Kriminel e analfabet edhe në Polici, Prokurori, Gjykata, Shkolla të Kosovës, për interes të krimit, të politikës dhe të Serbisë

Opinione

Kriminel e analfabet edhe në Polici, Prokurori, Gjykata, Shkolla të Kosovës, për interes të krimit, të politikës dhe të Serbisë

Nga: Skender Jashari Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:50
Skender Jashari

Tashmë  pasojat  jemi duke i pa. Për  fat të keq edhe një viktimë më shumë, duam të jenë  viktima e fundit, por  gjasat janë  të vogla, sepse  me siguri mund të themi që edhe  qindra a   mijëra viktima të tjera, të  veprave  të ndryshme kriminale do t’i shohim, e mos të  flasim për mijëra  raste  tjera që tashmë kanë  ndodhur por që mbahen fshehtë!

Krimi i fundit, tregon fenomenologjinë kriminale të krimeve të cilat u bënë  publike në ditët e fundit e sidomos ato që janë shumë më të numërta që  janë duke u mbajtur fshehtë, nuk mund dhe s’do duhej kaluar thjesht me arsyetime politike, qoftë edhe arsyetime mjekësore e psikologjike-psikiatrike( duke i quajtur thjesht pedofil)! Këto raste tregojnë shumë më shumë, që rrënjësisht duhet  kërkuar në  aspektin e fenomenologjisë kriminale!

Joprofesionalizmi, korrupsioni, nepotizmi, politizimi, ndikimi dhe  operativiteti mbi  porosi politike, rekrutimi  dhe gradimi me lidhje me partitë politike por edhe me lidhe të tanishme me Serbinë( agjenturat serbe), patriarkalizmi, religjioni etj, janë parakushtet për pranim, punësim, gradim në Institucionet e Republikës së Kosovës- për fat të keq! E aq më keq, kjo ndodhë sidomos në Institucionet e Sigurisë( policisë, FSK-së, AKI-së), pastaj në Institucionet e Drejtësisë( prokurorisë, gjyqësisë), ato arsimore( nga shkollat fillore deri në  Universitete), ato të shëndetësisë( nga  qendrat  familjare  e deri në  QKUK), etj etj! Vitaliteti i një shteti, shoqërie, qëndron kryesisht në institucionet e sigurisë, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, ekonomisë!

Në një anë është  fatmirësi, por  në anën tjetër edhe fatkeqësi, që kam patur  mundësinë  që të disponoja  informata  të shumta, shumica e të cilave  në një  a mënyrë  tjetër  krimet e tilla lidhen  me Serbinë edhe përmes Luginës së Preshevës!

Fillimisht, Policia e Kosovës, është e  stërmbushur me polic (mund të flasim për disa qindra  të tillë-pa përfshirë fare Policët serb!), të cilët janë  kryesisht shqipëtar, pastaj disa turq, etj, por që vazhdimisht i shërbejnë Serbisë! Deri me rastin e “shaplljes së Luftës kundër terrorizmit islamik nga Qeveria e Kosovës”, në Policinë e Kosovës të Prishtinës, ka vepru grupa e policisë, me porosi të Serbisë, pastaj kjo grup e policisë po thuajse tërësisht është bartur  në Fushë Kosovë. Si mbulesë kanë përdorur arsyetime sidomos ndërrim vendbanimi( kryesisht)! Fushë Kosova si qytet me shumicën e  banorëve të ardhur nga  trojet  tjera Shqipëtare, ka bërë që të ketë mundësi për veprimtaritë  e tyre  kriminale dhe propagandistike shumë më të mëdha.

Prokuroria deri prokuroria speciale, e njejta  ndodhë edhe me gjyqëtarët, që janë mbushur me prokurorë dhe gjykatat  me gjyqëtar, që disa sosh prej tyre, tashmë dihen  që janë  përfshi  në veprimtari kriminale të krimit të organizuar; korrupsion; nepotizëm; mbrojtjen e  terroristëve islamik të Serbisë; të lidhur me parti politike vendore; e disa të tillë të lidhur edhe që i shërbejnë  agjenturave të Serbisë etj.

Mësuesit, profesorët në shkollat fillore dhe të mesme por edhe në fakultete,  të vetmin kriter pranimi kanë preferencën-rekomandimin partikan, derisa në konkurse publikohen  tërësisht  kritere tjera që aspak  nuk janë të rëndësishme! P.sh: është pranuar në  një shkollë në Lipjan, një   pedofil i cili është  lëshuar  nga Serbia( i cili ka precedente  pedofilike në  shkollat shqipe të Luginës së Preshevës), për të vepru në Kosovë!

Kriteri kryesor, sado që mund ta fshehin, por të gjithë  e dijnë, që në çdo punësim në sektorin publik, pra edhe në polici, prokurori, gjykata, sferën e arsimit  a shëndetësisë dhe në çdo  sferë tjetër, është  lidhja politike!

Në krye  të  grupës, qëndronin  eprorë të policisë, të lidhur me Serbinë, por të njejtët  edhe të lidhur me figura të  rëndësishme të  partive  politike në Kosovë, e po ashtu edhe të  lidhura edhe me biznese( mbrapa të cilave  fshehen  veprimtari kriminale ekonomike)! Ndërsa anëtarët e këtyre grupeve kriminalo-politike, brenda policisë së Kosovës, janë  kryesisht: analfabet a me shkollim  joadekuat, apo ende  janë  në  studime; janë partizan politik; janë  të  dalluar si materialist etj.

Grabitje kazinosh( Prishtinë, Ferizaj); grabitje bankash(Prishtinë); tentim-vrasjesh të kundërshtarëve të islamit radikal( Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë); përqindje në shitjen dhe shpërndarjen e drogës( Prishtinë); vjedhje të drogës dhe gjësendeve me vlerë në rastet e  konfiskuara( Prishtinë); kontrabandë droge( Prishtinë, Ferizaj etj); kontrabandë me migrant( Mitrovicë, Gjilan, Kaçanik); trafikim  me qenie njerëzore( Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë); prodhim narkotikësh( Pejë); falsifikim dokumentesh( Prishtinë, Gjilan); falsifikim të parave( Prishtinë, Ferizaj, Gjilan); prodhim dëshmitarësh falso për të dëshmuar kundër figurave të UÇK-së( Qendra e Paraburgimit Lipjan, Qendra Korrektuese Dubravë); mos regjistrim të rasteve, zhdukje  e rasteve  në policinë e  Kosovës( Prishtinë); lidhja me banda të krimit të organizuar( Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Kaçanik); mos konfiskim të të gjitha sendeve të dyshuara me rastin e arrestimit të  terroristëve islamik( Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik); mos arrestimi i udhëheqësit shpirtëror( organizatorit), të terroristëve islamik të Grupës së Kaçanikut( për lidhje  me Lavdrim Muhaxherin), si dhe mos konfiskimi i parave që kanë fituar terroristët nga lufta terroriste në Siri; mos hetimi, mos gjykimi i terroristëve islamik të Grupës së Kaçanikut( e cila është njohur  më herët si  Organizata  terroriste islamike ”Xhihadi Thërret); mos hetim, mos gjykim  për një numër të madh  veprash penale të një grupe vehabistësh nga  Ferizaji( e që janë gjyku thjesht për garbitje  kazinosh); mos  hetim, mos gjykimi i Grupit që kreu shumë  vepra penale, e që edhe Qeveria e  Kosovës, e kishte  quajtur “agjent të Serbisë”, të cilët  kanë arritur edhe të iknin nga Qendra Korrektuese e Dubravës; tentim-arratisja  e fillimvitit 2014, nga  Qendra Korrektuese e Dubravës, Pavioni VIII, i  sigurisë së lartë; tentim-sulmet e terroristëve islamik, për t’i nxjerrë disa të burgosur nga Burgjet e Kosovës( Burgu i Sigurisë së Lartë-Dyz), disa prej tyre të përfshirë edhe në tradhëtimin e Grupës së Kumanovës, që  me direktiva të Shërbimeve sekrete Serbe, tentonin formimin e Shtetit Islamik  në Ballkan; zhdukje provash materiale nga policia( Prishtinë); dhënije  e kundërligjshme e të drejtës për të dalur jashtë Institucionit korrektues( Qendra e Paraburgimit Lipjan dhe Gjilan, Qendra Korrektuese Dubravë);  etj.

Kontrabandë me farmaceutik; falsifikim banderolash të barnave( Prishtinë); pranimi jomeritor i specializantëve  në QKUK; mjekim  të pandërgjegjshëm; abortime kundërligjore etj.

Pranimi  për mësues të artit figurative  të  agjentit  islamik të Serbisë, njëherit me precedente penale në Serbi, për pedofili; dhënija e notave  në këmbim të shfrytëzimit seksual( Fakulteti juridik i UP-së); shitje e notave( Fakultetet Juridik dhe Ekonomik  të UP-së); regjistrim  në  fakultet( në Fakultetin Juridik, Ekonomik, Mjekësisë të UP-së); kalimi i provimit dhe  kontraktimi i lartësisë së notës me numrin e votave që do ia sjellte studenti( Fakulteti Juridik i UP-së); pranimi i asistentëve kundërligjshëm( Fakulteti Juridik, Filozofik  të UP-së); plagjiaturë master dhe doktorate( Fakulteti Juridik, Filozofik të UP-së); pranimi  për mësues dhe profesor në shkolla fillore dhe të mesme, në mënyrë të kundërligjshme( Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Mitrovicë) etj.

Ndërsa: ngacmimet seksuale( kjo  është dukuri ende “normale!”); komplimente banale dhe fyese; mashtrime të vogëla; korruptime dhe ryshfete të vogëla; ushtrim i pandërgjegjshëm i profesionit; keqpërdorim i detyrës  zyrtare( keqpërdorim i lehtë), etj, në shoqërinë  tonë,  për fat të keq, konsiderohen   si dukuri të falshme, të  lejueshme!

Grupet  kriminale dhe  grupet politike, kanë kumulativitet interesash dhe fuzion qëllimesh, që si  grupet kriminale  ashtu edhe ato politike, janë përafëruar. Grupet  kriminale  edhe këtu si në çdo vend, dëshirojnë të fuzionohen, ingranohen dhe të kenë përfitime dhe mbrojtje zyrtarësh institucional në veprimtaritë e tyre kriminale. 

Grupet politike( partitë politike), për dallim nga vendet demokratike, në vendet  në  tranzicion, tentojnë  marrjen e  pushtetit përmes rrugës  plotësisht a pjesërisht kriminale!

Misionet  ndërkombëtare, vetëm  për të  ruajtur  paqen dhe stabilitetin në  Ballkan( dhe Kosovë), vazhdimisht  sakrifikuan  dhe heshturazi lejuan  gjitha këto!

Politikanët janë pasqyra e popullit, siç fëmija është pasqyra e familjes, edhe përkundër formave të ndryshme të manipulimit të votimeve! Për fat të keq të gjitha organizatat  studentore, janë instrumentalizu nga partitë politike-studentët sot s’mund të jenë promotorë të  shtetit ligjor të Kosovës-siç dikur ishin promotorë të Lirisë!

Qytetarët tonë, janë adaptuar  dhe vazhdimisht përpjeken që  vetë ata apo anëtarët e familjes së tyre, përmes lidhjeve familjare a politike, të  punësohen në sektorin publik, nuk mund të  dëgjosh   ndonjë rast  që  të kenë  besim  në meritokraci! Robëritë  e stërzgjatura, kanë  bërë, që  në gjenin e Kombit tonë, të gjendet një mënyrë adaptimi me realitetin, e jo një mënyrë kundërshtimi! Islamizmi kryeson  në  krijimin e  mentalitetit  nënshtrues-të robit( jo vetëm tek ne, por në gjitha  vendet islamike), e kjo është përforcuar edhe më shumë  nga  patriarkalizmi! Derisa edhe sot, ndërgjegja jonë nuk është e lirë( e ajo është robëruar me pranimin e islamizmit dhe ortodokso-sllavizmit), edhe për kundër lirisë fizike, kemi robërinë shpirtërore. Kultura islamike, nuk robëroi vetëm Shqipëtarët e besimit islam, të njejtën  robëri e shohim edhe tek Shqipëtarët e krishter, ateist  etj!

Si rrjedhojë: joprofesionalizmi, korrupsioni, nepotizmi, politizimi, ndikimi dhe  operativiteti mbi  porosi politike, rekrutimi  dhe gradimi me lidhje me partitë politike por edhe me lidhe të tanishme me Serbinë( agjenturat serbe), patriarkalizmi, religjioni etj, janë  sfidat më të mëdha të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Këto sfida për Republikën e Kosovës, Serbia  i ka  shfrytëzuar për qëllimet e saj, në defunksionalizimin dhe në shpërpërjen e  Shtetësisë së Kosovës.

Mjafton të shihet, politika dhe politikanët  e vendit,  janë  ata  që defaktorizuan Kosovën këto  dy dekadat  e fundit!

Shpresa mbetet  vetëm  në Çlirimin  Shpirtëror të Kombit tonë, duke i’u kthy Kulturës, Përparimit dhe Zhvillimit, para Pushtimit Osman, në kohën kur Universitetet  tona konkuronin me Universitetet  e vendeve Europiane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat