Psikologu në Shkolla është i domosdoshëm

Opinione

Psikologu në Shkolla është i domosdoshëm

Nga: Milazim Maraj Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:15
Milazim Maraj

• Parandalimi është më i lehtë së shërimi i diskutueshëm.                                                                                                   

• Baza e dobët ekonomike ndikon shumë në imagjinatën e të rinjve.                                                                         

• Le të jetë rasti i Drenasit mësim për të gjithë.

Rroli i Psikologut në Shkolla nuk u kuptua ende sa duhet  nga institucione e arsimit në Kosovë.  Psikologu në shkollë shihet si trup i huaj madje si i rrezikshëm për koleget. Shërbimi psikologjik në shkollë nuk  është kuptuar si dhe sa duhet. Ky shërbim ende trajtohet si fakultativ për të cilin nuk ka edhe aq nevojë.  Psikologet shpesh injorohen nga koleget mësimdhënës, përfolën, injorohen nxënësit që kërkojnë  këshillat apo ndihmën e psikologut, ofendohen më nënçmime si? “ je bërë për psikolog-a?  etj. Kështu zakonisht shprehen mësimdhënësit që në orë të mësimit dalin nga programi zyrtarë pedagogjik.

Flasin për rininë e tyre, çapkënllëqet, heroizmat dhe erotiken e tyre. Ata kanë frikë së psikologu i shkollës mund të i zbuloi këto gjera nga nxënësit që rrëfejnë problemet e tyre të moshës në shkollë dhe jashtë saj. Këto keqkuptime pengojnë shërbimin e psikologut në shkolla. Pengojnë nxënësin për të marrë këshillën dhe ndihmën profesionale. Shumë shkolla madje ka edhe shumë komuna që farë nuk kanë shërbim të psikologut.  Ngjarje sikur kjo në Drenas mundë të ketë edhe në shkollat dhe komunat tjera, por që mbahen të fshehura. Çdo gjë që fshehët ruhet por nuk zhbëhet.

Kështu  në mungesë të guximit për të reaguar, nga frika e stigmatizimit dhe reagimeve duke filluar nga familja e deri të institucionet  krimet mbyllën fort në brendinë e shpirtit të viktimës, duke prodhuar më vonë pasoja të pa parashikueshme. Zhvillimi i nxënësit në moshën adoleshente njihet si revolucion organik. Në këtë revolucion kontrollimi i emocioneve është i vështirë. Forca  shtytëse e emocionit jo gjithmonë mund të komandohet nga arsyeja dhe vetëdija. Imagjinata në moshën  adoleshente shumë herë i dërgon të rinjtë drejt humnerës. Jo rrallë në kërkim të fatit të tyre, këta të rijnë përfundojnë në  gracka të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e tyre.  Paketa e fatit që  imagjinohet nga të rinjtë jo rrallë ka brenda fatkeqësinë që sjellë tragjedi ose jetë më plot vuajtje. Vuajtje më kohëzgjatje  të pa kufizuar. Viktima të tilla ka shumë. Ka munguar vetëdija e masës për të i nxjerr në shesh dhe për të i trajtuar si duhet.  Për të përkrahur dhe jo dënuar viktimën. Tani dy dekada pas luftës ka filluar ngritja shpërthyese  e  vetëdijes së masës.

Parandalimi  është i domosdoshëm dhe behët kryesisht më shërbime psikologjike. Ndihma e psikologut në këto raste është e domosdoshme. Mungesa e këtij shërbimi jo rrallë po i kushton shtrenjtë kësaj  moshe, familjeve dhe shtetit në përgjithësi.  I kushton prestigjit familjar dhe atij kombëtar.  Çdo i rij e imagjinon jetën e mirë. Për  të arritur këtë duhet të kalohen rrugët më plot situata të rrejshme që janë  joshëse dhe premtuese. Baza e dobët ekonomike ndikon në imagjinatën e të rinjve për ta vënë në prioritet pavarësinë ekonomike sa më shpejt. Ata nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e pasurisë së shpejt. Të rinjtë  ngritjen e bazës ekonomike e imagjinojnë në forma të ndryshme jo rrallë  të gabueshme. Këto forma më të shpeshta janë për mes  martesës. Këto martesa rrallë janë  jetëgjata. Nga se është sakrificë e madhe, fare  i pa studiuar, gabimisht i vlerësuar, këmbimi i pavarësisë personale  për  standard dhe para. Rasti i Drenasit duhet të trokas në ndërgjegjeje të vendimmarrësve për të instaluar shërbimin e psikologut në shkolla dhe për të kërkuar përgjegjësi të vazhdueshme nga ky shërbim.  Ato shkolla që nuk kanë numër të mjaftueshëm të nxënësve mundë të kenë shërbim të psikologut duke marr një psikolog dy apo me shumë shkolla.  DKA në Drenas për këtë rast do të duhej të shqyrtoj edhe përgjegjësin e organeve të shkollës: Drejtorit të shkollës, Kujdestarit, të Klasës, Kryetarit të Këshillit për të drejtat e fëmijëve, Këshillit të prindërve, të inspektohet nëse në këto shkolla ka apo jo “Kutia të së vërtetës” Kur se cili do të kryente punën e vet, rastet e tilla do të parandaloheshin më pasoja më të vogla. Të jetë rasti i Drenasit arsye e fortë për mobilizim dhe mësim për të gjithë.  Obligim i jonë kombëtar është të sigurojmë jetë të qetë dhe të lumtur brezit të rij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat