Akademik Idriz Ajeti ligjërues në Universitetin e Tiranës

Opinione

Akademik Idriz Ajeti ligjërues në Universitetin e Tiranës

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:01
Idriz Zeqiraj

Në vitin 1967, Prof. Dr. Idriz Ajeti ishte i pari, që botoi shkrimin "Një komb, një gjuhë letrare". Arsyetimi ishte shkencor, bindës dhe apelonte tek institucionet përkatëse, të fillohet nga puna, për realizimin e këtij projekti madhor. 

Me kolegun tim të mësuesisë, njëherësh, shok i ilegales, Kadri (Os) Mani, të nesërmen bëmë një shkrim të përbashkët, në mbështetje të Profesor Ajetit. 

Apelin për unifikimin e gjuhës letrare shqipe, në të gjithë Etnikumin shqiptar, Profesor Ajeti e përsëriti edhe në Kongresin e Drejtëshkrimit të Gjuhs Shqipe, të mbajtur më 1972, në Tiranë, ku Ai do ta hidhte edhe firmën aprovuese, në vendimin e Kongresit në fjalë.

Mjerisht, edhe pse kanë kaluar 47 vjet, që atëherë, norma letrare e shqipës së shkruar dhe, aq më pak, të folur, në Kosovë, lënë shumë për të dëshiruar. Dhe, kjo i është lënë spontanitetit, vullnetarizmit, gjë që neglizhenca është pothuaj se, e qëllimshme. As vetë mësimdhënësit e gjuhës shqipe, në këtë drejtim, nuk e kanë bërë "as lavrën e miut!"

Në kuadrin e shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në vitet `70-a, Prof. Dr. Idiz Ajeti, i ftuar nga Universiteti i Tiranës, erdhi për ligjerata në Fakultetin e Filologjisë. Si student i vitit të tretë, në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, për një kohë, kemi përcjellur ligjërimin profesional të Prof. Idriz Ajetit. Në auditorin e hapur, për t`i dëgjuar leksionet gjuhësore të Prof. Idriz Ajetit, veç ne, studentëve, merrnin pjesë edhe shkencëtarë gjjuhësorë, profesorët e Fakultetit të Filologjisë, punonjës të Institutit të Gjuhësisë, garda e vjetër e gjuhëtarëve, tashmë, të pensionuar, të cilët ishin frekuentues të rregulltë të Bibiotekës Kombëtare. Dhe, të gjithë flisnin me respekt e admirim për Prof. Idriz Ajetin.

Ai shoqërohej nga profesorët tanë: Eqrem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androklli Kostallari dhe të tjerë. Por, mungonte miku i tij i rinisë, gjakovari, Prof. Dr. Selman Riza. Arsyeja e mungesës së tij ishte politike. Ai kishte qenë kuadër i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, aprovues i atentatimit të milkut të Enver Hoxhës, Milladin Popoviçit. Duke qenë shtetas shqiptar, duke e pasur për nuse vajzën e atdhetarit të madh korçar, Sali Butka, ishte burgosur e, pastaj, dëbuar nga Jugosllavia. Por, ironikisht, të njëjtin fat pati edhe në Shqipëri. 

I provokuar në leksion, nga një student i porositur, do t`i bënte pyetjen se "cili është kontributi i Stalinit për gjuhën shqipe?!". Profesor Riza do të përgjigjej "zero", edhe pse i dinte pasojat. Të nesërmen i vunë një fletë-rrufe kritikuese, të cilën nuk paranoi as ta lexonte. Këtë ia thanë Hoxhës, me të cilin kishte qenë kolegë në Liceun e Korcës. Reagimi inatçor i Hoxhës ishte i menjëhershëm: "Internoni qenin!" Dhe, ai u izolua në Berat.

Këtë histori makabre, e mësoi edhe Profesor Ajeti dhe u mërzitë shumë. Por, ai, në këto raste, kur nuk mund të ndihmonte asgjë, zgjidhte heshtjen. Për ndryshim nga absolventi i atëhershëm dhe akademiku i sotëm, Rexhep Ismajli, dikur polemist i madh dhe reagues i drejtëpërdrejtë, pikërisht, në Hotel "Dajti", me disa nga profesorët shqiptarë, kur ai realizoi vizitën e parë në Shqipëri, së bashku me Ibrahim Rugovën dhe mos arrestimi i tij, në Shqipëri, në vitin 1971, ka qenë një rastësi fatlume.

Vepta voluminoze shkencore dhe jeta shekullore e Akademik Idriz Ajetit, janë dinjitoze e admiruese. Në vitet `90-a mbështeti, pa rezerva, Dr. Ibrahim Rugovën, në nismën e Tij pluraliste dhe ndarëse nga Serbia. Edhe pse Akademik Idriz Ajeti i kishte kaluar të 8 (tetë) dekadat jetë, Dr. Rugova e nominoi për kryetar të Parlamentit të Kosovës. Dr. Rugova njeri fisnik dhe i traditës, e çmonte dhe e vlerësonte kryeplakun e Kosovës, Akademik Idriz Ajetin. 

Sllogani fallco i krerëve të të LDK-së të sotme: "Tradita vazhdon", demantohet nga indferenca e turpshme, që tregoi Kryesia e dhunshme e këtij subjekti, për organizimin e ceremonisë mortore, për anëtarin e saj, për ish-kryetarin e Parlamentit, për mikun e madh të Presidentit Rugova, Akademik Idriz Ajetin. "Ra ky mort e u pamë!" Pra, tradita nuk vazhdon. "Sa poshtë ka rënë katundi!"

Krejt ngjajshëm vepruan edhe strukturat shtetërore, me rastin e ceremonisë mortore të Akademik Idriz Ajetit. Munguan, turpshëm, pushtetarët profanë e fodullë, sepse i pengon miqësia e Akademikut me Presidentin Rugova. Asnjë ndihmë financiare, për këtë peronalitet, me integritet të veçantë moral, shkencor dhe njerëzor, për ndryshim, që për disa raste tjera nuk kanë munguar. "Paraja shkon te paraja", - thotë populli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat