Letër e hapur Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Opinione

Letër e hapur Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Nga: Ragip Guraziu Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:11
Ragip Guraziu

Vonë,shumë vonë të doli gjumi z. Daçiqi

Keni thë për herën e parë,edhe pse më parë keni qenë në dijeni se Shqiptarët dhe serbët të gjejnë gjuhën e përbashkët pasi janë dy popujt më të mëdhenj në Ballkan. Po pse me këtë vones po e dëshmoni se Shqiptarët janë populli më I madh në Ballkan,ndryshe serbët në Ballkan janë të ardhur nga Korpatet,dhe kjo s’do koment.

Si Ministr i Punëve të Jashtme të Serbisë, ju Ivica Daçiq, në një panel të organizuar nga ambasada norvegjeze në Beograd, ke folur për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ke thënë se duhet të gjendet një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përndryshe problemi ndërmjet dy shteteve vetëm sa do të rritet.

Për çfarë zgjidhje po flet?!

Ne jemi në tokën e tonë den baba den,pse na kanë coptuar të tjerët,tani sado pak po mundohën të pendohen për ato të bëmat që kanë bërë,që tokat shqiptare në Serbi edhe sot po shfrytëzohen në Serbi,ku gjithë Bota është në dijeni se deri në Nish,Sanxhak, janë  tokat te banuara me shqipatrët,dëshmi,lexo historin Daçiq pak më ndryshe se cili popull është I pari dhe shumicë në Ballkane dhe në këtë Botë,dhe historikisht,trojet tona kombëtare dhe fshatrat dëshmojnë vendbanimet e shqiptarëve në Serbi,Maqedoni,Mal të Zi,Greqi,këto të okupuara toka shqiptare falë fuqive të mëdha gjysma e Serbisë ka okupuar tokat dhe venbanimet e shqiptarëve, e sot po kërkoni ende diç nga ky shtet më I ri në botë,që I bie Kosova, e shpallur shtet me 17 shkurt të 2008.

Ndër të tjera Daçiq ke thënë se problemet me popullin shqiptarë duhet të trajtohen me Shqipërinë fillimisht, pasi the se çfarëdo zgjidhje që do të dal, do të jetë më e mirë se njohja e pavarësisë së Kosovës, shkruan ‘novosti’.

“Ne kemi interesa të përbashkëta, megjithatë nuk jam i sigurt nëse po koordinohemi për një gjë të tillë, në shpeshherë e bëjmë të kundërtën”.

Ta përkujtova z.Daçiq edhe njëherë çka keni deklaruar,por askush nuk të pytë më ty,as politiken çetnike të Beogradit,se tani shqiptarët veç kanë filluar t’I bashkojnë territoret e veta,ndër to edhe Luginë e Preshevës,dhe aty ku jetojnë shqiptarët,se ende keni tokat shqiptare mbrendapërmbrenda Serbisë.Bota Sot

Uniteti i shqiptarëve, goditje e fortë për Serbinë dhe Rusinë

Serbia po mundohet nëpërmes Rusisë, t'i fus ''hundët'', në Ballkan, shënjestra, Kosova?! Por, tani shqiptarët edhe si komb, kanë zgjedhur rrugën e duhur kah do orientohen, tani edhe botërisht dihet! Kosova si shtet i shpallur 17 shkurt 2008, ka tani kushtetutën e saj e njohur mbi 110 shtete dhe ka aleatin e sigurt, Amerikën, aleatet e saj, KFOR-in, NATO-n, etj...

Tensionet e Serbisë dhe Rusisë ndaj kombit shqiptar...

Më parë kryeministri shqiptar Edi Rama dha një intervistë për Politico se ai nuk mund të përjashtojë një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës – dikur pjesë e Jugosllavisë – nëse oferta e anëtarësimit të vendit në BE është jashtë rendit të ditës.

Një aleancë e tillë me Kosovën nuk ishte dëshira e tij “por një alternativë e mundshme për derën e mbyllur të Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Rama.

Serbia paralajmëron luftë të re në Ballkan, nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Një zyrtar i lartë i qeverisë serbe ka paralajmëruar se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Ballkan nëse Shqipëria përpiqet të krijojë një bashkim me Kosovën, duke i kërkuar Perëndimit që të denoncojë planin, shkruan RT.com.

Ky medium ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës “do të mbetet vetëm mendim i dëshiruar”, dhe i bëri thirrje BE-së të reagojë.

Jovanoviq: Me thirrjen për luftë me shqiptarë,rrezikohet siguria kombëtare serbe

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar se Serbia me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë.

Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”.

Serbia e Putini mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda nate”!

Mendimi I disa intelektualëve serb,se lideri Lideri rus, Vladimir Putini mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO-n. Kërcënimi tronditëse vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shkëmbin stabilitetin botëror. Aleanca perëndimore ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, derisa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore.

Sa më shumë ne po flasim, shkruajmë e debatojmë për këto tema, për bashkimin kombëtar, po më duket se po afrohet dita e të gjitha trojeve etnike shqiptare, e një Shqipëri natyrale. Pa marrë parasysh bartësit dhe mënyrën (zyrtare apo spontane qytetare) të organizimit të tyre, në esencë, të gjitha ato si kujtesë, fuqishëm do ta reflektojnë porosinë e synimit tonë kolektiv të bashkimit të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët unik të quajtur Shqipëri. (Shqipëri, Kosovë, Iliridë) Sepse, vetëdijesimi evolutiv i masave tona në këtë drejtim, tashmë me të madhe ka filluar të ngjaj, dhe, se, preteksti i shënimit të festave jubilare.

Pra, jemi një komb, dhe s’ka si të quhemi ndryshe. Më duket se këto modele që ne po analizojmë, shkruajmë dhe publikojmë, duhet me shkrime tona të kontribuojmë për të mirën e kombit tonë, e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën.

Qytetarët mbarë shqiptarë, me të përcaktuarit në Ballkan, dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Euroatlantike, janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve (që më së paku janë të nevojshme te ne), të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarë-shqiptare, e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarë-shqiptar, me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njihemi identitetin tonë, bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikaneve tanë po i shqetësojmë serbet, me e përmend kombin se ndoshta mos po na hidhërohen.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje të popullit liridashës për bashkim kombëtar. Por, jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri bujë sepse ngriti lartë mentalitetin kombëtar dhe luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar. Pra nuk ishte kollaj kur përball Jasharëve dhe Jasharëve të tjerë në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosova, Adem Jashari katër ditë hiq pa u ndal luftuan ballë përballe me ushtrinë shovinistë serbe.

Ju bënë me dije kriminelëve dhe çetnikëve serbo-sllav, që në këtë luftë për çlirimin e vendit dhe për pavarësinë e Kosovës, kemi hyrë të bashkuar si një komb i pendar që kjo të mbetet në historinë tonë kombëtare për brezat që do të vinë në vazhdim.Tani edhe në 1004 vjetorin e e shtetit amë, iu bë me dije Serbisë se ne JEMI NJË dhe kjo është e vërteta e gjithë kësaj që edhe kjo është arsyeja e Serbisë që zgjon pluhur pa u ndal ndaj Kosovës sepse e ka kuptuar shumë mirë se të gjitha forcat serbe kanë rënë në ujë, dhe shqiptarët janë vetëdijesuar aq lart sa për dokat e zakonet e tyre shekullore do të flijohen çdo çast,çdo moment po që se e kërkojnë nevoja.Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat