Bashkimin e kemi amanet prej Skënderbeut

Opinione

Bashkimin e kemi amanet prej Skënderbeut

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:55
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Të gjithë shqiptarët duan bashkim kombëtar brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike. Këtë drejtë legjitime, historike dhe nacionale, askuh nuk ka të drejtë t’ua mohojë, në asnjë formë, sepse shqiptarët, ashtu si edhe kombet e tjera në Ballkan dhe në Europë, nuk kanë ku të venë jashtë Shqipërisë së tyre etnike.

*** Të lihen  anash gënjeshtrat, shantazhet, dezinformimet  dhe strategjia e frikësimit të popullit se gjoja po pritet “një finale e madhe mes Serbisë dhe Kosovës”!?

-Çfarë  m… “finale” po pritet, kur Kosova më 17 shkurt 2008 ka fituar pavarësinë dhe është njohur mbi 100 shtete të huaja të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ishte finalja, humbja e statusit kolonial të Kosovës pas 100 vitesh nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).  Këtë e ka konfrimuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, se shpallja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, është në përputhje me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Kjo ishte FINALJA për Kosovën, nuk ka më kurrfarë FINALEJE për Serbinë ish-kolonialiste, sepse ka humbur koloninë e saj të dikurshme-Kosovën, ashtu sikurse  perandoritë e dikurshme kolonialiste, Portugalia dhe Spanja, që patën humbur kolonitë e tyre në Amerikën Latine etj.

Beogradi-metropili kolonialist ka të drejtë të mos e njoh apo ta njohë Kosovën, kjo është e drejtë sovrane e tij sipas së drejtës ndërkombëtare. Ndaj, as qeveria e as parlamenti i Kosovës nuk kanë pse të shterohen dhe pse të preokupohen  me këtë “temë” të politikës së brendshme të Serbisë si shtet fqinjë. Në këtë kontekst, askush  qoftë në Prishtinë, qoftë në Beograd nuk mund të pres kurrfarë “FINALEEJE” mes Kosovës dhe Serbisë ngaqë  de fakto dhe de jure për shqiptarët dhe për ato 100 shtete që e kanë njohur Kosovën, siç është Amerika, Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Austria…etj., statusi i Kosovës është mbyllur më 17 shkurt 2008.

“Një finale të madhe” mes Serbisë dhe Kosovës si duket po e presin ata që kurrë si kanë prerë allishverishet me Beogradin, ata që “vdesin” dhe, më shumë e duan Serbinë sesa Kosovën, edhe pse qe 30 vjet po e “mjelin”, po e shfrytëzojnë dhe po e “kullosin”, duke e shndërruar në plaçkë të tyre, duke u bërë milionerë dhe miliarderë të pangopshëm mbi gjakun e luftës së UÇK-së për lirinë e Kosovës dhe, mbi kurrizin e popullit, të cilin e kanë shfrytëzuar dhe varfëruar deri në “shkopin e lypësit”.

“FINALJA  E MADHE” politike dhe  futbollistike është luajtur në Beograd, kur Shqipëria  Etnike e mundi Serbinë me 3:0 (2014).

Prandaj, nuk ka më “finale të madhe”  as futbollistike, as politike e as diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë, sepse Kosova është e Shqipërisë. Ndryshe, mund të ketë vetëm luftë, nëse Serbia nuk heq dorë nga ish-kolonia e saj njëshekullore-Kosova.

-Çfarë naiviteti dhe, çfarë mashtrimi i opinionit, thua se  Kosova pa njohjen  nga ana e Serbisë, “pasksha marrë fund” si shtet i pavarur dhe sovran.- JO, Kosova nuk ka përfunduar si shtet i pavarur, por vetëm se është shkëputur nga varësia koloniale e Serbisë, e cila, pikërisht pas humbjes së “FINALES” 100-vjeçare si shtet shtypës kolonialist, tash, duke përfituar nga gabimet kardinale politike të liderëve të Kosovës, të cilët kanë rënë viktimë në “rudën” e Dialogut të Brukselit (2011-2019), qeveria e Serbisë me presidentin e saj  Aleksandar Vuçiq në krye po orvatet që në mënyrë paqësore, gjithnjë duke llogaritur në mbështetjen e  Rusisë së Vladimir Putinit, ta detyrojë Prishtinën zyrtare, që të vazhdojë dialogun me palën  negociuese serbe në Bruksel, me qëllim që Kosovës t’ia shkëput pjesën veriore të saj. Mirëpo, këtë strategji rikolonizuese të Kosovës, nuk duhet pranuar  as Qeveria e as Parlamenti i Kosovës, duke e braktisur atë dialog famëkeq, që në prapavijë ka dekompozimin e territorit të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

Prandaj, të  gjithë ata   liderë politikë, studiues dhe  “ekspertë” shqiptarë,  që e kundërshtojnë bashkimin gjithëkombëtar, si dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duhet  ta dinë se nuk vlen kurrfarë “grafiku anketues” a “sondazhi”   me apo pa “porosi” të ndonjë “projekti investigues”, pavarësisht se  kush dhe, për çfarë qëllimesh e sponsoron atë me shuma të mëdha parash, apo me favore të tjera për individë a grupe të caktuara antibashkim, se gjoja  një “numër i madh apo i vogël” është kundër bashkimit, duke qenë se që nga epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut shqiptarët kanë luftuar dhe, edhe sot po luftojnë për bashkimin e tyre të ligjshëm dhe të drejtë, edhe si komb, edhe si shtet etnik natyral në territoret e tyre pellazgo-ilire-shqiptare në Ballkan.

Ardhmëria e shqiptarëve është vetëm bashkimi i tyre edhe si komb, edhe si shtet, JO copëtimi kolonizues “modern” në rezervatet  e kolonializmit sllav ballkanik (1878-2019) !

Anadaj,  “ekspertët” shqiptarët nuk duhet të tregohen aq  të “mençur” ( pavarësisht se çfarë punojnë, ku punojnë, për kë punojnë dhe, kush i paguan ata) që t’i anketojnë shqiptarët se a duan bashkim me Shqipërinë. Kjo pyetje nuk duhet bërë nga shqiptarët, pavarësisht se kush  dhe pse qëndron pas saj (me para a pa para, me kontribute apo pa kontribute, me apo pa nxitje dhe, me apo pa mbështetje qoftë të brendshme apo të jashtme). Është naivitet,  idiotizëm, turp dhe absurd, të “intervistohen” shqiptarët nga shqiptarët se  “a doni të bashkoheni me Shqipërinë?!

Kjo pyetje provokuese  mund t’u bëhet shqiptarëve vetëm nga të huajt, të cilët nuk kanë njohuri për historinë e kombit shqiptar dhe për SHQIPËRINË ETNIKE, ose që janë të shtytur nga interesat e tyre të caktuara politike, ekonomike, tregtare, shfrytëzuese dhe kolonialiste…etj. për t’i provokuar dhe shantazhuar shqiptarët si komb unik dhe Shqipërinë Etnike si shtet kombëtar.

Prandaj (të mos e gënjejmë, të mos e mashtrojmë, të mos i bëjmë politikë njëri-tjetrit, por armikut kolonizues), nëse jemi një komb me gjak, me gjuhë, me abetare, me flamur,  me atdhe, me histori, me kulturë, me tradita dhe me të njëjtat virtyte dhe me qytetërim të përbashkët shumëshekullor, është  i domosdoshëm dhe i pashmangshëm bashkimi kombëtar në një shtet të vetëm kombëtar, që quhet SHQIPËRIA ETNIKE.

Pavarësisht se çfarë thonë “statistikat” e anketave dhe të sondazheve të ndryshme të turpshme dhe armiqësore kundër bashkimit  të Kombit dhe të Shtetit Shqiptar-SHQIPËRISË ETNIKE, ne duhet të kërkojmë, të punojmë dhe të veprojmë  me ngulmë që të bashkohemi  si NJË TRUP I VETËM në tokat tona dhe në shtëpinë tonë arbërore për të cilën kemi luftuar dhe flijuar brez pas brezi që nga epoka e lavdishme heroike kombëtare dhe atdhetare  e SKËNDERBEUT.- Ne e duam  vetëm atë që është e jona, JO assesi tokat dhe pasuritë e huaja të fqinjve tanë sllavë.

Fundja, kush nuk do me Shqipërinë, le të bashkohen me kë të duan, e drejtë e tyre është, por pa territorin dhe pa pasuritë e patundshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat