Platforma e mashtrimit- skllota e fusnotës- Komunikata 59

Opinione

Platforma e mashtrimit- skllota e fusnotës- Komunikata 59

Nga: Haki Abazi Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:08
Haki Abazi

Një kohë të gjatë Edita Tahiri ishte krye-negociatorja e një procesi dëmtues, zhagitës, degradues e zhagmbajtes. Ne te gjithë atë proces te mbrojtur me fanatizëm nga Edita Tahiri u prodhuan shtyllat mbi të cilat po formësohet realiteti i turpshëm i zvogëlimit, izolimit dhe degradimit të shtetit.

Kur Edita Tahiri u bë poçavër e ndotur majftueshëm, Thaçi e hodhi atë për të kapur tre poçavra të reja ose pjesërisht të reja por dosido të gatshme për të fshirë pisllëk për një kohë. Kryeministri Haradinaj dhe dy të ashtuquajturit kryesues të delegacionit qeveritar (jo shtetëror). Platforma e tyre u shpall e vdekur para se ta shihte dritën. Në Konferencën e Sigurisë në Munich, mes fjalëve retorike, zhurmës me lot krokodili se po kërkon nga Serbia llogari për dhunimet e vrasjet (që nuk e ka bërë qe 15 vite në proces) e tha të qartë se do të bëjë kompromisin. Platforma e qeverisë u shndërrua në letër tualeti. Nëse Thaçi nuk respekton kushtetutën, pas njëzet viteve krijon mjegull me komunikatat banhofit, çuditërisht në frazën manipuluese të musketarëve ai do të fillojë të respektojë një platformë që e ka bërë një komision që partia e tij e ka në dore dhe luan me të si me miun e ngordhur. Është tragjike sa larg mund të shkojë hipokrizia dhe është komike se sa naiv janë.

Ashtu siç Edita Tahiri me hamendësime arrogante portretizonte se ishte shpëtimtarja e vendit, se fusnota do të shkrihej, e në fund nga fusnota e ngrirë/shkrirë e saj Thaçi krijoji skllotën; tani këta tre musketarët që krekosen se kinse me platformë po e ndalin Thaçin, e kundërta, po ja bëjnë të mundur që të vazhdoje me procesin jo kushtetues, por që në fakt janë aty për interesin e tyre dhe faktorizimin nëpërmjet zhvatjes se buxhetit, hipe punësimeve, dhe hallkën tjetër të zhbërjes së shtetit. Në rastin e PSD-së po e shfrytëzojnë "muajin e mjaltit' të paguar me paratë e divorcit.

Këta musketarët janë verbëruar para fakti se janë bërë trampolina e Thaçit për ndarjen e Kosovës, janë bërë trampolina manipuluese e Veselit, i cili i fyen publikisht në parlament, i keqpërdorë e manipulon fëmijët për propagande mediale, ju kanë mundësuar të vazhdojnë kapjen e shtetit nëpërmjet piunëve të tyre që kryesisht janë njerëz më të kaluar të dyshimte në sistemin komunist ose familjare të afërt të tyre. "Zhvatje deri në asht". Thaçi është duke pritur momentin kur në mënyrë dinake e aktivizon gjykatën kushtetuese për t'i dhënë të drejtën atij për të nënshkruar çfarëdo marrëveshje. Këtë e dinë musketarët, por derisa i mbushin xhepat me para nuk duan të lodhen me faktin që janë bashkë kryes të veprimit anti-kushtetues. Ky është një sandviç e helmuar "Tradhti kombinuar me hajni"

Në ndërkohë të tre musketarët kanë një agjendë paralele atë të vendosjes së njerëzve nëpër vende pune ku nuk bëjnë asgjë, tentim zëvendësimi të modelit të keq me një të njëjtë, agjentet e zgjedhjeve, grumbulluesit e votave. E gjithë kjo pune ka një anë të mirë që kryetari i Prishtinës duke qenë i zënë në rolin e tij të trampolinës për Thaçin ka mundësi që dikush nga jashtë mund të filloj të kryej punën e tij e ai i bashkohet korit të verërave e darkave e drekave falë të paguara nga paraja publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat