Shtresa politike nuk disponon njohuri mbi shtetin dhe për shtetin

Opinione

Shtresa politike nuk disponon njohuri mbi shtetin dhe për shtetin

Nga: Luz Tomaj Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:38
Luz Tomaj

Me rastin e shpalljes së pavarsisë së Kosoves, akademiku Esat Stavileci, u shpreh se nuk duhet nxjerrë konkluzionin se procesi ka përfunduar por, përkundrazi, se procesi po sa ka filluar. Me këtë, akademiku pretendonte se procesi i formimit të shtetit kërkon përkushtim, kërkon njohuri dhe punë përmanente.

Mjerisht, pas shpalljes së pavarsisë, u themeluan institucionet e pushtetit por, në aspektin e formimit dhe funkcionalizimit të shtetit, procesi nuk lëvizi prandaj, Kosova, vazhdimisht ballafaqohet me pasojat e mosformimit të shtetit.

Shkurtazi, teoria thekson se shteti është në radhë të pare, një bashkësi e cila e ka pushtetin, se shtrihet në teritor të caktuar dhe se popullata në atë teritor sillet sipas rregullave që ipërcakton pushteti shtetëror. Me fjalë tjera, shteti nuk mund të paramendohet  së paku:

-pa sigurimin dhe garantimin e tërsisë territoriale;

-pa funksionalizimin e tij dhe

-pa sovranitet

Kur bëhet fjalë për tërsin teritoriale, do të citoj dispoziten e parë të Kushtetutes: Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Prapa kësaj dispozite çëndron populli, nga se shteti i takon popullit dhe vetëm popullit.

Përpjekjet e shtreses politike, në procesin e dialogut me Serbin, për të gjitha gjërat dhe veçanërisht rreth kufirit, nuk kanë mbështetje konstitucionale dhe janë pasojë e mosfunksionalizimit të shtetit. Edhe mosparashtrimi i kërkesës, kundër Serbisë, për kompensimin e dëmeve, si pasojë e luftës, e cila kërkesë kishte me iu dhënë kahje krejt tjetër të gjitha negociatave, është pasojë e mosfunkcionalizimit dhe rregullimit të pushtetit.

Dobësi e shtetit ishte edhe procesi i demarkacionit me Malin e Zi. Pushteti kosovar shpresonte se me përfundimin e ati procesi do të ndodhë liberalizimi i vizave, për të cilat pushteti, vite me radhë e gënjen popullin e shkret. Është koha që, shtresa politike të kupton se, liberalizimin e vizave mund ta sjellë vetëm korigjimi i legjislacionit dhe eleminimi i korrupsionit. SHBA, përmes shërbimit të FBI, dukurinë e korrupsionit e përcjell në mbarë botën. Mos harroni se, pranë ambasadës së SHBA në Sarajevë, gjendet edhe zyra e FBI, e cila mbulon, Bosnjën, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

Për sovranitetin as mos të flasim. Vetëm sovraniteti, shtrirja e juridiksionit, pavarsin e shtetit e bënë pavarësi faktike. Kosovës i mungon sovraniteti në Veri. Mu për këtë, një kohë vite me radhë ishte aktuale çështja e njëfarë asociacioni, i cili duhej t'i paraprinte ndarjes së veriut. Në kohën e fundit, ai proces u thjeshtëzua dhe u transformua në proces të korrigjimit të kufijve.

Shtresa politike në pushtet, nuk mundet me e ndalë këtë proces, prandaj integriteti territorial i Kosoves është i rrezikuar. 

Gjatë qëndrimit tim 30 vjeqar në SHBA, i kam përcjell, me kujdes, rrjedhat politike të shtetit. Është pak jomodeste të them se vazdimisht kam qenë në marrëdhënie miqsore me ish-senator dhe anëtar të Kongresit nga shteti im, dhe jam në kontakt edhe me anëtarët aktual. Mbaj bindjen se udhëheqësit aktual të Kosoves, nuk kanë afinitet në komunikim me SHBA. Ju lutem, SHBA nuk kërkon që vetëm t'i thuash PO dhe ta quajsh MIK. SHBA kërkon, për çdo pohim apo mohim fakte, argumente. Nëse, në këtë aspekt duhet të bëjë ndonjë vecim, atëherë e pëlqej qëndrimin dhe mënyrën e veprimit të ambasadores, gjatë polemizimeve pranë OKB. Kam bindjen se komunikon me argumente dhe në momente të duhura, kundërshtarit ia thotë troç.

Në procese të ndryshme pra, nuk është i preferueshëm vetëm dëgjimi i aleatëve por kërkohet edhe qëndrimi i argumentuar.

Me fjalë tjera, në procese, nuk kërkohen fjalë por argumente.

Që nga viti 1999, nuk ka qenë dhe nuk është kontestues agresioni barbar dhe gjenocidial i Serbisë. Ndaj, nuk duhet pritë asnjë minutë me parashtrimin e kërkeses, kundër Serbisë, pë kompenzime.

Procesin e dialogut, jo që vetëm Serbia ta kushtëzon sa herë të don. Atë proces duhet me e kushtëzuar Kosova. Duhet t'i bëtv me kuptuar edhe SHBA-të, edhe BE-në se serbët në Kosovë nuk janë të rrezikkuar në asnjë mënyrë, se ata duhet me iu nënshtruar Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, duhet me e pranuar sovranitetin e Kosovës dhe të mos ngacmohen nga Serbia. Në të kundërtën, ndoshta edhe Kosova duhet të ndërmerr një aksion të ngjashëm me atfar OLLUJEN e Kroacisë, të cilën me vemendje, në terren e përcjellte edhe ambasadori i SHBA-ve.

Prandaj, shtresa politike e Kosovës duhet të kuptojë se integriteti territorial i Kosovës është i rrezikuar, se sovraniteti nuk e mbulon teritorin e shtetit dhe se këto dukuri janë pasojë e mosformimit dhe funksionalizimit të shtetit. Përveq kësaj, është evidente se shtresa ekzistuese, maksimalisht është byrokratizuar dhe nuk disponon me njohuri të mjaftuar mbi shtetin dhe për shtetin dhe sa më gjatë që të qëndrojë, e merr në qafë popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat