Vojislav Sheshel u propozon shqiptarëve “autonomi deri në qiell”

Opinione

Vojislav Sheshel u propozon shqiptarëve “autonomi deri në qiell”

Nga: Ragip Guraziu Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Ragip Guraziu

Vojislav Sheshel Kryetari i Partisë Radikale serbe të rregjimit Millosheviqjane vazhdon t’i paraqesë projektet e veta serbomëdha në territoret e huaja pavarësisht se këto projekte dhe përpjekjet për realizimin e tyre, shkaktuan qindra-mijëra viktima në ish –hapësirën e ish- Jugosllavisë.

Vojislav Sheshel Kryetari i Partisë serbe të regjimit të Millosheviqit, nuk është asgjë tjetër veçse një polaqo që nuk ja rrasë askush.

Ti Sheshel një sllav i Korpateve, që tani s’po ta rras askush, je bërë si një qenë i nuk të plak dhe si një zagar, që nuk mund më të jetë për gjahë, tani veç uluron dhe vetnumron në vend, kot pret gjuetari se ka dobi prej ti sa i përket gjahut.

 Ai nuk do hiç më pak se 10 komunat serbe por edhe korridore të posaçme të lidhjes së tyre me Serbinë. Për shqiptarët e mbetur në “pjesën tjetër”, ai propozon vetëm “autonomi deri në qiell”.

Duke folur për portalin e Beogradit srbijadanas, Shesheli ka thënë se është kundër kufizimit.

“Unë nuk do ta quaja kufizim. Unë e kam quajtur ndarje ndërmjet serbëve e shqiptarëve. Nëse ata në Kosovë nuk mund të jetojnë bashkë, atëherë ata mund të ndahen dhe në një numër të organit të partisë sonë Velika Srbija (Serbia e madhe) kemi publikuar hartën e mundshme të kësaj ndarjeje”, ka thënë ai.

Sipas tij, katër komunat veriore me korridorin përmes Gorazhdecit e deri te Patrikana e Pejës, duhet të jenë krejtësisht në përbërje të Serbisë.

Sheshel dëshiron që edhe pesë komunat nga Graçanica drejt Gjilanit t’i bashkohen Serbisë.

“Ato janë territorialisht të lidhura dhe nuk bëjnë asnjë problem për t’u realizuar”, ka thënë ai duke shtuar se këtu duhet të hyjë edhe komuna e dhjetë, Shtërpca.

Këto komuna do të ishin të lidhura drejtpërdrejt me Serbinë dhe në to Beogradi duhet të ketë kompetenca të plota.

“Shqiptarët le të kenë autonomi deri në qiell. Policia serbe të jetë në vendkalimet kufitare. Shqiptarët nuk mund të kenë ushtri. Nëse e quajmë autonomi, le të jetë ajo më e madhja, nëse duan ta kenë buxhetin vet, sistemin e vet tatimor, le t’i kenë të gjitha të veta dhe Beogradi fare të mos përzihet në punët e tyre, vetëm organet doganore le të jenë në vendkalimet kufitare. Pra, kjo është liri e plotë, ndërsa a do ta pranojnë këtë padronët e tyre, mbetet për t’u parë. Mund ta kenë edhe monedhën e vet nëse ndokush do të ketë besim në të. Madje, unë do t’i lija të merrnin pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare. Nëse bën Skocia, Irlanda Veriore, Uellsi, munden edhe ata, as që merakosem për këtë. Por nuk ka ushtri, nuk ka anëtarësim në KB, në UNESCO në Interpol”, ka qenë i prerë në dëshirën e vet Shesheli .

Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirsë dhe të ardhmërisë

Kjo ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008 ku Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht deputetët të zgjedhur nga vota e popullit,shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe më pas edhe Kushtetutën e saj dhe defintivisht fitoi Sovranitetin e saj e okupuar nga serbo sllavët të ish-Jugosllavisë dhe kurrë e kurrës Kosova nuk ka qenë krahinë e Serbisë.

Mitrovca, veri, jug, lindje, perendim, gjithandej shqiptare

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë....

Pushka e Adem Jasharit sa herë po qetë, po vret…

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat e vitit 1981, që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë: Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij ‘Kthesa e madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ Jakup Krasniqi. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë. Siç dihet, familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit, rëndë për të mos vdekur kurrë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

Lugina e Preshevës të futet në bisedime patjetër...

Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, këtë po e kërkojnë vetë udhëhesit të asaj ane e në mesin e tyre edhe deputetet e zgjedhur vetë nga populli.

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” mu në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhsit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetut e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në predentimet e Serbisë,dhe u varros shprehja Kosova i Metohija,dhe Kosova tani është e lirt dhe si një popull i tëri ,unik i pandar dhe i bashkuar së shpejti,këto ishin aspiratat që shqiptarë

Shumë furtuna dhe luftra kanë kaluar në Kosovën e nëpërr Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj.Tani si po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshje dhe tani me shekuj kanë vuajtur nga thundrra serbo-ruse sllave.

Jo rastësisht KFOR-i Frances u stacionua (menjëherë pas terheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999), në Veri të Mitrovicës.

Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti serb, që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund, siç thotë populli. Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Kosova Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Shesheli një çetnik serb i Korpateve i do 10 komunat serbe të Kosovës në Serbi, korridore lidhëse me Pejën e Gjilanin?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat