Çka po kërkon Serbia prej Kosovës?!

Opinione

Çka po kërkon Serbia prej Kosovës?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:16
Ismail Muqiqi

Në bazë të rrethanave ekzistuese dhe bisedave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rrethë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, u pa gjithmonë dhe po shifet se qëllimi strategjikë i shtetit serbë dhe i politikës aktuale të Qeverisë së Serbisë, është rrëmbimi i resurseve natyrore dhe ekonomike të cilat shtrihen në shtetin e Kosovës. 

Në bazë të një studimie të Institutit RIDEA, Miniera e Trepçës në Standërg i takonë qytetit të Mitrovicës.

Mitrovica është padyshim një nga qytetet më të rëndësishme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë Gadishullin Ballkanikë dhe më gjërë, me burimet minerale.
Në faktë Trepça në vitin 1983, ekportoi mallëra me vlerë prej 103 milionë dollarë , duke u renditurë si ekportuesi i pestë(5) në ish-Jugosllavi.

Për 58 vite të prodhimit, Trepça prodhojë 33 milionë tonë minerale. Në parim, rezervat e mineraleve në Trepçë, përbëjnë bazën strategjike për zhvillimin e këti gjigandi i cili decenje me radhë ishte bartësi kryesorë, i zhvillimit të gjithë mbarshëm në ish-Jugosllavi.

Pasuritë natyrore të Republikës së Kosovës, janë dhe mbetën asetet kryesore për zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe për gjeneratat e ardhshme. 

Andajë çdo elitë politike e cila flet dhe i përfaqëson institutcionet e Kosovës, duhet të jenë në krye të përgjegjësis dhe në asnjë mënyrë, mos të negociojnë me askënd për këto resurse ekonomike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat