Së pari referendum, që Kosova të bashkohet me Shqipërinë ose  me Amerikën, JO të copëtohet territorialisht

Opinione

Së pari referendum, që Kosova të bashkohet me Shqipërinë ose  me Amerikën, JO të copëtohet territorialisht

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 23:55
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

-Ndryshe, çdo revidim i kufijve, do të shpiente në luftë,  e cila Kosovën do ta rikthente  nën sovranitetin kolonmial të Serbisë (1912-1999).

Pra, shikuar në afat të gjatë,  realisht, Kosova vetëm  e ka të vështirë të “mbijetojë” si krijesë shtetërore e pavaraur dhe sovrane pa u bashkuar me Shqipërinë ose me Amerikën, sepse “brenda natës”, do ta gllabëronin Serbia dhe Rusia. Këtë rrezik permanent, duhet ta mbajnë parasysh si Prishtina edhe Tirana, ashtu edhe Uashingtoni, Berlini e Londra.  

 *   *   *

Meqë Shqipëria e humbi shansin historik, duke mos u treguar e gatshme  e as e vullnetshme për ta çliruar dhe pavarësuar Kosovën shqiptare nga Serbia kolonialsite gjenocidale(1989-1999), këtë e bëri Amerika  me presidentin e saj Bill Clinton në krye. Si rrjedhim, Amerika sot i ka duart e lira dhe, të gjitha të drejtat të vendosë për Kosovën, sepse vetë e pavarësoi dhe e shpëtoi nga terrorizmi dhe nga kolonializmi gjenocidal i Serbisë(1999-2019).

Tani, nuk kemi alternativë tjetër bashkim me Shqipërinë ose bashkim me Amerikën si shtet federal, ashtu sikur 50 shtetet e tjera ekzistuese të saj. Natryrisht, nëse këtë opsion do ta pranonte Amerika.

Ndërkaq, ndarja, shkëmbimi ose  korrigjimi i kufijve të Kosovës me Serbinë, do të ishte humbje e madhe për Kosovën, humbje për Shqipërinë, humbje për Amerikën dhe humbje për aleatët e saj të Evropës Perëndimore, sepse Kosova do të përfundonte nën Serbinë kolonialiste dhe në sferën e interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të zonës së errët të Rusisë dhe të amalgamës së saj sllave të Evropës Lindore dhe asaj Jugore.

Sa më sipër, çdo opsion dhe kompromis tjetër politik me Serbinë,  shtetit të Kosovës nuk i garanton kurrfarë jetëgjatësie  të pavrur dhe sovrane, por vetëm krizë dhe konflikte të paparashikuara me Serbinë dhe me Rusinë deri në zhbërjen përfundimtare të saj.

Prandaj, për t’iu shmangur një rreziku të tillë permanent serbo-sllav, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, do të duhej të dakordoheshin që të organizonin një  REFERENDUM, ku populli  në mënyrë demokratike me votën e lirë, do të deklarohej PËR   1)Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ose PËR 2)  Bashkimin e Kosovës me Amerikën.

Pa asnjë dilemë, miratimi nga populli, i njërit prej këtyre dy opsioneve të propozuara,  do të eliminonte përjetësisht pretendimet territoriale, agresionet, ripushtiminn, rikolonizimin  dhe përzierjen e Serbisë në   çështje të brendshme të Kosovës shqiptare.

Pra,  në vend të vazhdimit të Dialogut të dështuar të Brukeslit (2011-2019), Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, së pari, të organizojnë një REFERENDUM GJITHËPOPULLOR për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ose me Amerikën, pastaj, varësisht nga rezultati i REFERENDUMIT, le të vendosin duan  apo nuk duan dialog me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat