U festua përvjetori i 11 i pavarësis së Kosovës me shumë gëzim dhe hare. Shfaqet edhe ushtria e saj, që në të ardhmen do të kujdeset për lirin dhe pavarësin e qytetarëve të saj pa marr parasysh nacionalitetin dhe religjionin e tyre. Sheshi ishte përplot me burra dhe gra, pleq dhe të rinjë duke kremtuar ditlindjenë e shtetit të tyre. Gëzimi nuk u kufizua vetëm në Kosovë por ditë festive ishte edhe tek vllezërit e tyre edhe jashta trojeve të Kosovës. U organizuan shumë; turnire, evenimente besa patë edhe ekspedita bjeshkatarie. Secili në mënyrë të vet e shënoji këtë ditë.
Kënaqësia nuk vazhdon gjatë, u shpenzuan 500 mij euro për shampanjë dhe pije, mirpo populli nuk u dehë. Nuk u harruan hallet dhe “dertet” që përditëshmëria e popullit shqiptarë i përjeton çdo ditë në të gjitha vendet ku aj frymon, në të gjitha trojet natyrale shqiptare pa bërë përjashtime, lartë poshtë “hallometri” tregon të dhëna të njejta. Të gjithë shqiptarët me të njejta storie. . Akademi me akademikë pa vepra, profesorë me tituj të vjedhur, mësuesë e policë pedofilë,, nëpunësve të korruptuar. Parti politike me emra patriotikë mirpo me punë dhe veprimtari “virusale” kundra popullore, me interesa individuale apo grupore të ngushtë. Përvjetori i 11 i pavarësis na solli edhe individë të pavarur, që nuk ndjejnë asnjë obligim ndaj ligjeve, që i votojnë dhe si pasojë. Individë të pavarur në shtetin(et) e pavarur.
Rini, një pjesë dërmuese e popullit tonë, përkatësia e moshës së popullit tone. Rinija e sodit është tradhëtuar nga ata që shitën, vjedhën dhe manipuluan të ardhmen e tyre.. Derisa prindërit apo gjyshrit e tyre bënë sakrifica të mëdha gjatë kohëve apo etapave të ndryshme , e posaqërisht dekadave të fundit, 30 vitet e fundit, duke filluar me sakrificën më të shtrejt dhe madhështore jetën, disa pra sakrifikuan jetën e tyre duke dashur që ne si shqiptar të shijojm lirinë sot, disa prej tyre sakrifikuan lirinë për liri që ne sot si shqiptar të frymojmë liriëshëm, disa të tjerë demostruan, protestuan dhe kështu me rrallë.
I tradhëtuan me atë që nuk krijuan garanci për një sistem politik që gjeneron begati, ose që krijon klimë që brezi i ri të mund ta ndryshojë ku gjendja shpirtërore e të cilëve është ajo depresive, mungesë e shpresës për një të tashme dhe të ardhme të rezultatit progresivë, me plane për migrim, legal e ilegal, statusi i shumicës të të cilëve në mungesë të një hapësire për angazhim nëpër aktivitete fitimprurëse, është ai i të qenurit student. Ata që për interesa të ngushta të ditës shitën votën, kanë presionuar për votën, kanë tjetërsuar dhe vjedhur votën, duhet të turpërohen. Ata duhet ta dijn që ata janë shkaku që fëmijët e këti vendi po largohen dhe do të largohen edhe më shumë nëse liberalizohen vizat. Kjo rini është brezi i tretë i emigrantëve që po largohet nga vendi i dashur i tyre. Dikur iknin nga disa emra të gjuhëve të tjera që nuk ja donin të mirën rinisë, tash po ikin nga emrat e llojit dhe sojit të tyre që “ ja dojn të mirën “. Nuk di a e shiqojn ata veten në pasqyrë, nëse jo, le ta shiqojn dhe të ju vij turp. Ata bënë krim ndaj rinisë në veçanti dhe kundër popullit në përgjithësi duke vjedhur, blerë dhe manipuluar, e në këtë mënyrë duke mbajtur në pushtet njerëz jo adekuat dhe të paaftë, gagster dhe njerzë me “ zingjirë të trash ”, njerzë që kanë bërë prostitucion, njerzë që kanë vjedhë dhe kanë marrë të gjitha të mirat e këtij vendi si kanceri në trup, dhe e kanë lënë të ardhmen e njerëzve dhe rinisë së tyre të shkretë pa shpres.
Rinia duhet të mësoj nga këta gabime fatale që janë bërë këta dekada të fundit , dhe mos ti bëjnë më. Rinia duhet të filloj nga sot me vlera, të mbështesin vëlerat, të promovojm vlerat në fushën e ndërtimit të shtetit, shoqëris, ndërtimin e istitucioneve dhe ndërtimin e gjithë asaj që është themeli dhe funksionimi i një shoqërie. Institucionet duhet të ndërtohen nga njerzë të ngitur dhe të ditur, njerëz me diploma të lagura nga djersa e mundit për të nxënë dituri, për fuqi mendore. Duhet të udhëhiqen nga njerëz të ndershëm, të karaktershëm, jo të korruptuar. Rinia duhet të mos gaboj siç gabuan baballarët e tyre, që me të vërtet sakrifikuan shumë, u munduan shumë por në fund gabuan në një gjë që ishte fatale, përkrahja e njerëzve të pa aftë.
Festa në këtë 11 vjetorë na zuri me probleme dhe halle të vjetra- reja, ku për një grup të vogël të kënaqur dhe pavarur të pasuruar pa pasur frikë nga gjykata dhe grupi i dytë që sa më shpejtë të ikin nga vendi i tyre i lindjes!