Me fantazma sekrete

Opinione

Me fantazma sekrete

Nga: Ragip Guraziu Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:13
Ragip Guraziu

Me ‘’fantazmat’’ sekrete të Kryeministrit Haradinaj dhe Presidentit Thaçi,dhe Grupi të dialogut, në 11 vjetorin e Pavarësisë, Kosova drejt ndarjes dhe Izolimi po thellohet 11 vjet të nëntokës dhe krimit të organizuar  

Në 11- vjetorin e ditëlindjes së Republikës së Kosovës ndryshimi i vetëm pozitiv është që po e gjen Kosovën me ushtri, por hija e zezë që e zbeh këtë është shifra me 14 shtete të tërhequra nga njohja e pavarësisë dhe shkatërrimet tjera tej mase që politika i ka bërë dhe po i bën vendit, duke rrezikuar edhe ndarjen dhe copëtimin e shtetit.

Çka mbron ky shtet i shkelësve të ligjit?!

Çka mbron pra ky shtet?  Si po dështon drejtësia që të hetojë e të ndëshkojë shkelësit e ligjit dhe kriminelët? Kësaj situate i thonë një marre që s'e mbulon turpin edhe një imoralitet për kosovarët.  Prandaj, edhe pyetja ime është: Çka mbron pra ky shtet? Si po dështon drejtësia që të hetojë e të ndëshkojë shkelësit e ligjit dhe kriminelët?

11 Vjeorin e pavarësisë na ndodhi edhe një marre e madhe?!

Se shteti i Kosovës ka dështuar ta ndërtojë si duhet, madje minimalisht sistemin ë drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për qytetarin, më së miri tregon vetë rasti i abuzimit të 16- vjeçares në Drenas, e cila ra viktimë vetëm pse drejtësia është tërësisht e kapur, pasi Prokuroria mbylli rastin për policin hetues dhe mësuesin, dhe kështu. Pra, edhe kjo derexhe iu nevojit Kosovës,që e vuri Kosovën në siklet se çka po ngjan dhe si po ngjan kështu?! Nuk ka dështim më të madh se të vijë drejtësia deri në këtë derexhe, ku polici hetues e bën ligjin si të dojë dhe qytetarët e shkretë nuk marrin kurrë drejtësinë, por abuzohen nga ata që duhet ta zbatojnë ligjin,dhe kjo le të kuptojë se si e degradoi politika e inkriminuar edhe shoqërinë kosovare, duke shtuar imoralitetin në çdo skutë shtetërore.

 Në 11- vjetorin e ditëlindjes së Republikës së Kosovës ndryshimi i vetëm pozitiv është që po e gjen Kosovën me ushtri, por hija e zezë që e zbeh këtë është shifra me 14 shtete të tërhequra nga njohja e pavarësisë dhe shkatërrimet tjera tej mase që politika i ka bërë dhe po i bën vendit, duke rrezikuar edhe ndarjen dhe copëtimin e shtetit.

“Këtë 11-vjetor është e vërtetë se Republikës së Kosovës, nga gjithë kjo që shkruam më lart, po i rrezikohet edhe ndarja, sepse me këso klase politike të inkriminuar dhe krime të organizuara nuk bëjnë asgjë për shtetin dhe popullin e saj. Pra, kështu po e pret Republika e Kosovës ditëlindjen e 11-të, si e shkatërruar nga kjo klasë e inkriminuar politike, të cilët përveç inkriminimit në krim të organizuar, e të cilin e dinë shkëlqyeshëm, nuk bëjnë asgjë për shtetin dhe popullin, por përkundrazi i shkaktojnë shtetit në baza ditore dëme të pariparueshme”, u shpreh ai.“Një e vërtetë ekziston, se e kanë humbur tërësisht besimin në këtë klasë politike edhe qytetarët, por edhe bashkësia ndërkombëtare.

Shtrohen pyetja si po mbetet Kosova edhe pse 11 vjet shtet i pavarur dhe 20 vjet në liri, shtet i krimit të organizuar dhe nëntokës së mafio-oligarkëve, pa ekonomi të tregut, por me monopole, pa sundim të ligjit e me krim të organizuar, pa arsim të mirëfilltë dhe me gjysmanalfabetë, pa shëndetësi e me shumë të sëmurë, pa e kontrolluar tërë territorin e vet, pa e njohur si shtet të gjithë qytetarët e saj, pa ushtri, pa liberalizim të vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë e pa shumëçka tjetër bazike për jetë normale të qytetarëve”, vijoi më tej Guraziu.

Unë kam përshtypjen se Kosova është bërë një vend ku nëntoka kriminale është mbi ligjin dhe vendos për gjithçka natën e ditën dhe ku për shkak të mossundimit të ligjit pandëshkueshmëria është bërë normë dhe kësaj klase politike kaherë i ka humbur rruga në oborr, dhe veç shkatërrimeve tjera që kjo politikë momentale e kriminalizuar do të na dërgojë deri te copëtimi i trojeve të Kosovës, si vend i humbur dhe i shkatërruar, dhe kjo klasë politike me nëntokën e saj duhet të ecë nga politika, por nuk duhet shpëtuar kurrsesi nga llogaridhënia, sepse, po qe se u referohemi Kushtetutës dhe ligjit, këta të gjithë duhet të burgosen.

Si të festojmë?!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duhet të jetë në dijeni se Kosova është kryesisht produkt amerikan si shtet, prandaj nuk ka asnjë interes që të përkeqësohen dhe acarohen raportet me SHBA-në.

Dhe tani po duket që veç iu hakmor kryeministrit, sepse komandanti i Gardës Kombëtare të Iovas, gjeneralimajori Timothy Orr, e ka anuluar vizitën në Kosovë, duke ia bërë me dije kryeministrit Haradinajt se duhet të jetë i dëgjueshëm për amerikanët, të cilët e kanë përkrahur dhe do ta përkrahin Kosovën deri në fund të finalizimit totalisht, të ndërtimit shtetit, duke përfshirë këtu dhe ruajtjen e kufirit dhe tokës arbërore të shtetit të Kosovës. Mirëpo, kryeministri Haradinaj kështu siç ka filluar do ta futë vetë edhe Kosovën në izolim, nëse nuk merren parasysh kërkesat miqësore të miqve ndërkombëtarë, sidomos atyre amerikanë.

Nëse nuk i ndryshon qëndrimet kjo lë të kuptohet se Haradinaj po e bën këtë vetëm për vota, që të dalë nesër para elektoratit dhe të thotë se ai nuk e heq taksën dhe nuk dëgjon askënd, por ky do të jetë pozicionim i gabueshëm, sepse Haradinaj nuk e mendon se me Amerikën nuk shtyhet, nuk shtyhet me shtetet e mëdha, e Kosova që është kryesisht produkt amerikan si shtet dhe pret shumë nga mbështetja amerikane.

Duhet t’i lërë Haradinaj kapriçiet individuale në favor të shtetit dhe interesit nacional, e jo të niset nga parimi i interesat individual. Tani, siç jemi në dijeni, janë anulimet e disa vizitave dhe mosardhja e figurave të larta shtetërore në vizitë në Kosovë, shenja që flasin se shtetet mike po i izolojnë pushtetarët e Kosovës, sepse shumë nga këta edhe kanë punuar për ta shkatërruar imazhin Kosovës, shumë nga këta politikanë që tani asnjë figurë ndërkombëtare me peshë serioze nuk dëshiron që të takohet me ta.

Ky përvjetori më i zbehtë i pavarësisë së Kosovës që po e presin qytetarët e zhgënjyer, në mes tjerash edhe për shkak të rrezikut që po i kanoset shtetit të ri nga vetë politika e inkriminuar që për shumë kohë ka kapur majat e pushtetit , e cila po bënë pazare të ndyra edhe me territorin e shtetit për interesa puro-personale!?

Ndryshe përfaqësimi  nga pushtetarë të cilët luftojnë për interesa personale dhe për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale në njërën anë, si dhe përfaqësimi i cunguar dhe jolegjitimiteti i tipit të Shpend Ahmetit në Ekipin negociator, e vështirëson përparimin e Kosovës në dialogun me Serbinë? Pse platforma do të duhej t’i nënshtrohej një shqyrtimi publik para se të kalojë në Kuvend? Pse edhe një ligj pa ndonjë rëndësi të madhe kalon në shqyrtime publike, e pse nuk u dashka që një dokument  i tillë, me kaq peshë, të mos diskutohet me qytetarët e vendit?! A lë të kuptosh shpejtësia me të cilën është bërë kjo platformë në terr për dialogun me Serbinë, se përmbajtja mund të jetë shkel e shko dhe e pa vlerë!?A do të kalojë kjo platforme edhe ne Kuvend pa asnjë problem, në saje të pazareve paraprake që Shpend Ahmeti i ka bërë paraprakisht me qeverinë aktuale ? Si po e mbajnë peng Kosovën liderët interesxhinjë e mafiozë që punojnë vetëm për klientelat kriminale e korruptive në vend!?

Mustafa- Thaçit  një selam (bumerangë) në prag të shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë

Korrigjoji mexhat e arave tua, mos i prek kufijtë e Kosovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë një mesazh për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe idenë për korrigjim të kufirit, duke i thënë se ai mund t’i korrigjojë vetëm mexhet e arave të veta, dhe asesi kufijtë e Kosovës.

Sipas tij, hapja e dialogut për kufijtë është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit.

I pari i LDK-së ka thënë se nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me kufijtë, duke iu referuar Presidentit Thaçi, ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta.

Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.

Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovë

Thaçi i premtoi NATO’s se FSK’ja nuk do të hyjë në Veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2013 i kishte premtuar NATO's se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR'it.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, para mbledhjes së Ministrave të Brendshëm të shteteve anëtare të Aleancës Veriatlanike, tha se FSK nuk guxon të hyjë në Veri, pa lejen e KFOR’it.

REL, duke u thirrur në burime të saj brenda NATO’s, thotë se ekzistojnë letra që ka këmbyer Presidenti Hashim Thaçi, në vitin 2013 kur ishte kryeministër me ish-sekretarin gjeneral të NATO’së, Anders Fogh Rasmussen.

 “Në thelb, kryeministri i atëhershëm Thaçi kishte premtuar se FSK-ja nuk do të shkonte në veri

të lumit Ibër pa një marrëveshje me komandantin e KFOR-it”, citohet një zyrtar i NATO’s t’i ketë thënë Radio Evropës së Lirë.

Sekretari i tanishëm i NATO’s ka refuzuar që të përgjigjet, kur është pyetur për këto letra.

Ndërkaq, burim i REL'it ka konfirmuar se dokumenti asnjëherë nuk është publikuar, pasi që nuk ishte i nënshkruar. “Nuk është marrëveshje. Është një shkëmbim privat i letrave mes kryeministrit të atëhershëm Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të Përgjithshëm Rasmussen”, ka sqaruar më tej burimi.

Sipas fjalëve të tij, deri tek ky letërkëmbim ka ardhur në periudhën pas arritjes së marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë dhe para rinisjes së dialogut në vitin 2013.

Në 11- vjetorin e ditëlindjes së Republikës së Kosovës ndryshimi i vetëm pozitiv është që po e gjen Kosovën me ushtri, por hija e zezë që e zbeh këtë është shifra me 14 shtete të tërhequra nga njohja e pavarësisë dhe shkatërrimet tjera tej mase që politika i ka bërë dhe po i bën vendit, duke rrezikuar edhe ndarjen dhe copëtimin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat