Lartë madhëria e jote taksë!

Opinione

Lartë madhëria e jote taksë!

Nga: Dedë Preqi Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Dedë Preqi

Taksë, sa emër i rëndësishëm u bëre në Kosovë, pse jo edhe në rajon e më gjërë deri në arenën ndërkombtare emri i juaj muar jehonë të madhe. Ku ishe më herët, të dual gjumi vonë, duke dhënë një përgjigje të dukshme dhe shumë pozitive dhe për të treguar rrolin e shtetit tënd, të cilit do t’i duhet t’i bëjë vetë llogaritë me çështjet më më peshë të vendit.

Është e vërtetë se rroli i taksës po bëhët gjithnjë e më populist në rajon, posaqërisht me shtetin fqinj të Serbisë, mirëpo është e qartë se çfarë rroli po luan Serbia ndaj shtetit të Kosovës, duke e penguar në çdo hap të jetës së shtet ndërtimit dhe ndërkombtarizimit, dhe reciprociteti është një imponim, apo dhuratë që duhet të “kthehet”, për faktin çka është duke vepruar Serbia ndaj Kosovës.

Është shumë e çuditshme se iniciatorët e këtij projekti në Kosovë, të cilin e ideuan taksën, tani nuk po krekosen që janë ideatorët e saj, por po përpjekën që ta heqin këtë lloj takse, kinse një gjë të tillë po e kundërshtojnë edhe miqët tanë ndërkombëtarë, që do të ishte një iluzion i tmershëm, mes agresorit dhe viktimës, sepse është rreziku i ngatërrimit të forcës me përuljen dhe drejtësinë objektive të interesave njerëzore.

Kosova nuk është ajo, e cila dëshiron të humb miqtë e vet dhe nuk është ajo që dëshiron një gjë të tillë, sepse në saje të tyre është ajo që është sot shtet, por në imazhin e vet të shtetndërtimit dhe projekteve ndërkombëtare, ajo po pengohet nga Serbia e Vuçiqit, prandaj e gjithë kjo e ka një kurthë në vetën e saj, që po ia kurdisë Kosovës, e cila nuk dallon nga projektet e Millosheviqit.

Taksa e qeverisë së Kosovës, ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, ka marrë aq zë, sa nuk ka cep të botës, që nuk e ka proklamuar Serbia, madje edhe nga një këndvështrim shumë i çuditshëm, edhe debatët e zhvilluara në Këshillin e Sigurimit në OKB, si edhe në shumë debate dhe Konferenca të Brukselit, flitet më shumë për taksën e Kosovës, se sa për luftat e rajonëve dhe botës, çka do të thotë kjo, çfarë roli po luan politika e Serbisë edhe në arenën ndërkombëtare.

Lartëmadhëria e jote taksë, në këtë vit më shumë e ndërkombtarizove ti Kosovën se askush tjetër, dhe përmes teje, tani do hapën edhe tema të rëndësishme me Serbinë, e cila më shumë e ka hallin e humbjes së milionave dhe po përpjekët për ta hequr taksën, se turpërohet dhe përulët për gjenocidin që ka shkakëtuar ndaj popullatës së Kosovës dhe rajonit.

Lartëmadhëria e jote taksë, ti zbulove shumë gjëra të panjohura per Kosovën deri më tani, ti zbulove edhe miqtë edhe armiqtë e Kosovës, ti zbulove edhe rrolin e BE-së, me përfaqësuesën e lartë të Bashkimit Evropian, z- Mogherini, e cila duket se është tronditur thellësisht dhe është shumë e zëshme dhe e nervozuar për rrolin tënd, që do të urdhëronte të asgjësohesh sa më pare, sepse në këtë mënyrë do të humbëte ekonomia e Serbisë, dhe sipas asaj, negociatat nuk mund të zhvillohen në këto rrethana.

Taksa ngriti në këmbë edhe Beogradin, dhe politkën agresive të qeverisë së Vuçiqit, i cili e ekzagjëron rrolin e saj, sikur të i çfaqëj një agresor i pa parë e i rrezikshëm për Serbinë dhe popullatën serbe, duke e ndërkombtarizuar këtë çështje, si një konflikt të rëndë në mes këtyre dy vendëve, duke e paraqitë vetën si viktimë, dhe Kosovën me politikën e saj si agresor dhe destruktive.

Taksa ngriti në këmbë edhe politikën kosovare, duke nxjerrë në shesh shumë të pa lara të udhëqësve të saj, të cilët dje u krekosën me vendosjen e taksës, ndërsa sot fshehën, apo e kundështojnë atë, si një vendim i gabuar i qeverisë, apo me prezencën e saj, po i vëjmë në pozitë të palakmueshme edhe miqtë e Kosovës.

Tani ndodhemi para pyetjes se ç’duhet bërë me taksën dhe kush duhet të vendos për fatij e saj?

Dikush thotë, për heqjen, apo pezullimin e taksës duhet të vendos kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka rënë në hall, sepse nëse e heq taksën, e preukopon diçka tjetër, që për të, është më e rëndësishme se taksa, por realiteti është se reflektimi në mënyrë direkte e heqjes së taksës nga ana e kryeministrit do e rëndonte pozitën e tij, por kjo do mbetët që të paraqitët dikush në mënyrë vullnetare, që t’ia lehtësoi barrën kryeministrit, sikur që është kryetari i Parlamentit dhe kjo çështje të përfundoj me arsytimin e vazhdimit të negociatave të mëtutjeshme në mes Kosovës dhe Serbisë dhe për hir të miqëve ndërkombëtar.

Mirëpo, si do që të jetë, heqja e taksës nuk do të thotë përulje, apo dorëzim nga ana e Kosovës, por heqja e saj nuk do arsytohej ndryshe, nëse Serbisë nuk i parashtrohen kushte të veqanta në këmbim të kësaj takse, përndryshe, qeveria e Kosovës, nuk do ta gjejë shansën më të volitshme, për t’iu përgjegjur në bazë të reciprocitetit, apo gjuhës më të kuptueshme që e kupton qeveria e Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat