17 shkurti 2008 - thelbi dhe kuptimi i mbrojtjes së tërësisë shtetërore të Republikës së Kosovës

Opinione

17 shkurti 2008 - thelbi dhe kuptimi i mbrojtjes së tërësisë shtetërore të Republikës së Kosovës

Nga: Ali Kelmendi Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 13:32
Ali Kelmendi

Sapo të ndjehemi se vendi ynë është i kërcënuar  e me rreziqe, ne duhet të vendosemi në themelet e 17 Shkurtit 2008, të  shpalljes së Pavarësisë dhe të ekzistencës sonë shtetërore.

Kjo ka të bëjë me themelet historike të shteteve të reja në formim e sipër siç jemi ne. Vetëm në afat të gjatë, levizjet nga jashtë dhe përvojat e brendshme të një populli dallojnë atë, që është me të vërtetë thelbësore për te.

Pas luftërave, nacionalizmi nga jashtë po bën hapa të mëtejmë përpara, ndërsa i yni ka rënë nën çdo nivel dhe lirisht mund të thuhët së në shoqërinë tonë nuk fare nacionalizëm, qoftë edhe – nacionalizëm pozitiv, kur është në pyetje mbrojtja Sovranitetit shtetëror dhe e kombit në përgjithësi?!. Jemi bërë kosmopolitë siç thonte dikur Avdi Baleta. Por, një kërcënim serioz nacionalist për një vend, ndikon në parimin demokratik të shtetit, dhe e venë atë në pikëpyetje. Si gjithnjë ekzistojnë tëndencat e jashtme nacionaliste fqinjësore për të shpallur nje dominim të pakushtëzuar të vullnetit mbi të menduarit e veçanërisht në politikë. Megjithatë,  një politikë pa qellime të qarta reale nuk është ndërmarrje, por është gjthmonë një avanturë. Këtu rënditën, avanturistet mashtrues, manipulues, kompromisaxhi, tradhëtarë  që pa i dëtyruar askush nga brenda u hynë avanturave shum të rrezikshme për kombin dhe shtetin. Me hyrë, hyjnë lehtë, por për të dalë pak si më vështirë. Kjo ndodhë pasi që në lojëra të pista futën me hile dhe për interesa të huaja dhe bëhen eksponentë të qeverive të huaja. Kur u kuptohen qellimet, lindin mosmarrëveshiet,  sëpari brenda partisë së vet, mes të partive tjera, mes të liderve partiakë si në rastin tonë në mes të Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit të vendit. Presidenti riaktualizoj pa pikë nevoje e turpi ndryshimin e kufinjëve, pa autorizime, pa transparencë dhe pa mbështetje në kushtetutë, bile edhe kundër saj duke e shkelur atë me të katërtat. Kryetari i Kuvendit organizon  grevat që morën dhenë për rritje pagash, pa buxhet të sigurtë dhe pa para, mandej del para mediave së unë jam ky; „diki diku“ që i ndaloj ato!!! Kryeministri ven taksën e 100 % ndaj Serbisë dhe Bosne Herzegovinës, plotësisht me vend, por me kujdes deri atëherë, për mosprishje të miqësisë së përjetëshme me amerikanë. Ata duhet dëgjuar patjetër. Amaneti i dr Rugovës për miqësi të përhershme me amerikanet duhet respektuar dhe ruajtur me kujdes.

Nga ana tjetër ne e ndjejmë se sa shum depërtuese në jetën tonë është problemi i luftës dhe paqës, dhe jo vetëm si shpërthim i hapur i dhunës, por rrënjet e luftës shkojnë shum më thellë, kështu që lufta nga jashtë mund të ndodhë, sepse ajo e brendëshmja është në mesin tonë. Shtrohet pyetja nga na vjen kjo? Për arsyera se në  një hapësirë të kufizuar ndikojnë inisiativa, interesa dhe kahje të ndryshme të politikanëve; dhe jo vetëm të ndryshme, por edhe kundërthënëse ndërnjerëzore, diplomatike, bashkëdrejtuese, bashkqeverisese e sidomos të atyre në mes ndarjeve të pushteteve,  siç u theksua më lartë etj. etj.

Pra, si mund të ndodhë që mendimi i njërit t’i kundërvihet skajshmerisht tjetrit kur është në pyetje çështja kombëtare dhe mbrojtja e shtetit.  Për anën luftarake s’po flas, por nevojitet deomos ndëruar dhe respektuar miqtë e jashtëm, dhe të njëjtëve duhet ndejtur gjithnjë gaditur.

Natyralizmi i merr gjërat si të vetëkuptueshme, gjë që e njëjta mbretëron gjithkund në natyrë.  „Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve“. Të shtazët e sojit të njëjtë nuk ndodhë e njëjta, dhe kanë një rregull të saktë. Gjatë jetës së tyre shtazët vrapojnë në gjëndje të çrregullt, mirëpo rrugës së tyre nuk e shqetësojnë njëra tjetrën. Përjashtim bejnë grabitqarët dhe mishngrënësit. Luani, mbyt për të jetuar. Mbeturinat e tij i hanë hienat dhe korbat.“ Survivel-Mbijetesa“

Mes njerëzve, mu këta grabitqarët dhe mishngrënësit na e prishën, dhe po e prishin gjithnjë rëndin shoqëror, duke ngrenë vetëm mish, dhe tepricat ua hudhin militantëve, edhe edhe…etj. Gjatë dhe pas luftës sonë u hëngrën kokat shumë burrave dhe patriotëve më eminentë kosovarë. Që atëherë vazhduan me pangopësi ndaj pronave, pasurive, parave dhe pozitave të paprekshme dhe të përhershme. Shtihën së gjoja përlahën mes veti, por në fund të gjithë hanë dhe lëpijnë në një sahan. Këta, na morën në qafë me të gjitha të zezat që na i bënë dhe po i bejnë si dje ashtu dhe sot. Po frikësohemi së po na afrohët më e keqja pas shpalljes së Pavarësisë së 17 Shkurtit 2008. Po bëhen 20 vitë pas luftës dhe 11 vitë pas shpalljes së pavarësisë.  Pas 20 viteve së pari i dëgjohët zëri ASHAK-ut, Akademisë së shkencave, së si duhet vepruar  me dialogun gjithpërfshirës dhe kundër ndryshimit të kufijve, dhe rreziqet që do të paraqiteshin nëse shtrohën çështja e Sovranitetit në tavolinen e bisedimeve. Nuk është për t’u çuditur së edhe ASHAK-u është i kapur nga shteti. Katërciperisht e konfirmoj dhe tradhëtoj çështjen e kufijve me delimitim – ndryshim të tyre, vetë Kryetari i Akademisë së Shkencave Hivzi Islami, kur ju dhanë Malit të Zi 8270 hektarë të Rugovës kreshnike. Sa befasi, që s’pati asnjë reagim nga ASHAK-u ( ARSHAFI i tharë pa pikë yndyre)!!! Nuk mbeti askush dhe asnjë institucion pa u kapur!!! E kapur është edhe Bashkësia Islame. Asnjë fjalë nuk u dëgjua edhe prej saj!!! Ajo reagon kur ndodhë diçka në botën arabe, kur, siq flitej së regrutojë kosovarë pë në Siri. Në Kosovë, kur është pyetje shteti, ata bëhen si trup i huaj! Finansohën nga bota arabe dhe kushedi kush, për ndërtime xhamishë të Erdoganit, dhe as skamnorët nuk i varrosin pa para! etj etj.

Nuk po i anashkaloj edhe 60.000 veteranët, militantë të partive në pushtet, të të cilëve nuk ju ndie fare zëri !!!;  për Ҫakorr - Hajlë -  Kullë e Zhlebit dhe humbjen e sovranitetit të shtetit. E sot ku janë prap, kur po rrezikohet sërish sovraniteti dhe po rrezikohën themelet  e shpalljes së Pavarësisë.

Jo. Jo. Nuk na ka mbetur neve si popull kurgjë tjetër, vetëm që të gjithë të ngrihemi  në këmbë kundër së keqës, me revolucion, demonstrata, dhe ta çkapim njëherë e përgjithmonë shtetin prej tyre, dhe t’i largojmë këta mishngrënës, dhe korba të zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat