Letër publike historianit Pëllumb Xhufi

Opinione

Letër publike historianit Pëllumb Xhufi

Nga: Ragip Guraziu Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:20
Ragip Guraziu

Se Rusia nuk është e interesuar që të zgjidhen problemet në Ballkan e thonë edhe shumë analistë e njohës të politikës ndërkombëtare. Këtë gjë sipas tyre e ka dëshmuar edhe vizita e fundit e Putinit në Beograd, pas të cilës presidenti rus nuk deklaroi asgjë që Serbia mund ta konsideronte si përkrahje për zgjidhjen e problemit me Kosovën, këtë po e bënë tani Historian shqiptar Pëllumb Xhufi?!

Po ku mësove e u shkollove m këtë histori tënde ore Pëllumb Xhufi

Paskomunizmi në Shqipëri “më keq” se komunizmi. Më i mirë është një regjim diktatorial ku sundon ligji, se sa një demokraci spekulative dhe manipulatore  ku sundon kaosi, paqëndrueshmëria, anarkia  dhe ku ligjin, drejtësinë  dhe shtetin i përdor korrupsioni, vjedhja, padrejtësia dhe vetëgjyqësia e mafiooligarkisë. Demokracia e praktikuar dhe e zbatuar keq dhe së prapthi është një e keqe shumë pak më e vogël se sa komunizmi dhe qeverisjet e sistemet e tjera para saj, dhe pse jo në ndonjë rast  ndoshta edhe më e keqe se ato. Demokracia po te përdoret si ideologji , po të zbatohet si korrupsion  dhe po të keqkuptohet publikisht ajo do të ishte pastaj  një gënjeshtër e madhe  publike dhe si një thashethemnajë mashtrimi. (Nga Libri“MORALOKRACIA”,Skënder Sadri KAPITI) 

Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe. Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, New York Times shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën.

     

Xhufi: Jam dakord që Mitrovica e Veriut të jepet në këmbim të Preshevë

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Arena”, e konsideron Mitrovicën e veriut si vatër të problemeve jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë dhe se është dakord që ajo të jepet për Preshevën. Xhufi te the kështu?!

Xhufi,unë autori I kësal letre drejtuar juve,me preku thellë në zemër,adi pse!?

Sepse I lindur e I rritur,kalitur e brymosur në fshatin Bllacë të komunës së Therandës,fshati më I madhë në këtë komunë dhe më I arsimuari I gjitha kohërave,dhe fshati I patriotit kombëtarë,Ramë Bllaca, i cili grisi traktaktin midis Beogradit që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi dhe po ajo ditë ishte fatale për të sepse Kurtha e serbo-sllave dhe qetnikëve sllavo-serbo-rus-vranë Ramë Bllacën mu në hyrje të fshatit të tij. Dhe, Ramë Bllaca, nuk ishte vetëm i Bllacës dhe i Kosovës, por i tërë kombit shqiptar?! Fshati i Qazim Ramës,që 30 vite e torrturuat ju ne burgjet e Burrelit, dhe Fier, Ali Bllaca Guraziu pjesmarrës i Lidhjes se Prizrenit, Rapsodi i shquar kombërë,Rizah Bllaca,dhe së fundi edhe UÇK-ja që bijtë e bijat e këtij fshati të parët ju bashkuan aradhave te kësaj ushtrie tani të Kosovës,dhe kjo ishte arsyeja pse unë nuk munda të mos reagojë me kete leter drejtuar juve,që me këto ide po bindem te pareve tanë që na shoshin...''Biro! Në rastse najhere do bashkohet kombi shqiptar,do jetë ajo KOSOVA, që do i bashkojë,dhe tash po e dëshojë.

Qfar sikleti ke ti  për  Veriun e Mtrovicë,kur bash ti je pjell e komonizmit,dhe kjo fare e hiq nuk të përketë ty,dhe kjo është krye kur UÇK-ja doli në skenë dhe PIKË...

XHuf  historiani  lexo..

Ja disa prej tyre:                                                                                                                                                                                     

 •Të kthehen në Kosovë kufomat e luftës, të pa gjetura deri sot.                                                                                                                                         

• Të përgjigjet Serbia për trafikim organesh të viktimave të luftës, të konstatuar  në 8 varreza masive nga ekspert ndërkombëtar të udhëhequr nga Dr. Mark Skiner.                                                                                                                                               

•Të filloj gjykimi i kriminelëve të luftës.                                                                                                                                            

•Të paguhen borxhet që Serbia i ka Kosovës.(Pensione etj)                                                                                                                                               

 •Të ç’dëmtohet Kosova për 22 miliard euro, dëme të shkaktuara nga lufta.                                                                                        

 • Të përgjigjet Serbia për 20.000 gra të dhunuara dhe të paguaj për këtë dhunë.                                                                                                                   

•Të përgjigjet Serbia për 450 masakra të bëra në Kosovë vetëm në luftën e fundit.                                                                     

• Të përgjigjet Serbia për përdorimin e helmeve luftarake të ndaluara më konventa ndërkombëtare  kundër 7000 nxënëse shqiptarë në Kosovë.                                                                                                                                 

• Të përgjigjet Serbia për helmet luftarake  të ndaluara me konventa ndërkombëtare që i përdori në luftë kundër UÇK-së dhe popullatës civile.                                                                                                                                                                                     

 • Të përgjigjet dhe të paguaj në emër të kompensimit të familjeve  për  13.000 civil të vrarë  të moshës nga 2 deri në 105 vjet.                                                                                                                                                                           

Këto edhe shumë përgjegjësi tjera që do të duhej të i kenë në tavolinë grupi për bisedime.                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Për  kufij dhe demarkacion duhet të  bisedojmë pasi të i këtë pranuar dhe paguar Kosovës  për dëmet e cekura dhe të tjera Kosovës. Vetëm atëherë do të duhej të fillojnë negociatat për njohje reciproke.                

Nuk ka rëndësi njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia para këtyre përgjegjësive. Kosova është e sigurt, duhet ë vazhdoj në ngritjen e shtetit ligjor dhe FARK-ut. Kjo do të i krijonte ngritje ekonomike dhe pranime diplomatike. Kjo dhe vetëm kjo i krijon Kosovës njohje dhe pranim në instancat e ndryshme ndërkombëtare për të cilat Kosova synon.                                                                                                                        

•Taksa do të duhej të hiqet vetëm pas verifikimit të burimeve të kancerit bakteriologjik që ka sulmuar Kosovën. Vitin e kaluar ka pasur 3500 të vdekur ndërsa vetëm në këtë vit  deri tash,janë identifikuar 1500 të infektuar të rinj. Nuk ka nevojë të negociojmë më Serbinë nëse vlerësohet së mallrat që vijnë nga Serbia janë kancerogjene. Lufta Kimike dhe  Biologjike e Serbisë kundër shqiptarëve është e njohur dhe tani me  tradicionale.

Pa marrë parasysh divergjencat nga jashtë. Deri në këtë ditë, në iu kënduam; foshnjave, vjershë ninullash, këngë kreshnike me lahutë e çifteli e çka tjetër. Mbi të gjithash, të gjitha këto këngë e vjershash, vargje poetike, të dedikuar gjithnjë kombit tonë, dhe ndalë nga dalë, do t’ia arrij qëllimit bile shumë afër, duke falenderuar nënat tona (edhe pse të paarsimuar) kanë ditur ta ruajnë traditën kombëtare në këto forma të ndryshme dhe po këto nëna shqiptare, veç se na linden e na rriten, na mësuan dhe na brymësen me patriotizëm drejt çështjes kombëtare, dhe mund e sakrificash (që këto merita që na erdhëm deri këtu) iu dedikohen këtyre nënave, heroinave të kombit shqiptar.

Në komunizëm, duke menduar me logjikë të gabuar të gjykimit se: “kjo është një kërkesë e pamundur”, “nuk na lejojnë ndërkombëtarët”, “nuk është ende koha e duhur”,’’ ashtu që, në vend se ta shprehim dhe ta kërkojmë haptas këtë synim, ne në vete pavetëdijshëm instalonim një mohim si bindje të gabuar psikologjike kolektive. Pra, që të na jepet, ne nuk kemi guxuar as “me lyp”, as “me kërkua” e lere më me “trokit” diku. Ama, tani e tutje, sigurisht më jo! “Dashurisë platonike” në mes të territoreve tona të ndara shqiptare me shekuj, ndal- ngadalë po i vije fundi.

Pra, jemi një komb, dhe s’ka si të quhemi ndryshe. Më duket se këto modele që ne po analizojmë, shkruajmë dhe publikojmë, duhet me shkrime tona të kontribuojmë për të mirën e kombit tonë, e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën.

Qytetarët mbarë shqiptarë, me të përcaktuarit në Ballkan, dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Euroatlantike, janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve (që më së paku janë të nevojshme te ne), të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarë-shqiptare, e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarë-shqiptar, me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njihemi identitetin tonë, bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikaneve tanë po i shqetësojmë serbet, me e përmend kombin se ndoshta mos po na hidhërohen.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje të popullit liridashës për bashkim kombëtar. Por, jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri bujë sepse ngriti lartë mentalitetin kombëtar dhe luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar. Pra nuk ishte kollaj kur përball Jasharëve dhe Jasharëve të tjerë në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosova, Adem Jashari katër ditë hiq pa u ndal luftuan ballë përballe me ushtrinë shovinistë serbe.

Ju bënë me dije kriminelëve dhe çetnikëve serbo-sllav, që në këtë luftë për çlirimin e vendit dhe për pavarësinë e Kosovës, kemi hyrë të bashkuar si një komb i pendar që kjo të mbetet në historinë tonë kombëtare për brezat që do të vinë në vazhdim.Tani edhe në 1004 vjetorin e e shtetit amë, iu bë me dije Serbisë se ne JEMI NJË dhe kjo është e vërteta e gjithë kësaj që edhe kjo është arsyeja e Serbisë që zgjon pluhur pa u ndal ndaj Kosovës sepse e ka kuptuar shumë mirë se të gjitha forcat serbe kanë rënë në ujë, dhe shqiptarët janë vetëdijesuar aq lart sa për dokat e zakonet e tyre shekullore do të flijohen çdo çast,çdo moment po që se e kërkojnë nevoja.Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirëKosova po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale të organizuar ,falë pushtetarëve aktual. Këtë e di edhe e gjithë bota.

Është një fakt tepër i dhimbshëm që Kosova është një shtet i paralizuar, pa institucione funksionale, me qytetarët pa perspektivë për të jetuar në Kosovë. Është një fatkeqësi e madhe për këta qytetarë të shumëvuajtur, që nuk e kanë përjetuar akoma dorën e shtetit serioz për të mirën e tyre, dhe Kosova si shtet në letër ende po vazhdon të mbetet shteti tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, pra si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin, me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale e deri tek sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Në gjithë këtë shtet jofunksional, e vetmja gjë që funksionon deri në përkryerje është krimi i organizuar, ndërkaq sistemi i drejtësisë hesht, dhe lë të kuptojë se është lidhur fort zinxhiri i krimit të organizuar nga niveli lokal e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek te gjitha partitë aktuale, prej atyre me të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.

Derisa e kemi një shtet të tillë, që nuk jep asgjë për të mirën e qytetarit, që është i kapur dhe uzurpuar nga krimi e korrupsioni, edhe qytetarët me të drejtë janë të fokusuar tërësisht te liberalizimi dhe si të nisë ikja masive jashtë shtetit, sepse më qytetarët nuk shohin perspektivë për të jetuar në Kosovë, në shtetin e krimit të organizua.

Qytetarët e pakënaqur se si po funksionon Republika e Kosovës

Qytetarët, të pakënaqur me mënyrën se si po funksionon Republika e Kosovës si shtet i ri, tërësisht jofunksional dhe duke injoruar interesin qytetar, mbeten të shqetësuar nga fakti se për dy dekada të realitetit të ri në shtetndërtim, nuk ka zhvillime pozitive, por shteti i Kosovës po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, edhe me Komunën e Prishtinës- kupola e kryeqytetit, tërësisht jofunksionale e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Dhe falë këtyre dështimeve,nga Serbia po se po, por edhe nga ne vet, intitucionet tona po mendojnë se krejt keto punë Amerika duhet me i kry,dhe dështuam pranimin ne UNESCO dhe INTERPOL.

Kjo do thotë,mbi kokat e qytetarëve të Kosovës që asnjëherë nuk po ndihen rehat e mirë,pasi Serbia e ndihmuar fuqishëm,kanë mbushur veriun e Mitrovicës qosh më qosh me çetnik e rrebela e kriminel serbë,njëren anë,edhe shtetetet që na kanë njohur,jo të gjithë po i terhjeqin njohjet,po sabatojne në raste më konkrete kur duhet përkrahur Kosovën më shumë,dhe politika e gabura deri më tani nga vendoret, qytearët apo populli i Kosovës, pro përendimor të gjithë ndihmat apo sukseses dhe mbrotjen e shtetit të Kosovës e kërkonë mu nga Amerika dhe aleatët e saj dhe shteteteve mike të Kosovës, falë Amerikës, Natos dhe Kforit ne jemi këtu ku jemi dhe qytetarët po e përjetojnë të zitë e ullirit për shkak të institucioneve jofuksionale politke të Kosovës.

Ndryshe vetëm presioni evropian dhe Amerika do të detyrojnë Serbinë,që ta pranojnë njohjen e Kosovës. Kurse qëllimi i kësaj njohje të shtetësis”, një bandë e krimit të organizuar, por prapavija politike për rastin ka mbetur e paqartë.

Harresa 20-vjeçare e dëmeve të luftës dhe viktimave që ka shkaktuar Serbia është një mëkat i madh për politikën kosovare. Përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që ishin në pushtet. Tani, edhe sot, presidenti i Kosovës flet me mburrje për fazën finale të dialogut dhe paralajmëron se "Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën,por po harron aktualizimin e dëmeve dhe krimeve të luftës në këtë finale të procesit. Ato janë të pafalshme, sidomos viktimat në njerëz, por edhe dëmet materiale.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruar edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar.Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë....

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” mu në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhsit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetut e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në predentimet e Serbisë,dhe u varros shprehja Kosova i Metohija,dhe Kosova tani është e lirt dhe si një popull i tëri ,unik i pandar dhe i bashkuar së shpejti,këto ishin aspiratat që shqiptarët me shekuj kanë vuajtur nga thundrra serbo-ruse sllave.

Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë,që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë,që po fsheh shteti Serb,që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë,gjegjësisht në veriun e Mitrovicës,po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb,për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi,dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës,dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dëgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi.Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 18 vjet pas përfundimit të luftës,çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Kosova Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,

Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën,por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Tani Kosova  themeloi Ushtrinë e saj, kuptohet me  kordinime me SHBA-t, KFOR-in e NATO-n, dhe nuk është më Nënë pa djalë Kosova,dhe ju  z. Vuçiq jemi në dijeni se jeni në siklet, këtë e pranuat edhe  në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po I vetmi shpetim për shtetin e Kosovës, është suporti I pandërprerë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur tani përmes ambasadorit të sapoardhur Philip Kosnett,  na bëri të kjartë se   Kosova po bëhet me Ushtrinë e saj dhe kjo nuk do koment,ja që edhe ndodhi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ishte ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett dje i pushoi të gjithë zërat kundër Ushtrisë, duke thënë se është proces i natyrshëm që Kosova t’i ketë Forcat e Armatosura.

Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, thotë për mediet gjermane David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian.

“Serbia, duhet të pranojë krimet që ka kryer në konfliktin me Kosovën”. Kështu i ka deklaruar "Neue Osnabrücker Zeitung", politikani gjerman nga radhët e CDU-së, eurodeputeti David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian. “Një detyrë tjetër tejet e rëndësishme për Serbinë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën”.

Serbia po mundohet ta harroj luftën 20-vjeçare e dëmeve të luftës dhe viktimave që ka shkaktuar Serbia është një mëkat i madh , dhe ja dëmet e kësaj lufte...

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruar edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar.

Thuhet se për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nevojitet që Serbia të kompensojë dëmet e luftës.

Ekipi i ekspertëve në atë kohë, ka bërë një vlerësim të dëmeve të luftës për sektorë të ndryshëm, e që vlera ka arritur në mbi 22 miliardë euro. E tash natyrisht për t’u krijuar një pajtim, dhe për të parë që Serbia me të vërtet dëshiron që të lë prapa vetës politikën e (Sllobodan) Millosheviqit, ajo duhet të jetë e gatshme që të spastrojë llogaritë dhe dëmet ekonomike në pronën private dhe dëmet tjera që i ka shkaktuar Kosovës me qeverisjen e saj dhe luftën shfarosëse që ka zhvilluar ndaj shqiptarëve”.

Vetëm nga  janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë.

“Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”.

Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria.

Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.Shtëpi të shkatërruara, dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358.Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101;

Vrarë: 11.843 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; Të Pagjetur janë akoma 1450 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475.

Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Paskomunizmi në Shqipëri “më keq” se komunizmi. Më i mirë është një regjim diktatorial ku sundon ligji, se sa një demokraci spekulative dhe manipulatore  ku sundon kaosi, paqëndrueshmëria, anarkia  dhe ku ligjin, drejtësinë  dhe shtetin i përdor korrupsioni, vjedhja, padrejtësia dhe vetëgjyqësia e mafiooligarkisë. Demokracia e praktikuar dhe e zbatuar keq dhe së prapthi është një e keqe shumë pak më e vogël se sa komunizmi dhe qeverisjet e sistemet e tjera para saj, dhe pse jo në ndonjë rast  ndoshta edhe më e keqe se ato. Demokracia po te përdoret si ideologji , po të zbatohet si korrupsion  dhe po të keqkuptohet publikisht ajo do të ishte pastaj  një gënjeshtër e madhe  publike dhe si një thashethemnajë mashtrimi. (Nga Libri“MORALOKRACIA”,Skënder Sadri KAPITI) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat