Akuzohet për tradhti, pse po heshtë Hashim Thaçi?

Opinione

Akuzohet për tradhti, pse po heshtë Hashim Thaçi?

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 19:33
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Duke ua hedhur masmediave shqiptare se gjoja ato të “parat kishin zbuluar” një “dokument sekret” Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës!?

Mirëpo, pavarësisht nga spekulimet e masmediave serbe, të cilat kanë publikuar të ashtuquajturin “dokument origjinal sekret” (por , pa asnjë fakt dhe, pa asnjë burim orgjinal të saktë), se gjoja, tanimë presidentët aktualë Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi  “janë dakorduar” për “17 pikat” e tij për shkëmbimin e territoreve të Kosovës dhe të Serbisë,  e vërteta është ndryshe, sepse “  I pari, që e ka publikuar dhe përhapur këtë dokument në rrjetet sociale, është MILAN VEROUVIQ, ish-truprojë e Zoran  Gjingjiqit (sih-kryeministër i Serbisë,-M.H.), aktualisht i punësuar në Ministrinë  e Punëve të Brendshme e Serbisë, me detyrën e ruajtjes së përfaqësuesit të Kosovës në Beograd. Verouviq, me siguri nuk do të mund ta botonte këtë dokument pa dijeninë e autoriteteve kompetente të tij.  Ndaj, është e mundur që ky dokument të jetë një balonë testuese se si do të reagonte opinioni ndaj këtij informacioni, përkatësisht  ndaj ndarjes së Kosovës. “ (Burimi: https://patriot.rs/procureo-dokument-u-kome-se-detaljno-navodi-pod-kojim-uslovima-i-na-koji-nacin-ce-srbija-priznati-kosovo/ ).

Pra, siç shihet nga ky burim serb i Beogradit, i  ashtuquajturi “zbulim i dokumentit sekret” Thaçi-Vuçiq, është kryekëput produkt poltiko-propagandistik  i agjenturave  të zbulimit dhe të kundërzbulimit të Serbisë, i hedhur në masmediat  serbe të Beogradit, të cilat për t’i fshehur gjurmët e vërteta të burimit  të këtij skandali politiko-propagandistik serb, thirren në emër të masmediave shqiptare të Kosovës, gjëja se prej tyre e “kanë zbuluar”  një “Marrëveshje sekrete për ndarjen e Kosovës” (!)

Pse po hesht presidenti Hashim Thaçi?!

Derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq demantoi akuzat e masmediave serbo-shqiptare dhe gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau” se  “nuk ekziston kurrfarë Marrëveshjeje me 17 pika dhe kurrfarë hartash mes Serbisë dhe Kosovës  për shkëmbimin e territoreve”, atëherë, ç’pret presidenti Hashim Thaçi, pse nuk e bëri të njëjtin përgënjeshtrim kundër akuzave të masmediave të theksuara?!

Çdo njeri gabon qoftë brenda apo jashtë politike. Mirërpo, nuk është turp, as dobësi të thuhet e vërteta.

Nëse presidenti Hashim Thaçi ka lidhur ndonjë “Marrëveshje sekrete” me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për shkëmbimin e territoreve, e cila  sipas përhapjes së propagandës masmediale të Beogradit dhe të Prishtinës, “pritet të nëshkruhet në Uashington, më 12 qershor” të këtij viti, atëherë, shtrohet pyetja,  pse ende hesht   Hashim Thaçi, kur ai e di shumë mirë se, duhet patjetër të deklarohet para Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka obligim moral, ligjor dhe kushtetues, që t’i pranojë ose t’i hedhë poshtë akuzat dhe kritikat, që po i bëhën në emër të tradhtisë të interesit nacional dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.  Ndryshe, e prêt shkarkimi nga ana Kuvendit të Kosovës sipas Nenit  91 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës .

Akuzohet për  “tradhti”, ndërsa  presidenti Thaçi hesht?!

-Qe  një javë ditë (19 -26 shkurt 2019) po “vlojnë” , po “vlojnë” masmediat e ndryshme ballkanike (në veçanti në Kosovë, në Serbi dhe në Shqipëri) duke e kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi gjoja për “tradhtinë” e tij, për shkak të lidhjes së  një “Marrëveshjeje sekrete” me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas “zbuluesve investigues” propagandistikë masmedialë  “pritet të nënshkruhet në Uashington, më 12 qershor 2019.

Pavarësisht nga  akuzat e deritashme   hipotetike nga masmediat e ndryshme, një Marrëveshje e tillë e ashtuquajtur (fait accompli) Vuçiq-Thaçi  për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës  ende në opinionin publik nuk ezkiston  as de fakto e as de jure, sepse  deri tani asnjë analist dhe, asnjë gazetar ende nuk ka parë me sy diç të tillë. Ndaj, ky është vetëm  një spekulim propagandistik  mediatik, i SERVUAR nga NJË ISH-TURPROJË e ish-kryeminsitrit të qeverisë së Serbisë, të ndjerit Dr.Zoran Gjingjiq, tani polic i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Milan Verouviq, “me detyrë që ta ruajë “ambasadorin” e Kosovës në Beograd, aspak befasuese, dhëntë Zoti, që ai farë milici, të mos e ketë ruajtur “misionarin ndërlidhës” të Kosovës në Beograd, ashtu sikurse e “ka ruajtur”  ish-kryeministrine tij serb, Zoran Gjingjiq.

-Asgjë befasuese dhe sensaacionale, se atë “Dokument sekret” Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës e kanë hedhur në opinionin publik  agjenturat dhe shërbimet policore dhe të sigurisë së Beogradit. Pastaj, pa asnjë verifikim atë e kanë “kapur” dhe shpërndarë si “dokument origjinal” dhe sensional të  gjitha masmediat në Ballkan. Ky është gabimi profesional i “fuqisë së shtatë” masmediale, që po spekulojnë me një “pamflet” të përhapur nga një ish-trupërojë e ish-kryeministrit të ndjerë Dr. Zoran Gjingjiq. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që pas “autorit zbulues” Milan Verouviq të atijfarë dokumenti të qëndrojnë struktuart e ndryshme agjenturore, policore, politike, mafioze radikale dhe ultranacionaliste…etj.

Prandaj, opinioni shqiptar nuk ka pse të shqetësohet dhe të frikësohet nga një propagandë e tillë luftënxitëse me teh antishqiptar përderisa atëfarë “Marrëveshjeje fait accompli Vuçiq-Thaçi”, ende nuk e kanë  vërteturar e as publikuar si version zyrtar të Beogradit dhe të Prishtinës, as qeveria e Serbisë, as qeveria e Kosovës, as  Departamenti Shtetëror i Amerikës, as Moska, as Berlini, as Londra,  as Parisi, as Brukseli, as Roma e as Vjena.

Mirëpo, me gjithë spekulimet dhe manipulimet e tilla  serbe dhe proserbe, për çudi as  presidenti Hashim Thaçi, as Presidenca, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës ende nuk  kanë përgënjeshtruar asnjë kritikë të “investiguesve” mediatikë në adresën e  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit . Madje,  lidhur me këtë “top lajm” kundër presidentit Thaçi, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës (janë në vonesë) ende  nuk e kanë thirrur presidentin, që të japë sqarime lidhur me kritikat akuzuese në adresën e tij, në mënyrë që ta qetësojnë popullin, duke e treguar të vërtetën  se, ekziston apo jo ndonjë “Marrëveshje sekrete” VUÇIQ-THAÇI për copëtimin e kufijve territorialë të Kosovës.

Le të spekulohet, pse jo, sepse  derisa mbretëron një heshtje e tillë  institucionale shtetërore, domethënë  po “EKZISTUAKA NJË DOKUMENT SEKRET” i dakorduar  dhe i aminuar nga presidenti A. Vuçiq dhe nga homologu i tij Hashim Thaçi për  shkëmbimin-copëtimin territorial  të Republikës së Kosovës. Ndryshe, nuk mund të kuptohet heshtja  e Thaçit dhe e institucionve shtetërore të Kosovës në mospërgënjeshtrimin e këtij “TOP LAJMI” të zi dhe frikësues për fatin e Kosovës. –Domethënë derisa të “shushurisë dushku,  diç fshihet  nën të”.

– Mos është kjo arsyeja, pse Thaçi ende nuk e ka demantuar një “EUREKË” të tillë të “lansuar” nga masmediat serbe të Beogradit, me qëllim që t’i frikësojnë dhe dezinformojnë shqiptarët në Kosovë, se gjoja presidenti   Thaçi me  Vuçiqin, tanimë “janë marrë vesh për copëtimin e territorit të Kosovës”.

Kjo fushatë e ethshme serbe dhe proserbe ka edhe një “bisht” tjetër-futjen në grindje dhe në vëllavrasje  mes liderëve politikë shqiptarë (pozitë – opozitë), përkatësisht polarizimin e subjekteve politike pro dhe kundër copëtimit të territorit të Kosovës. Mirëpo, nga një konfrontim dhe nga një konflikt i tillë, do të përfitonte vetëm presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Serbia, jo as opozita e as pozita politike e Kosovës.

Një luftë të tillë verbale president-qeveri-kuvend, duhet të ndërpritet dhe, me gjakftohtësi e urti të nxirret në shesh e vërteta, se a ekziston ndonjë “Marrëveshje sekrete” mes Thaçit dhe Vuçiqit për “shkëmbimin e territoreve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo duhet të vërtetohet me argumente, duke e prezentuar  atë “Dokument prej 17 pikësh së bashku me hartat e tij shoqëruese”, se kur  dhe kush e ka nënshkruar, ku e ka nënshkruar dhe kush e ka mbëstetur atë?

Nëse ekziston një  “Dokumnet”  i tillë, ashtu siç po spekulojnë masmediat, atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, atë duhet t’ia prezentojë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për debat, në mënyrë që kjo “temë” të  mos  vazhdojë të vërvitet si “top lajm”  i masmediave dhe i “investuguesve”  provokativë të agjenturave të ndryshme në Ballkan dhe më gjerë,  të cilat   me “pompë” po i fryjnë  zjarrit të një lufte të re për  ta kthyer Kosovën nën Serbi, ashtu sipas “formulave” të Dobrica Qosiqit, të Zoran Gjingjiqit, të Boris Tadiqit, të Aleksandar Vuçiqit, të Ivica Daçiqit dhe të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej etj….

Ndryshe nga heshtja e Thaçit, Vuçiqi  demantoi ekzistimin e një “Dokumenti sekret”  për ndarjen e Kosovës

Sipa gazetës gjermane “Frankfurter Rundschau”(19.02.2019) dhe  “përtypësve” të saj medialë në Beograd, në Prishtinë dhe në Tiranë,  po ekzistuaka një “Marrëveshje e finalizuar 17 pikëshe” mes palës serbe dhe asaj shqiptare  për  shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, e cila pritet të nënshkruhet në Uashington, më 12 qershor 2019”.

Mirëpo, këtë DEZINFORMATË disaditore (19-26 shkurt) propagandistike të masmediave serbe dhe të atyre shqiptare, si dhe të gazetës gjermane “Frankfurter Rundschau” se gjoja ekziston një “Marrëveshje e finalizuar mes palës serbe dhe asaj shqiptare për normalizimin e marrëdhënieve mes Serisë dhe Kosovës,  e cila pritet të nënshkruhet më 12 qershor 2019 në Uashington”, së fundi, më 24 shkurt e përgënjeshtroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke phouar se “ Nuk ekziston kurrfarë marrëveshjeje dhe, kurrfarë harte . Këto duhet t’i kenë shkruar Hashim Thaçi dhe Rmush Haradinaj. Nuk ka  asnjë pikë, lere 17 sosh”. (https://www.danas.rs/politika/vucic-ne-postoji-bilo-kakav-sporazum-o-promeni-granica-sa-kosovom/).

Mirë bëri A.Vuçiq, që e përtrollisi gënjeshtrën e “Frankfurter Rundschau” dhe  “kazanin” masmedial serb dhe atë shqiptar (gazeta, portale etj.), që në fokus kishin frikësimin dhe dezinformimin e shqiptarëve në Kosovë, si dhe nxitjen e  përkrahjen e opozitës ultranacionaliste serbe në Beograd, të cilët qe më se 1 muaj janë hedhur në protesta për rrëzimin e regjimit të pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiq, gjoja se ai “ me politikën e tij të gabuar antiserbe  “ po ua shet shqiptarëve Kosovën”!?

Mirëpo, me këtë rast, edhe presidenti serb  A. Vuçiq bën një dezinfromim, kur pohon se “Këto duhet t’i kenë shkruar Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj”.

-JO, kjo fare nuk është e vërtetë se gjoja presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj  të “kenë shkruar diç të tillë”, por  kjo DEZINFORMATË SË PARI  është  publikuar nga ish-bodyguardy  dhe polici i sotëm serb i “MUP-it” të Beogradit, Milan Verouviq, siç theksuam më sipër dhe, së DYTI nga gazetari investigues serb i Beogradit, Dragan Iliq,  i cili, më 12 SHKURT 2019 E KA HEDHUR NË OPINION PUBLIK (si version të parë gjoja të publikuar) në PORTALIN KROAT me titull : “PRVI OBJAVLJUJEMO: SRBIJA CE PRIZNATI KOSOVO VEC U LIPNJU”. ( Tekstin integral shih në :https://www.hop.com.hr/2019/02/12/prvi-objavljujemo-srbija-ce-priznati-kosovo-vec-u-lipnju/ ).

Këtë dezinformatë të gazetarit investigues të Beogradit, Dragan Iliq, një javë më pas (19 shkurt e tutuje) e kanë “përpunuar”  gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” dhe masmediat dezinformuese në Beograd, në Prishtinë, Tiranë etj., duke e frikësuar popullin shqiptar se gjoja “Kosova mori fund nën Serbi”, duke qenë se sipas gënjeshtrave më të rafinuara dhe perfide të propagandës ultranacionaliste  serbomadhe, tanimë shqiptarët nuk përbëjnë kurrfarë faktori politik dhe, nuk do t’i pyet askush, sepse fuqitë e mëdha Amerika dhe Rusia, do të vendosin vetë për fatin e Kosovës.  Kjo propagandë frikësuese dhe dezinformuese fare nuk është e vërtetë, ashtu siç raportojnë masmediat  antishiqptare në Serbi, në Kosovë dhe në Shqipëri ( duke publikuar marrëveshje të rreme gjoja të ”gatshme me nga 17  deri 22 pika” të përmbajtjes së tyre dhe me harta të falsifikuara kryesisht nga agjenturat e ndryshme të nëndheshme të kuzhinave propagandistike në Beograd, në Athinë, në Moskë e gjetiu).

Këto informacione të propagandës dezinformuese  të masmediave serbe dhe atyre  “përpunuese” të paverifikuara shqiptare, i ka demantuar edhe Uashingtoni, edhe Parisi, edhe Moska, edhe Beogradi se nuk janë në dijeni për kurrfarë “Marrëveshjeje fait accompli” mes Beogradit dhe Prishtinës, që pritet të nënshkruhet më 12 qershor 2019 në Uashington.

Përkundrazi, edhe Amerika, edhe Rusia janë deklaruar se  do të jenë të gatshme të ndihmojnë për arritjen e ndonjë Marrëveshje mes palës serbo-shqiptare në Bruksel, që do të ishte në favorin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, siç kërkon edhe Letra e presidentit amerikan Donald Trump, që sugjeron njohjen recproke të  Serbisë dhe të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat