Në këtë politikë nuk po ka pikë!

Opinione

Në këtë politikë nuk po ka pikë!

Nga: Milazim Maraj Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Milazim Maraj

Nuk ka jo dhe pikë dhe as po dhe pikë. 

Ka jo por dhe po por.

“Politika dhe morali nuk shkojnë gjithmonë bashkë, por mos e thëntë zoti të kemi polikë të pa moralshme”. Kështu thoshte i madhi  Dr. Fehmi Agani.                               

Pas lufte do të filloj një tjetër luftë por jo me të njëjtit njerëz dhe as më të njëjtit kundërshtarë. Kështu thoshte Heroi i kombit Agim Ramadani.

Ata që thirren në ruajtjen e miqësisë dhe partneritetit më SHBA-në duhet të kenë parasysh së SHBA i donë kriminelet në burg.

Tani u pa së morali dhe politika jo vetëm që nuk po shkojnë bashkë por që shumë rrallë po takohen. Nuk ka “jo” për kufirin më Malin e Zi. Nuk ka jo as për kufjet  tjerë.  Ka jo por dhe pastaj kur ndërrohet pozita në pushtet pason heshtja si “po” e heshtur. Lufta për liri ishte e përgjakshme. Atë e bënë njerëz tjerë, luftuan, vuajtën, u gjymtuan humben  jetën, familje të tera ose pjesëtarë të familjes, humben pasurinë që e kishin, humbjen e tyre e shkaktoi Serbia dhe pjesën që mbeti nga ajo e morën uzurpatoret pas lufte. Këta uzurpator në pushtet erdhën më vota të vjedhura, erdhën të pështjellur me një perde nacionaliste, që shitej shtrenjtë në treguan politik të pas luftës në Kosovë. Për të rrit më shumë këtë joshje ndikoi marka e prodhimit të perdes (AL).

Pastaj filloi depërtimi i Serbisë në politiken e Kosovës për mes të rrugës së Kombit. Lidhja në transmision më 700 spiunet e deklaruar të Millosheviqit i gjeti më ingranazhe të hapura dhe kyçja u bë pa mundim. Pushtetarët e rinj filluan më vjedhjen e zyrave të dëshmive, kjo nuk beri shumë bujë nga se shumë më herët i kishin uzurpuar mjetet e informimit. Ky aksion u doli më sukses nga së u mbuluan gjurmët e bashkëpunimit me UDB, për krimet kundër shqiptarëve pas lufte dhe siguruan një sasi thesari pa djersë. Kjo pa djersë tingëllon përsëri si normale sepse kriminelet nuk derdhin djersë. Kështu gradualisht jo normalja u bë e zakonshme. Vendin tani e kaploj një gjendje kome. Humanizmi u zëvendësua më grabitje, vjedhje korrupsion. Nëse para lufte ishte mirë të jesh human tani pas lufte është “modë”të jesh i pasur madje sa më shpejt të pasurohesh më i shkathët çmohesh.

Nëse para lufte çmohej ai që falte tani pas lufte çmohet ai që grabitë më shumë. Nëse paralufte çmoheshin njerëzit e sakrificës për çështje kombëtare tani çmohen shumë  sekserët, financiar, politik të brendshëm dhe të jashtëm. Nëse dikur çmohej vetësakrifikimi për çështje  të përgjithshme dhe madhore tani çmohet sakrifikimi i të tjerëve dhe vendit për interesa grupore apo  personale.                                                       

Tani imponohet pyetja: A kemi mbërri në kulmin e politikes së pa moralshme?!. Nëse përgjigjja na del po dhe si duket është Pooooo!!!!.   

Duhet të filloj sa më shpejt organizimi i luftës pas lufte.

Kjo sipas Heroit të Kombit Agim Ramadani do të ndodhë më njerëz tjerë dhe kundërshtarë tjerë. Por do të ndodh edhe me mjete tjera. Duhet të luftohet pa mëshirshëm krimi i organizuar dhe korrupsioni. Të luftohen dëmtuesit e Arsimit  të Kosovës pastaj  të vazhdoj në të gjitha fushat e shtetit të ri dhe të plagosur pa mëshirshëm nga këta dëmtues. Nga këtu do të kemi ndryshim të gjendjes në të gjitha fushat e jetës në Kosovë. Të zgjedhim njerëz të aftë dhe të përgjegjshëm në institucione tona. Njerëz që e ruajnë dinjitetin e vet dhe nuk bijën në kënetat e lakmive jo meritore. Asistentet  më fustane   të  shkurtër të zëvendësohen më ato që kanë vizion të gjatë. Të zhvillohet kjo luftë e pa kompromis brenda subjekteve politike që në krye të këtyre subjekteve të vijnë gjenerata të reja më vizion të plotë për të ardhmen e vendit dhe njerëzimit. Vetëm kështu do të realizojmë amanetin e atyre që na falen jetën e vet për të jetuar ne. Vetëm pas kësaj lufte mundë të flasim për vlerat tona kombëtare. Vetëm pas kësaj fitoreje mundë të thirremi së jemi pasardhës të Nënë Terezës. Pasardhës të Gjergj Kastriotit dhe vargut të patrioteve dhe dëshmorëve që është shumë i gjatë. Të bëjmë politiken  parimore, kur themi PO të jetë PO dhe kur themi JO të jetë JO pa parashtesën por.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat