Kosova shtet pa dinjitet?!

Opinione

Kosova shtet pa dinjitet?!

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Prof. dr Binak Maxharraj

 

Miku i jonë i madh SHBA jo vetëm që na qortoi disa herë për punët tona që vet i bejmë qervish, sepse e kemi një klasë të dobët në pushtet që nuk di të bëjë shtet por që edhe ia humbë dinjitetin shtetit të vet, e bën leckë për pesë pare Serbia me një “diplomaci” të kulturuar dhe të përsosur, di të gjuajë me shkelma çdo herë kur Kosova ia zë rrugën.

U ankua për taksën në BE, reaguan ashpër pro serbët Mogherini dhe Hahn. Por Haradinaj e lidhi qykën nuk lëshon pe. Për vënien e taksës në Kosovë filloi edhe kopilhanja mes veti, ja unë e vura, unë e propozova, secili donte të jetë i pari në këtë drejtim. 

Me vënien e taksës Serbisë Kosova për herë të parë e ndjeu veten si shtet karshi Serbisë.

Dihet se SHBA është tradicionalisht dhe historikisht aleat dhe miku më i madh i Kosovës. Na ka dalë zot në të gjitha kohërat, edhe atëhrerë kur ishim nën okupim. Në vitet e 70-ta ishin SHBA e cila e “zbuti” Titon me disa miliarda dollarë me kushte që ai të ju jepte shqiptarëve autonomi më të madhe. Dhe Tito këtë punë e mori serozisht sepse ishin në pyetje shuma të mëdha parash, me ç’rast pasoi Kushtetuta e vitit 1974 e cila e qiti jashtë Kosovës Serbinë, duke e lidhur drejtëpërdrejt në Federatë. Serbisë as zëri nuk i ndihej për Kosovën, e as për serbët e saj, sepse Kosova faktikisht, pos emrit, ishte me të gjitha ingirencat e veta shtet në vete.

Pas disa vërejtjeve, kësaj radhe SHBA e derguan një letër pak më serioze për ”pashallarët e Kosovës”, dërguan një lëtër si një ultimatum, bile edhe kërcënues se taksa duhet të hiqet, për shkak të mos tensionohen dhe prishen raportet edhe më tej me SHBA-të.

Letra e SHBA-ve duhet të trajtohet me kujdes. Të bëhen bashkë pashallarët e Kosovës dhe ta trajtojnë kërkesën e SHBA-ve me kujdes, pa tensione, dhe jo të shkojnë atje në Ambasadë veçmas në stilin jo unë s’jam fajtor, ai
është fajtor.

Në fillim të vënies së taksës të gjithë donin t'i merrnin meritat, tash të gjithë së bashku duhet ta marrin edhe ”fajësinë” për taksën, anipse dorën në zemër taksa për herë të parë e bëri Kosovën të njihet si shtet. Por, anipse me shkurajen e John Boltonit si Këshilltar i Presidentit Trump diçka ka”lëvizë” për Kosovën kur dihet se Boltoni nuk e kishte pranuar pavarësinë e Kosovës.

Sidoqoftë, anipse personalisht jam pro taksës, shtetarët tanë tash janë në provim të madh që të mos e shkatërrojnë edhe më shumë dinjitetin e shtetit, të mbildhen të rrezojnë kthjellët, dhe jo në stilin se cili po ia lë kile njëri  tjetrit, të veprojnë mençurisht dhe jo ”budallakisht” si deri më tani dhe ta gjejnë një zgjidhje, sepse Amerika nuk është vetem për sot, por edhe për neser dhe përgjithmonë, sepse pa Amerikën nuk do të ishim këtu dhe kështu siç jemi sot.

Merrni një vendim të mençur së bashku, dhe jo në stilin hajt se këtij po ia lëmë këmbët e arusheë në dorë, sepse për këtë jeni të gjithë përgjegjës, do të ishte mirë se kjo letër të del në shqyrtim edhe në Parlament, për ta skenuar fytyrën e secilit deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat