A e ka arritur taksa kundër Serbisë efektin e vetë?

Opinione

A e ka arritur taksa kundër Serbisë efektin e vetë?

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 14 shkurt 2019 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Nganjëherë ligjet e fizikës janë të vështira për t´u kuptuar, po çdo trup që është në lëvizje dëshiron që edhe më tutje të lëviz. Ne taksën e kemi vënë në lëvizje dhe duhet të dijmë kur ta ndalim. Kryeministri Haradinaj duhet të nuhatë, kur t´ia ndal lëvizjen taksës. Ajo ka arritur efektin e vetë. Tërë botës i tregoi dyfytyrësinë e politikës serbe, megjithëse ata për këtë nuk mërziten, vetëm t´ia arrijnë qëllimit. Marren e hanë me bukë, siq thotë populli. Kosova me bërtimën e saj dha alarmin për ndihmë, sepse kështu nuk shkohet tutje. BE duhet të ndryshoj qasje ndaj vendnumrimit, sepse nuk sjell sukses një veprim i tillë i Serbisë. Miku ynë më i madh SHBA-ja, tash e tutje do të jetë më këmbëngulës si ndaj BE-se, po ashtu edhe ndaj Serbisë, që ato të sillen sipas normave ndërkombëtare të dialogimit.

Me dëgjimin e këshillës së mikut tonë SHBA-së, ne do të tregojmë veprim të pjekur, burrëri dhe sinqeritet në punën tonë. Nëse askush tjetërkush se ka kuptuar thirrjen tonë, është SHBA-ja ajo që na kanë besuar, na beson dhe që do t´i kemi pranë. Deklaratat e kryeministrit Haradinaj, se ne po mbrojmë EU-në, SHBA-në dhe vetëveten nga Rusia dhe Serbia, kanë të bëjnë shumë me realitetin, po ne vetëm nuk jemi në gjendje t´i zgjidhim këto probleme madhore.

 Është vërtetuar se Rusia u përfshi në manipulimin e zgjedhjeve në SHBA dhe akoma po zgjatë procedura për t´u marr një vendim, pse e se si ndodhi. Ne veprimet tona duhet t´i kordinojmë si me BE-në, po ashtu dhe domosdo me SHBA-në. Veprimet e tilla, siç është taksa, duhet t´i ndërrmarrim vetëm kur është nevoja për të treguar se ne e kemi lakun në fyt, kërkojmë ndihmë. Ne bëmë thirrje. Thirrja jonë pati efekt dhe tash së bashku të veprohet ashtu si është më së miri.

 Taborret pro dhe kontra

 Kryeministri foli njëher, vuri taksën me të drejtë, por çka duhet bërë tash? Ai tani dëshiron që ta arrij efektin maksimal, të na njoh Serbia njëherë, pastaj e tërheqim taksën. Dëshirat janë tjera, realiteti dhe politika është tjetër. Nëse merr vendim për t´i dëgjuar këshillat e aleatëve nuk largohet kokëulur, përkundrazi tregohet largpamës, kryelart, bujar, human dhe tregon sinqeritet ndaj aleatit tonë siq janë SHBA. Serbia tash ndoshta sështë e interesuar fare për taksën, sepse llogaritë që edhe po u largua taksa, prodhimet e saj nuk do të shiten si përpara në Kosovë, sepse populli ka vendosur që t´i konsumoi prodhimet vendore, e ti bojkotoi prodhimet serbe. Serbia si qëllim ka të prishet miqësia jonë me SHBA-në, pastaj ajo do të vepronte si të don ndaj nesh. Kjo do të ishte ëndërra serbe dhe për këtë luten ata ditë e natë.

 Serbia u premton SHBA-ve, se ata duan të bëhen aleat të tyre, vetëm të heqin dorë nga ne. Në realitet serbët do të dëshiron të jenë aleat të amerikanëve dhe rusëve. Kush nuk i kupton djallëzitë e tyre, do të binte pre e tyre. Po të orientoheshin nga SHBA-të do të detyroheshin të silleshin sipas rregullave demokratike, kurse do ta humbnin miqësinë ruse, e bashk me te edhe hegjemoninë ndaj fqinjëve dhe djallëzitë që i kanë si popull në shpirt.

 Kryeministri Haradinaj tash ballafaqohet me popullin që është ndarë në dy taborre pro dhe kontra.Taborri i parë krenohet me kryeministrin Haradinaj dhe i kërkon që mos të përkulet para presioneve dhe ta mbaj fjalën e dhënë, kurrsesei mos ta largoi taksën. Shikuar në aspektin nacional dhe kombëtar, kanë plotësisht të drejtë, kur të dihet se si Serbia po sillet ndaj nesh. Taborri tjetër, edhepse pajtohet me taborrin e mendimit të parë, kërkon që ta largojmë taksën sepse kjo është kërkesë e mikut tonë të madh SHBA-së. Të tregohemi largpamës dhe të kemi strategji politike, që edhe të largojmë taksën po edhe të dalim faqebardhe dhe fitues.

 Kryeministri Haradinaj duhet t´i analizoi këto dy anë dhe të merr vendimin e duhur. Mendimet e dy taborreve t´i ndaj në dy duart dhe t´i peshoi. Cila anë peshon më shumë? Cili mendim është më i mirë për vendin? Cili mendim na shpie drejt zgjidhjes? Ta mbaj fjalën dhe të mbroj veprimin e vetë, por pa SHBA-të, apo ta zgjedh këshillën amerikane dhe t´i kete ata me vete drejt rrugëtimit tonë. Njërën duhet zgjedhur, po cilën ?! Koha është për të vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat