Porosia e Rugovës: Ne nuk e japim asnjë pjesë të Kosovës - kjo le të jetë e qartë për të gjithë ...

Opinione

Porosia e Rugovës: Ne nuk e japim asnjë pjesë të Kosovës - kjo le të jetë e qartë për të gjithë ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Ibrahim Rugova

I nderuari Thaçi çdo njeri edhe ju para se dëshiron të thoni diçka - duhet të mendoni mirë dhe madje te thoni, e sidomos para opinionit. Prandaj ju nuk po mendoni dhe po i lëshoni fjalët shkel e shkoi. Pra, dua tu themi se një konstatim i juaj se idenë për korrigjimin e kufijive Kosove Serbi e kam marrë nga Ibrahim Rugova.

Jo, këtë kurrë nuk e ka thënë Rugova. Këto nuk i thotë asnjë shqiptar që e njeh rezistencën e popullit shqiptar neper shekuj i cili këta kufi i mbrojtur me gjak dhe si te tillë askush e as ju nuk guxoni ti prekni. Një pyetje për ju si mundeni ju te paraqiteni para opinioni me shkrime "Veri i Kosovës do t'i takojë Serbisë?! Kjo për ju do te realizohen kur Kosova mbetet pa asnjë shqiptar. Kosova nuk është pronë e juaja dhe askujt tjetër-Thaçi, por është pronë e dy milionë shqiptarëve.

Pra keni kujdes çka po flitni dhe çka po tentoni te veproni se kushtetuta dhe tetëdhjetë për qind të shqiptarëve në Kosovë nuk janë me ju dhe planet e juaj të rrezikshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Del e folu shqiptareve për luftën e dytë Ballkanike të vitit l913 kur Kosova dhe një pjesë e Shqipërisë janë pushtuar nga Rusia Cariste dhe Serbi për shkak te qyteteve te Mitrovicës dhe Shkodrës.

Ata nuk harrojnë apetitet e vjetra në pushtimin e tokave shqiptare të lara me gjak.

Thirrja jonë dhe qytetarëve të Kosovës është largohuni nga ky rrezik deri sa nuk është bërë vonë. Thaçi lexoje këto fjale te Ibrahim Rugovës qe i ka thënë dhe i ka shkruar me 19 prill te vitit 1992 lidhur me kufijtë e Kosovës dhe bindu me të vërtetën...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat