Një diplomate primitive si Besiana Kadare

Opinione

Një diplomate primitive si Besiana Kadare

Nga: Moza Boletini Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 21:15
Moza Boletini

Si pjesëmarrëse e Konferencës "Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit" mbajtur më datë 31 Janar, 2019 në një nga sallat e OKB në New York, u befasova nga qëndrimi primitiv, cinik dhe i ulët i Ambasadores Besiana Kadare që mbajti ndaj Ambasadores së Republikës së Kosovës Zj. Teuta Sahtaqija, duke mos e lejuar të flasë, apo të bëjë pyetje në atë event, ndërkohë që fjalën e morën aty edhe ambasadorë të tjerë të vendeve mike.

Vërtetë takimi u moderua nga përfaqësuesja e UN, por fakti që Ambasadores Sahatqija ju refuzua fjala tregoi se kush e pengoi të fliste.

Edhe paraqitja skenike e zonjushës Kadare në atë auditor ishte për të dëshëruar, herë pas here shtrëmbëronte fytyrën apo buzët e saj përballë publikut, saqë me miket e mija u habitëm për pozat e saj të pakontrolluara që merte portreti i saj. Rrotullonte hundën e fytyrën sikur nuhaste ndonjë racoon të ngordhur....Fizionomia e saj e çuditshme tregoi se kishte nevojë për një vizitë urgjente tek mjeku psikiatër.

Për dy vite rradhazi Ambasadorja Kadare ka mbajtur darka për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ambasadorja Teuta Sahatqija nuk ka qenë prezente, pasi mes ambasadorëve të shumtë akredituar në UN, nuk ka qenë e ftuar nga Besina Kadare. 

Sipas burimeve të sakta, më datë 28 Nëndor, 2018 në Manhattan Ambasadorja Besiana Kadare organizoi një pritje me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë me pije e verë shqiptare "Stone Castle" nga Kosova, ku mes ambsadorëve të 30 shteteve dashamirëse në New York, mungonte Ambasadorja Teuta Sahatqija, përsëri nuk ishte ftuar nga Besiana Kadare. 

Çfarë tregon se pijet e verën e Kosovës, ja do midja Besianës, por diplomacinë e të ngrejë zërin për të drejtat e Kosovës nuk ja do...

OKB duhet të vlonte nga zëri i Ambasadores Kadare për lobimin ndaj njohjes së Kosovës nga shtete që nuk e kanë njohur akoma, si dhe të shqetësohej që pse OKB nuk i ka njohur zyrtarisht akoma krimet ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë nga makineria serbe, veçanerisht ndaj femrave shqiptare atje, kur dihet se janë mbi 20000 femra të dhunuara, zhdukura e malltrajtuara nga milicia serbe në Kosovë. 

Jeni në vendin dhe kohën e gabuar pranë UN, Znj. Kadare, mirë është ta lëshoni atë detyrë....

Nëse ju Znj. Besiana Kadare ju ka përkëdhelur sëtepërmi familja, apo rregjimi komunist në Shqipëri duhet të lini atë karrige, se ka plot vajza e djem të rinj të arsimuar që e meritojnë atë post e mund të kryejnë 100 herë më mirë se ju atë mision të lartë. 

Tangërlliqet që mund të keni në kokë mos ti reflektoni në një audiencë ndërkombëtare që simbolizon bashkimin e kombeve, të drejtat e njeriut e të drejtën e fjalës. Të drejta  që ju i shkelët më datë 31 Janar, 2019 dhe krijuat tension diplomatik tek Kombet e Bashkuara. 

Në atë sallë ku u fol e u dëgjua anglisht, mesa u mirëinformova i ftuar ishte edhe ambasadori serb. Incidenti i Ambasadores Kadare i dha krahë dhe forcoi tek ai bindjen se Diplomacia Shqiptare po injoron totalisht Diplomacinë e Kosovës dhe popullin e saj....

Eshtë e dhimbshme kur dihet se shtete si SHBA, Britania, Gjermania, Polonia, Belgjika, Holanda, Italia luftojnë në Këshillin e Sigurimit e në fomurme zyrtare të UN që Kosova të trajtohet si shtet dhe me dinjitet, Besiana Kadare e keqpërdor pozitën saj të përfaqësimit të Shqipërisë si anëtare e plotë e UN.

Ambasadorja Besiana Kadare jo vetëm duhet shkarkuar nga kjo detyrë, por edhe duhet të kërkojë falje publike - diplomatike me shkrim edhe me gojë ndaj Ambasadores Teuta Sahatqija, Kosovës, të gjithë shqiptarëve në botë,  ndërkombëtarëve dhe audiencës së OKB që ishte e pranishme aty më datë 31 Janar, 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat