Ndarja dhe fasada

Opinione

Ndarja dhe fasada

Nga: Bekim Rexhepi Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Bekim Rexhepi

Këtu nuk ka dyshim se ka një zor, cili është ky njëri me zor, që do bisedime jo normale, sepse me një Serbi e cila as që mund të parafytyrohet se ka ndryshuar nuk mund të pretendohet se do të ketë normalizim marrëdhëniesh. Ky njëri duhet të jetë i stisur, dhe s’mund të jetë ndryshe, pa çka se ay është president, ardhja në postin e presidentit nuk e justifikon çmendurin më shumë se sa akti i besimit të tij se mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë.

residenti i matrapazllëkut Hashim Thaçi, në fakt ka i vit e ca muaj që ka filluar ndarjen, por që kjo ndarja ende nuk ka mbaruar. Nga deklarata e parë në secilën deklaratë të më vonshme ka nuanca togfjalësh, por që në esencën e tyre është veçse ndarja. Të pyesim, kujt i plas më shumë që të ketë ndarje të Kosovës, e vetmja përgjigjeje është se u plasë vetëm argatëve që s’duan të kenë atdhe ose e duan ta ndërrojnë atë përjetësisht.

Le ta marrim në itinerar normal, duhet të ketë dialog dhe duhet të ketë marrëveshje, politike, ekonomike, kulturore e të tjera me secilin vend. Po të jetë edhe çështja me urgjente se duhet të ketë dialog dhe marrëveshje, edhe për ato arsye ta themi jashtë absurditetit me shtetin Serb, nuk duhet dhe mund të ngutemi, as për ta mbyllur dialogun sepse këtë e do Serbia dhe Mogherini, e cila nuk ka më dyshime se është blerë lirë nga Serbia, madje as për ta rehabilituar manin e fikës që ka presidenti Thaçi në lidhje me gjykatën speciale. Serbia ende edhe tani nuk tregon minimumin e seriozitetit, ajo sorollatet nëpër kancelarit ndërkombëtare për të gjetur ndonjë hapësirë për ta dëmtuar shtetësinë e Kosovës, për tu thënë atyre se Kosova nuk është një shtet i mundur, duke shpifur të gjitha të këqijat për shqiptaret dhe vendin tonë. Këtu nuk ka dyshim se ka një zor, cili është ky njëri me zor, që do bisedime jo normale, sepse me një Serbi e cila as që mund të parafytyrohet se ka ndryshuar nuk mund të pretendohet se do të ketë normalizim marrëdhëniesh. Ky njëri duhet të jetë i krisur, dhe s’mund të jetë ndryshe, pa çka se ay është president, ardhja në postin e presidentit nuk e justifikon çmendurin më shumë se sa akti i besimit të tij se mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë.

Marrëdhëniet me Serbinë, lënë shumë për të dëshiruar edhe në cilësinë e marrëveshjeve të saja sepse përbrenda këtyre marrëveshjeve ka elemente skandaloze, të qëllimta dhe që mbartin interpretime të rrezikshme, që më vonë do të akumulojnë probleme në kohë dhe për kohë...

Çfarëdo ngutje e jona në pjesëmarrje të dialog me Serbinë, është rrezik nacional sepse ka një marramendje objektive me çështjen serbe e cila specifikisht mbetet e pa penalizuar. Në anën tjetër shteti serb mbete mjaftë i përkëdhelur për të gjitha krimet në Jugosllavi, sepse me një lehtësi po qëndron tek porta e integrimeve në BE dhe në NATO, pa krye borxhet dhe obligimet qe do të duhej ti kishte për , krimit dhe gjenocidit në ish Jugosllavi.

Mungesa e kartës hyrëse, që nuk epet Serbisë për tu futur ende në BE dhe në NATO, duket të jetë Kosova, kjo sipas qëndrimit të prerë të Gjermanisë, e cila ka sanksionuar Serbin se nuk do ta pranoj pa pasur përfundimisht një marrëveshje të qartë me Kosovën qe mund të jetë edhe njohja ndërkombëtare e ndërsjellët. Gjermania tashmë është në pritje të zhvillimeve dhe pa pasur një rezultat në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës nuk do ta hapi portën për të dy shtetet, kjo i është bërë e njohur sa e sa herë shtetit serb me politikan të korruptuar dhe kriminal.  Po ashtu edhe Kosovës e cila nuk qëndron më mirë, e më pastër në këtë drejtim me politikan të korruptuar e kriminal.

Fasada është përgatitur për të kamufluar një punë të tmerrshme që Hashim Thaçi ia ka vënë vetvetes dhe që po bënë bashkë me argatët e Serbisë gjithandej. Dymijë e pesëqind hektar u falen Maqedonisë për demarkim dhe e nënshkroi këtë marrëveshje Hashim Thaçi, pastaj edhe tetëmijë hektar Malit të Zi dhe për këto falje apo shitje nuk u morr kush në përgjegjësi. Tani jemi pranë një marrëveshje edhe me Serbinë sipas Hashim Thaçit, i cili në një paraqitje nuk e mohojë një korrigjim të kufijve qe na paskëshin qenë kufij të rregullimit Jugosllav dhe një rirregullim do të jetë i papranueshëm për Republikën e Kosovës, kjo një injorancë fatale e tij. Sikur është bërë trend i tij injoranca, duke mos dënuar dhe gjykuar krimin me tokat e falura shqiptare Maqedonisë dhe Malin e Zi, oroshi i injorancës tenton ti fal edhe Serbisë. Këto veprime të tija mund të mos dënohen në këtë moment pasi i gjithë shteti është i kapur nga bandat e tij kriminale, por e nesërmja do ti japë përgjigjeje skandalitetit të tij me atdheun që nuk i zgjohet i ngrohtë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat