SBASHK Ushtron Presion!

Opinione

SBASHK Ushtron Presion!

Nga: Milazim Maraj Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:03
Milazim Maraj

•Anëtarësimi dhe dalja nga anëtarësia është e drejt e garantuar e çdo mësimdhënësi.                                                  

• SBASHK-u nuk ka të drejt të detyron mësimdhënësit.                                                                                                                           

• Organet kompetente të marrin masa paraprake për të penguar  zhvillimin e ekseseve të mundshme.

Pas përfundimit të një greve  tre javore shumë të dëmshme dhe  krejtësisht politike që arsimit të Kosovës i  kushtoj më shumë humbje të orëve dhe dekoncentrim të madh të procesit të mësimit. Vazhdon presiononi i SBASHK-ut ndaj mësimdhënësve. Më këto pasoja të ndërprerjes së mësimit mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit po përballen tani. SBASHK-u, nuk kishte studiuar mirë këto humbje dhe pasojat. Madje as  nuk realizoj premtimet e dhëna në fillim të grevës por u pajtua më ofertën e Qeverisë që e dha para greve, pa e ndërprerë fare mësimin. Të pa kënaqur më  grevën,seriozitetin e SBASHK-ut   dhe  më ligjshmërinë  e shfrytëzimit te të  drejtës dhe lirisë së tyre,  të më keqardhje  për këto pasoja disa mësimdhënës  kanë reflektuar; ata kanë vendosur të largohen nga  SBASHK-u.  Por tani për  realizimin e të drejtës së tyre kanë has në pengesa.  SBASHK-u në shkollë  nuk ka shqyrtuar  vendimin e këtij grupi të mësimdhënësve,  që është e obligim i  tyre . Kështu që në  vend të shqyrtimit të kërkesës se tyre  të drejt dhe  ligjore SBASHK-u në nivel shkolle nuk shqyrton fare këtë  vendim të  mësimdhënësve kolegë të tyre. Një grup  prej 16, mësimdhënësish  kanë dorëzuar këtë njoftim  më të cilin njoftoj drejtorinë  e shkollës dhe SBASHK-un në shkollë, që nuk duan të jenë më  tutje anëtarë të  kësaj sindikate. Njoftimi i dorëzuar në shkollë më datë: 11.02.2019 mbanë Nr. Prot. 649/19. Pasi që Kryesia e SBASHK-ut në SHFMU”Lidhja e Pejës” në Novosellë , Komuna Pejë, nuk e ka shqyrtuar këtë vendim, ky grup i mësimdhënëse  i drejtohet kryesisë së SBASHK-ut në Prishtinë, më të njëjtën kërkesë më datën 12.02.2019. SBASHK-u ,nga Prishtina nuk kthehet ndonjë  përgjigje por në shkollë vjen  përfaqësuesi i SBASHK-ut  nga Peja.  Ky aktivist i SBASHK-ut  kërcënon  mësimdhënësen që kishte nënshkruar listën e mësimdhënësve që duan ta braktisin SBASHK-un në   SHFMU”Lidhja e Pejës” në Novosellë . Këtë  mësimdhënëse e kërcënon  se do ta padis në gjykatë. Kërcënohen pa të drejt  mësimdhënësit që duan të dalin nga  SBASHK-u. Ata i drejtohen mësimdhënëses që e kishte nënshkruar listën më emra të 16, mësimdhënësve që dëshirojnë të dalin nga sindikata, me tone të larta, këtë kërcënim e përsëritë disa herë.  Kjo ndodhi në shkollë kur drejtori i shkollës nuk ishte prezent. Kjo gjendje e krijuar në shkollë ka  irrituar mësimdhënësit të cilët më të drejt shfaqin dëshirën e tyre legjitime. Punëdhënësi ka obligim ligjor  që kërkesën e mësimdhënësve ta zbatoj në bazë të legjislacionit në fuqi.  Kështu  këta mësimdhënës  të i liroj nga pagesa e anëtarësisë në këtë sindikatë.  Anëtarësimi dhe dalja nga anëtarësia është vendim individual dhe i lirë i çdo anëtari. Kërcënimet që u behën mësimdhënësve janë të  kundërligjshme. SBASHK-u duhet të njoftoj aktivistet e vetë militant  më të drejtat dhe liritë e anëtarëve; që aktivistet  të mos bijën pre më veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit të tyre në shkolla.  Kjo praktikë negative duhet të ndalet,që të mos krijoj paqartësi , eksese dhe prishje të marrëdhënieve  kolegjiale të mësimdhënësve. Kjo do të ndikonte keq në bashkëpunim gjatë procesit të mësimit. Krijimi i atmosferës negative në shkollë  do të ndikonte në thellimin e mëtutjeshëm të degradimit të procesit e mësimit. Këto pasoja do ta thellojnë edhe më shumë  zbritjen e cilësisë së  mësimdhënies dhe  nxënies,do ta ulin në vazhdimësi  përformancën e shkollës.                        14.02.2019- Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat