Kur puna kushton me jetë dhe askush nuk jep përgjegjësi?!

Opinione

Kur puna kushton me jetë dhe askush nuk jep përgjegjësi?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Ragip Guraziu

Rasti më i frikshëm i 22 vjeqarit, I riu që humbi jetën të dielën, ishte djali hasret i pjesëtarit të Policisë së Kosovës, nga Mushtishti i komunës së Suharekës, Krenar Jemini humbi jetën përderisa po punonte në një pompë derivatesh. Ky rast siç edhe rastet tjera, kur janë në pyetje edhe të hasretit, që ky nuk është rasti i vetëm, dhe nuk do të jetë as i fundit,pasi që pas lufte e deri sot rastet të tilla,humbje jetë në vendin e punës, shumica e të rinjëve dhe disa edhe të vetmit që prindërit i kishin dhe askush deri sot nuk dha përgjegjësi që kjo ndodhë vetëm në shtetin tonë, Kosovë?!

Rasti në fjalë u konfirmua nga Policia e Kosovës, përderisa Prokuroria në Prishtinë dha edhe detaje shtesë.

Madje zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, bëri të ditur se rasti është konfirmuar edhe nga kolegu i tyre, që është babi i viktimës.

Babai i viktimës, E.Jemini është pjesëtarë i Policisë së Kosovës, ndërsa Krenari ishte djali i vetëm i tij dhe vëllai i vetëm i tri vajzave.

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka dhënë detaje  lidhur me rastin. Ai tha se i riu ka humbur jetën gjatë pastrimit të rezervuareve të naftës, konkretisht makina e ka kapur dorën e tij duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Rasti i vdekjes së 22-vjeçarit po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” nga organet e hetuesisë.

Ky rast tronditi qytetarët therandas dhe fshatrave për rrethë,por edhe e gjithë Kosovën.

Vetëm 2013 humbën jetë në vendin e punës 17 punëtorë

Po! Në rast se kthehemi pak prapa, në vitin 20 13, dhe ju referohemi të dhënave të këtij viti thuhet se niveli i ulët i sigurisë në punë ka bërë që gjatë vitit 2013 në Kosovë, 17 punëtorë, kryesisht në fushën e ndërtimtarisë, të humbin jetën në vendin e tyre të punës, ndërkaq 35 të tjerë të lëndohen.

Numri i të lënduarve mund të jetë më i madh, pasi jo gjithmonë pronarët e kompanive paraqesin rastet e lëndimeve, thonë zyrtarë qeveritarë.

Vdekja e punëtorëve dhe lëndimi i tyre në vendet e punës, ka ndodhur në sektorin privat, kryesisht në ndërtimtari. Sektori i ndërtimtarisë konsiderohet se ka numrin më të madh të të punësuarve.

Edhe vitin e kaluar, sipas Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, 17 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, ndërkaq 45 punëtorë ishin lënduar.

Por, Zyrtarë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të vitit në fjalë thonë se 26 është numri i punëtorëve që vitin 2013 e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Basri Ibrahimi, kryeinspektor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të asaj kohe tha se siguria në punë nuk është në nivelin e duhur. Edhe pse inspektimi, sidomos gjatë sezonit të verës, ndodh zakonisht, Ibrahimi, thotë se kompanitë private nuk përmbushin kushtet e nevojshme për punë.

“Çështje e sigurisë në punë lënë hapësirë për të dëshiruar edhe pse ka avancime për çdo vit më shumë, mirëpo ende nuk është në gjendjen e kënaqshme apo ashtu siç e parasheh ligji".

"Kurse ne po bëjmë çmos që të jemi sa më prezent në terren, dhe që ta vëmë ndikimin tonë. Por, për fat të keq nuk kemi arritur që ta sjellim gjendjen e sigurisë në vendin e punës në nivelin e duhur", tha Ibrahimi.

Ndryshe,  një i ri 19 vjeçar, në Gjilan ka humbur jetën, duke rënë nga kati i shtati i ndërtesës ku ishte duke punuar.

Vdekja e punëtorëve dhe lëndimi i tyre në vende e punës paraqitet si shqetësim për përfaqësues të punëtorëve.

Edhe kjo vdekje u  konsideruar se në sektorin privat nuk funksionojnë sindikatat, dhe nuk ka kush të paraqesë problemet në mjedisin ku punojnë.

Në këtë mënyrë kompanitë private punëtorët po i shfrytëzojnë si “skllav” dhe jo punëtorë që më ligj gëzojnë të drejtat e tyre.

''Edhe zyrtar të lartë të shtetit tonë edhe pse disa herë dolën me deklaratat e tyre se ; punëtorët punojnë si skllevër,  se kemi mjaft shqetësime të mëdha për humbjen e punëtorëve dhe për humbjen e gjymtyrëve të punëtorëve në vendet e tyre të punës". Ky fenomen po na ndodhë edhe sot.

"Por, në kompanitë private nuk ka sindikatë, sepse ata të cilët e ngrisin zërin për themelimin e sindikatës largohen nga puna. Çdo organizatë duhet të ketë sindikatën brenda për brenda, që inspektorati i punës të kontaktojë më bazën pse ka ndodhur një rast i caktua”, Kështu u tha në 2013, por sot jemi në 2019 dhe ja pra na shkoi edhe një jetë e të riut 22 vjeqar nga Mushtishti i Therandës, Krenar Jemini humbi jetën përderisa po punonte në një pompë derivatesh.

Edhe disa qytetarë konsiderojnë se në sektorin privat punëtorët nuk janë të sigurt në vendet e tyre të punës. Se për shkak të kushteve të vështira ekonomike, shumë të rinj po detyrohen të punojnë në sektorin e ndërtimtarisë, pa masa mbrojtëse dhe pa shikuar rrezikun që mund ti kanoset.

“Qytetarët e Kosovës siguri në vendin e punës nuk kanë fare. Sidomos në sektorin privat, zakonisht në ndërtimtari dhe gurëthyes në disa sektorë që punët janë më të vrazhda, siguria nuk ekziston. Nuk kanë as mjetet elementare të punës, si veshmbathje adekuate, kapela dhe shumë gjëra tjera”.

Sidoqoftë, siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

Por, sektori privat nuk respekton ligjet në fuqi. Se për këtë çështje vetëm gjatë këtij viti, janë gjobitur mbi 100 kompani por që nuk ka sjell efektin e duhur.

Dënimet për punëdhënësit për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës, sipas Ligjit për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, janë nga 100 deri në 20 mijë euro.

Vetëm këtë vit 22 persona kanë humbur jetën në vendin e punës

Këtë vit 22 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërkohë që lëndime të rënda kanë pësuar 104 persona. Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbajë primatin si sektori në të cilin më së shumti u rrezikohet jeta punëtorëve.

Këto të dhëna janë bërë publike, nga Qendra për Politika dhe Avokim dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë kanë publikuar raportin ‘Sfidat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’.

Raporti është prezantuar nga Milaim Morina, nga Qendra për Politika dhe Avokim, i cili ka thënë këtë vit në vendin e tyre të punës kanë humbur jetën 22 persona.

Ai ka potencuar se Kosova është vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve për 100 mijë të punësuar, që sipas tij 6.3 punëtor në 100 mijë të punësuar.

“Lëndime të rënda janë 104, vdekje para dy dite ndërroj jetë edhe një punëtor, 24 vdekje, 22 janë si pasojë e aksidenteve në vendin e punës ndërsa dy vdekje janë për shkaqe natyrore. Ne kemi bërë edhe një krahasim se si qëndron puna e aksidenteve në vendet e punës, kemi marrë si mostër krahasimi Kroacinë, e cila i ka 13 mijë e 200 të lënduar dhe 18 vdekje, Shqipëria i ka 154 të lënduar dhe 19 vdekje, Serbia i ka 84 lëndime të rënda dhe 20 vdekje, statistika e Serbisë është e muajit korrik se pas muajit korrik nuk kemi mundur të marrim një të dhënë tjetër. Sllovenia 9 mijë e 270 lëndime të rënda dhe 17 vdekje, ndërsa Maqedonia i ka 134 lëndime dhe 24 vdekje”, tregoi ai të dhënat e raportit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, Çerkin Dukolli, ka prezantuar raportin e punës për vitin 2018.

Ai u shpreh se nga vizitat që kanë bërë nëpër biznese kanë arritur në përfundim se gjendja në sektorin publik është pak më e mirë sa i përket gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë. Megjithatë, ai ka potencuar se edhe në sektorin privat po bëhen hapa të mirë sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Kemi vërejtur se kapacitetet aktuale apo humane të inspektoratit të punës nuk janë të mjaftueshme për të realizuar vizita inspektime në të gjitha ato kompani gjithandej territorit të vendit dhe kemi rekomanduar edhe rritjen e numrit të inspektoratit. Kjo ka marrë rrugë dhe presim që gjatë vitit 2019 të kemi edhe 10 inspektor shtesë të punës. Po ashtu, kemi konstatuar se shëndeti dhe siguria ende mbetet sfidë në vendin tonë, përkundër përpjekjeve që po bëjnë kompanitë, përkundër punës së madhe që po bënë Inspektorati i punës dhe ne ende kemi një numër të lartë të vdekjeve në punë”, u shpreh ai.

“Numri i të aksidentuarve i paraqitur dhe i raportuar është shumë më i lartë sesa vitin e kaluar, por kjo nuk është që ka pasur më shumë ose së paku nuk mund të konstatoj që ka pasur më shumë të aksidentuar sesa vitin e kaluar. Por, raportimi këtë vit është jashtëzakonisht i lartë dhe është i qind për qind i raportuar që është një përmirësim i vetëdijes së përgjithshme shoqërore, po edhe i punëtorëve dhe i punëdhënësve sepse edhe gërvishtjeve të vogla raportohen, kurse vitet paraprake janë raportuar vetëm lëndimet e rënda. Kështu që, ky është një përmirësim cilësor, që po e përfshij këtë rast me e bë krahasimin edhe me arsyetua këtë ne këtë vit kemi pasur 1 mijë e 500 ankesa, 1 mijë e 438 ankesa vetëm për 11 muaj, kjo tregon një ngritje të vetëdijes së punëtorit”, tha ai.

''Në këtë mënyrë kompanitë private punëtorët po i shfrytëzojnë si “skllav” dhe jo punëtorë që më ligj gëzojnë të drejtat e tyre''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat