Tre njerëzve, tridhjetë vjet pas, tre të tjerë, si ata si tre “luaj”

Opinione

Tre njerëzve, tridhjetë vjet pas, tre të tjerë, si ata si tre “luaj”

Nga: Sinan Kastrati Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:46
Sinan Kastrati

Në kujtim të Grevës së Urisë të minatorëve dhe udhëheqësve komunistë shqiptarë të kohës, A. Shukriut, Rr. Morinës e H. Azemit.

A janë të ngjashëm Ali Shukriu, Rrahman Morina, Hysamedin Azemi, Azem Vllasi, Remzi Kolgeco e Kaqusha Jashari me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn (Xhavit Halitin e ... Fatmir Limajn)?

Një kujtim i para 30 vjetëve, i shkruar pak më ndryshe

Shumica e shkruesve, konikëve, analistëve e gazetarëve shkruajnë e i kujtojnë martirët, veteranët e “luftëtarët” që falë “luftës” së tyre, shqiptarët jetojnë të “lirë”, në Kosovë.

Unë, thash, hajt ti kujtoj edhe Ali Shukriun e ... Rrahman Morinën. Edhe ata kanë bë nam.

Unë mendoj se këta të tashmit janë më të rrezikshëm sepse Kosova po coëptohet e jo ata. Nëse atëherë është ndryshuar Kushtetuta, e njohur si “Kushtetuta e tanksave”, me dhunë policore e ushtarake e me gjendje të jashtëzakonshme, tash kemi “shtet” të “pavarur” me më shumë se 10 komuna serbe që s`e njohin Kosovën si shtet, nuk paguajnë taksa e tatim, e as rrymë e ... por vetëm marrin rroga të majme nga taksapaguesit shqiptarë.  

Këto, jam i sigurt se nuk kishte me i pranuar as “treshja shqiptare” e as Millosheviqi.

Greva e urisë e punëtorëve të Trepçës

Kërkesat e studentëve, minatorëve dhe solidarizimi i gjithë popullit shqiptar me grevën e minatorëve të Trepçës, më 20 deri më 28 shkurt 1989, ishte greva më e guximshme sepse ishte grevë urie.

Ajo ngriti në këmbë gjithë shqiptarët e Kosovës dhe forcat përparimtare të ish republikave dhe ktahinës autonome të Vojvodinës.

Ali Shukriu, Rrahman Morina dhe Hysamedin Azemi

Greva e minatorëve të Stan Tërgut, ishte vazhdimësi e grevës së parë të famshme të minatorëve të Stan Tërgut që u organizua nga data 20 deri më 28 shkurt të vitit 1989. Kërkesat kryesore ishin mos ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, dorëheqja e ish funksionarëve të lartë shqiptarë të Kosovës, Ali Shukriu, Rrahman Morina e Hysamedin Azemi dhe kërkesa për lirimin e drejtuesve të Kombinatit e të Minierës dhe minatorëve grevistë nga burgu, të cilësuar si organizatorë të grevës, si dhe heqja e masave të dhunshme, që u aplikuan pas grevës së shkurtit.

E pra, kërkesa kryesore ishte dorëheqja Ali Shukriut, Rrahman Morinës dhe Hysamedin Azemit, kërkesë e cila nuk u realizua ani pse të tre udhëheqësit ”shqiptarë” premtuan minatorët se do të japin dorëheqje, nuk e mbajtën fjalën. Minatorët u mashtruan e populli shqiptar i Kosovës u tradhtua.

Analogjia

Çfarë ngjashmërie. Viti 1989-2019, muaji shkurt dhe ngjashmëria e tretë, edhe atëherë e edhe tash kemi tre politikanë “shqiptarë”.

Dorën në zemër, tash kemi edhe dy “shqiptarë” të tjerë, më shumë që do të “dialogojnë” me Serbinë, Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin.

Një ngjashmëri tjetër ishte, tash më e rrezikshme është se atëherë kërkohej që mos të ndyshohej “Kushtetuta” e Kosovës, e vitit 1974, ndërsa tash kërkohet që të respektohet Kushtetuta e Kosovës, që mos të ndryshohen kufijtë e Kosovës.

Edhe atëherë thuhej se me “ndryshimet” kushtetuese, askush “nuk” humb. Edhe tash, Hashimi, na thotë me “Korigjimin” e kufinjëve, Kosova e merr Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën ndërsa “Veriu”, Mitrovica Veriore, liqeni i Gazivodës dhe ... Trepça, mbetën në Kosovë. Hashimi thot, gjithashtu: nuk do të ketë Zajednicë.

E pra, kush është kundër që “Kosova Veriore” apo Serbia Jugore me tri komunat me popullsi shqiptare, mos ti bashkangjiten Kosovës?

Hashimi është demagog

Po a ka kund më demagog se Hashimi?

R. Qosja aso kohe thoshte: Nuk ka nevojë udhëheqësit kosovarë ta mbrojnë Kosovën, ata duhet ta mbrojnë Kushtetutën.

Kjo nuk ndodhi atëherë, e si duket as tash nuk do të jetë më mirë, ndoshta edhe më keq.

Një politikan slloven ka pas deklarua në mbledhjen e Kryesisë së Komitetit Qendror të LKJ-së, se Jugosllavia po mbrohet në Trepçë.

A ka kush e ndalon Hashimin?

Para së të filloj “lufta” në Kosovë, një këngëtare “kërkonte” pushkë për me “luftua” e tash është milionere, Hashimi dhe sejmenët e Hashimit duan “marrëveshje gjithëpërfshirëse” me Serbinë, që i bjen, me na njohturSerbia, si shtet.

Është koha e fundit, e ky duhët të jetë edhe viti i fundit, 20 vjetori i hyerjes së forcave të NATO-s, të festohet dinjitetshëm edhe si fitore e rrëximit të kësaj bande kriminelësh: të iu konfiskohet pasuria e paligjshme dhe të përgjigjen edhe për veprat e tjera antikombëtare, për krim, për vrasje e vjedhje.

Shpresa nga mërgimtarët?

Një ish shoku i studimeve dhe nje pjesmarrësit, nuk po them organizator, më tha: Shpresat i kemi vetëm nga ju që jeni në mërgim, ejani!

Si me shaka iu gjegja: -Po edhe ata të “malit” ishin në mërgim, a nuk u ngopët a?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat