Ngushtimi i shqiptarëve në trojet e tyre autoktone!

Opinione

Ngushtimi i shqiptarëve në trojet e tyre autoktone!

Nga: Sami Arifi Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:43
Sami Arifi

Mendimet shumë argumentuese ishin të Thunmanit dhe ato të Hahnit, “se në këtë mes shqiptarët banojnë në viset e ilirëve të vjetër dhe nuk dihet gjë që ata të kenë ardhur në këto anë, prandaj ata janë autokton dhe në esencë janë të etnisë ilire”.

Çështjen e autoktonisë se “a janë shqiptarët autokton apo jo?” Norbert Jokli e quan problem thenelor të prehistorisë së shqipes. Në mes tjerash ai shtonte: Unë besoj se me të drejtë është lidhur ngushtë edhe problemi i burimit të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sepse në qoftë se shqiptarët janë autokton, del vetvetiu se ata janë në këto anë të paktën që nga koha antike dhe janë në themel stërnipërit e ilirëve. Prandaj ky problem ka rëndësi për gjithë historinë shqiptare dhe përtej kësaj edhe për etnografinë e për paleoetnologjinë e Gadishullit Ballkanik. Këtu është çështja për një autoktoni relative nga se siç dihet të gjithë popujt indoevropian kishin bërë ngapak lëvizje të vendngulimeve.

Për dijetarët e shekullit të kaluar mendimi që shqiptarët janë vendas në Shqipëri që nga koha e vjetër ishte një punë që kuptohej vetvetiu prandaj ata edhe e kanë pranuar apriori.

Mendimet shumë argumentuese që ishin të Thunmanit dhe ato të Hahnit, “se në këtë mes shqiptarët banojnë në viset e ilirëve të vjetër dhe nuk dihet gjë që ata të kenë ardhur në këto anë, prandaj ata janë autokton dhe në esencë janë ilir”. Hahni duke u lidhur në të dhënat e autorëve të vjetër klasikë si dhe me gjendjen etnografike të sotme të Shqipërisë në mes të tjerash, duke shpjeguar një radhë emrash të vjetër si Dalmatia, Ulcinium, Dardania e të tjera, ai argumenton me anë të shqipes së sotme. Punën që kreu Hahni, nëse shiqohet nga gjendja e sotme, duhet të pranojmë se kjo, me gjithë të metat që paraqet e që lidhen më shumë me kohën kur ai punoi, gjuhësia krahasimtare indoevropiane, mbetet përgjithësisht e drejtë në metodë, dhe ka dhënë rezultate të cilat për një pjesë të madhe kanë vlerë edhe sot.

Shqiptarët kundër copëtimit të trojeve të tyre gjitnonë bënë organizime që nga protestat, memorandunet, e deri te organizimet politiko-ushtarake siç ishte ajo e Lidhjesë Shqiptare të Prizrenit. Unë po veçoi vetëm protestat e popullit të Kosovës më 3 qershor 1878 drejtuar nga Prishtina për ambasadorin e Francës në Stamboll, kundër vendimeve të padrejta të Traktatit të Shën-Stefanit për copëtimin e tokave shqiptare nga shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria. Protesta, memorandume të tilla deri te organizimet politiko-ushtarake kishte të pandërprera nga shqiptarët për mbrojtjen e terësisë së trojeve të Shqipërisë.

Anëtari i autoktonisë së shqiptarëve është edhe historiani Milan von Shuflaj, që, sipas këtij dietari edhe sikur mos të kishim lajme historike si atë të Ptolemeut për fisin e Albanoive, vet gjurmët e ndikimit gjuhësor të latinishtës në shqip do të mjaftonin për të caktuar vendbanimet e shqiptarëve mu në brez të Adriatikut. Në bazë të analizave që i bëri Jokli, ai (Jokli) vjen në përfundim se qendra e lashtë e djepit të shqiptarëve në Ballkan ka qenë Dardania. Ai e përcaktoi në këtë mënyrë, në bazë të toponomastikës historike që “sllavët dhe dyndjet e tyre në vendet bregdetare afër Buenës gjetën aty një popullsi shqiptare”.

Këtë mendim e përsërit në kohën e fundit edhe Bariçi. Është e vërtetë se historia e vjetër e Shqipërisë është e mbuluar së tepërmi në errësirë, po kundër teorive që e kontestojnë autoktonin e shqiptarëve, një gjë mund të thuhet, nga se është e sigurt se, deri më tani asnjë dokument nuk kemi që thotë se shqiptarët janë të ardhur në Shqipëri ose nga një anë tjetër e Ballkanit, prandaj këtyre teorive para së gjithave u mungon baza historike. Shqipëria veriore është edhe ajo djep i shqiptarëve, por jo gjithë djepi i tyre, ajo bënë vetëm një pjesë në këtë djep. Vendbanimi i sotëm i shqiptarëve nuk është një trevë ekspansioni, por është një trevë restriksioni, përfundim i një grushtimi të pandërprerë gjatë historisë shqiptare. Nga krahasimi i emrave antikë të vendeve në Shqipëri me format e ndryshme të sotme, këta emra dëshmojnë bash të kundërtën e disa dietarëve qëllimkeq, pra vërtetohet se vendbanimi i shqiptarëve ka qenë gjithëherë po ai që është edhe sot, pa i futur tkurrjet (ngushtimet) e shqiptarëve që paten në trevat e tyre shekullore që u aneksuan nga shtetet fqinje.

Pa hyrë në një analizë historike-gjuhësore, duke marr në shqyrtim disa emra tipikë: Përveç Naissus: Nish që ka trajtuar N. Jokli kemi ndër të tjera barazime Scardus mons. Shar, Scupi: Shkup, Scodra: Shkodër, Lissus: Lesh, Drivastum: Drisht, Durrachium: Durrës, Candavia: Kunavija; pastaj emra lumenjsh si Drinus: Dri, Drin, Barbanna: Buenë, Mathis: Mat, Iammus fluvius (te Vibus Sekuester); Ishm, le t’i shikojm pak më së afërmi këto barazime. Te Scardus Sharr shihet mungesa e ndërmjetësisë sllave me likujdametatezën e saj, ndërmjetësi që del përkundrazi te Scardona në Dalmaci, sot Skradin. Sipas këtyre emrave qyteteve, maleve, lumenjëve, që shkojnë nga veriu gjerë në jug, kontinuiteti i shqipes dëshmohet bazë për zonën bregdetare të vendit, një trevë, për të cilën ishte mohuar me një ngulim të veçantë. Elementi shqiptar kurrë nuk ka pushuar së banuari në këto anë, me gjithë tërheqjet e herëpashershme e periodike në krahinat malore gjatë historisë së tij.

Në dritën e këtyre dietarëve është me vlerë të rishikohet edhe mendimi i Jireçek, Bartoli, Shuflaj, Wajgand, Skok, Shtadtmyller e shumë të tjerë. Një emër si ai i Raguzës (Raguzium) ndër shqiptarë: Rus-Rushë, kështu Pjetër Bogdani më 1685, II 20/6 na dëfton se brigjet e Adriatikut kanë bërë pjesë në territorin e banuar nga të parët e shqiptarëve edhe përtej kufijve etnikë të sotëm të tyre, që shihet trajta e rregullt pas fonetikës historike të shqipes (zhdukjsa e g-së intervokalike, ndërrimi i vjtër i s-së në sh). Marrja e këtij emri nga ana e shqiptarëve i përket kohës që prej vitit 614 pas erës sonë. Emrat e moçëm të vendeve në formën e tanishme dëshmojnë se ky popull rron paprerë në brigjet e Adtiatikut që prej asaj kohe e gjerë më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat