 25 shekuj KONFUCIE filozofi i njohur kinez, mbi filozofinë e të cilit u ndertua një civilizim I tërë tha: “nese planifikoni për një vit, mbillni oriz, nese planifikoni për dhjet vite mbillni pemë, kurse nese planifikoni për një shekull a më shumë…mbillni arësim.

Ku filloj komploti kundër arësimit dhe edukimit: Më ardhjen në pushtët të qeverisë se përkohëshme do të përgjigjesha.Të mjerët qeveritar lejuan dhënjën e diplomave me TËRFURK do të thoshe prof Sadik Berisha.Aq më keq muarën edhe vet dilplomat e tërfurkut dhe u dhan edhe të afermeve të tyre.

Kur u instalua UNMIK-ku / lexo ANMIKU/ , ata paguanin shoferët përkthyesit pastruesit sherbtorët nga 1000 marka gjermani atëhere dhe pas 4 muajsh lejuan pagat, pra 250 DM për akad.Rexhep Ismailin.A e vrejtët këte komplot të llojt të vet.Qeveritë pa përjashtim qe dy dekada mësimdhënësin e shëndrruan në qoban, traktorist, bujk, e qka jo tjetër veq vendin e merituar nuk ia lan-VENDIN E MËSUESIT.Mësues, sa emër i madh më dukët.Të gjith mësuesit jan produkt i mësuesit, të gjith shkollarët jan produkt I mësusesit.Që të marrim përpjetzën si shoqëri-të gjith në përkrahjen e MËSUESIT për ngritjen e pagave 30%.Këte duhet t`a përkrah edhe vet kryeministri.Nese doni t`iu kthehemi vlerave, t`i shporrim kundervlerat qe na katandisen dhe shëndrruan INDIVIDIN në një HIQ të bëjmë këte përkrahje dhe të përfillet kjo porosi e imja besoj edhe shum të tjerve.MËSIMDHËNËSIT KAN DRITËN E RILINDASVE DHE AROMEN E TYRE- PRA E ATYRE QË NA BËNË KOMB.Kështu më dukët mua, Kurse ty?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat