Opozita shqiptare do "stërpik si fëmijë" Ali Ahmetin gjatë zgjedhjeve presidenciale

Opinione

Opozita shqiptare do "stërpik si fëmijë" Ali Ahmetin gjatë zgjedhjeve presidenciale

Nga: Sulejman Mehazi Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 06:01
Sulejman Mehazi

Ne nuk besojmë, por nëse është e vërtetë se, Ali Ahmeti, me rastin e Zgjedhjeve Presidenciale ua ka zgjatur dorën Selës dhe Bilallit për bashkimin e votave shqiptare për president shqiptar, e, këta jo që e kanë mohuar e refuzuar, por edhe e kanë ofenduar, atëherë lirisht mund të themi se partitë opozitare shqiptare rëndë kanë gabuar.

Nëse opozita shqiptare mendon se në këtë mënyrë ta mposht Ali Ahmetin, përsëri rëndë gabojnë. Kjo mënyrë e veprimit politikë e opozitës shqiptare i konvenon më së shumti BDI-së, këto veprime politike të Selës e Bilallit vetëm që do "stërpikin si fëmijët e vegjël me ujë" Ali Ahmetin e kurrgjë tjetër.

Jo, jo e nderuar opozitë shqiptare s'mundet Ahmeti në këtë mënyrë, veprimet tuaja politike mund vetëm ta dëmtojnë me më pak vota, por jo  ta fitoni BDI-në.

Ju, opozitë e dashur nuk e mundët Ali Ahmetin kur ishte i vetmuar dhe i dobët gjatë zgjedhjeve parlamentare, tani partia e Ahmetit është tre fishë më e fuqishme: me PDSH-në, me partinë e Gashit, Mehmetit dhe  LSDM-në e Zaevit. Po, ju mund ta dobësoni pak, por s'mund ta fitoni.

Dallimi i juaj prej Ali Ahmetit është se, atij, i mundësohet të bëjë lojëra politike për të fituar, kurse ju, e nderuar opozitë, mundoheni ta bindeni popullatën  t'ju votojnë jo për ta mundur, por për ta dëmtuar e "stërpikur si fëmijët e vegjël" BDI-në.

Shtojcë:

Lexuasit çfarë të duan le të mendojnë e komentojnë, ama, artikullshkruesi është më opozitë se opozita shqiptare, partitë opozitare kritikojnë, ofendojnë për të marrë pushtetin, kurse...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat