A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?

Opinione

A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?

Nga: Sinan Kastrati Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:14
Sinan Kastrati

*Fehmi Lladrofci: -Ai qeni me klyshtë e vetë i ka shti pop`llin kundër neve!

*Kush i torturoi të burgosurit në Drenofc të Zatriqit?

*Sa shqiptarë u vranë e sa u zhdukën në burgun e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në Drenofc të Zatrqiqit dhe kush ishin ata?

*Po ata, që i vranë “Në emër të popullit”, kush janë?

*Babën tradhtar e vëllain dëshmor

*Kush ishin lepurushët?

*Mos shko në Hagë se të pyet Slobodan Milošević: -Ku e ke babën?

Si hyrje

”Në një një shkrim të mëhershëm ”Lufta Çlirimtare e Kosovës apo lufta e UÇK-së”, kam folur për ”luftën” dhe kam dhënë përgjigje për disa nga termat ”luftë” dhe formacioneve ushtarake, UÇK-së dhe FARK-ut etj.

”Që nga dita kur ka dalur ”haptaz” UÇK-ja, më 28 nëntor 1997, me maska e me nofka e deri më sot, pas 20 (tash 22 vjetëve shën. i aut.) vjetëve, asnjëherë nuk është definua si duhet, me një emërtim të saktë e pa ngjyrime politike dhe nga njerëz profesionistë ”lufta” e UÇK-së dhe FARK-ut.

Ndoshta do të ishte dashur të saktësohet se si të emërtohet Lufta Çlirimtare e Kosovës e viteve 1998-1999. Për tu sqaruar kjo, është dashur të lexohen me kujdes fjalorë, leksikone, libra dhe enciklopedi ushtarake.

Guxoj të konstatoj se asnjëri nga “ushtarakët”, por as oficerët e njëmendët nuk e kanë lexuar librin ”Mbi luftën të Karl Filip Gotfrid fon Klauzevicit” (1780-1831)”, gjeneral prusian dhe teoricien ushtarak. Po të kishim njerëz të ditur nga kjo lëmi nuk do mbeteshim gati 20 vite paqartësitë se a duhet të thuhet ”dëshmorët e UÇK-së” apo dëshmorët e kombit? Po lufta a ka qenë e popullit apo vetëm e UÇK-së? Për aq sa unë kam njohuri, në asnjë vend të botës nuk thuhet p.sh Lufta e Ushtrisë Amerikane për Pavarësi, por lufta e popullit amerikan për pavarësi. Po kështu thuhet edhe për luftën e popujve të tjerë të botës së civilizuar.

Po të dalim krejt te vëllezërit ideologjikë të “komandantëve” të UÇK-së, p.sh. nuk thuhet Lufta e Vietkongut por lufta e popullit vietnamez kundër agresionit amerikan. Kështu është edhe me ushtrinë e partizanëve të Laosit (Patet Lao) edhe atje thonë: Lufta e popullit Laosian, pastaj Lufta e populli kinez, grek, Italian, francez, kuban etj. Edhe Enver Hoxha nuk shkoi në sektarizëm të skajshëm, që ti shpallte ushtarët e rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Shqipërisë si dëshmorë apo heronj të kësaj ushtrie, por dëshmorë apo heronj të kombit. Kështu ishte edhe në Jugosllavinë e Titos. Edhe këtu kemi dëshmorë apo heronj të popullit?

Kur është puna për veteranët, edhe këta duhet të emërtohen si veteranë të luftës, apo invalidë të luftës e kështu me radhë.

Problem në vete është se si ti emërtohen ngjarjet dramatike të viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë? Pasi u munduam të argumentojmë se ngjarjet e viteve të përmendura duhet të emërtohen si luftë e popullit të Kosovës, shtrohet pyetja tjetër:

-A ka qenë kjo ”luftë”, përleshje, konflikt, luftë guerile apo luftë?

Me kujtohet se pikërisht në kohën kur Paskal Milo promovoi librin ”Ditari i një ministri të Jashtëm-konflikti i Kosovës 1997-2001”, në hotelin “Baci” në Prishtinë, e ku veç tjerësh, ishin të pranishëm edhe Adem Demaçi dhe disa nga “komandantët” e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin, asnjërit nuk i shkoi mendja të kontestonte termin ”konflikt” që ishte edhe në përbërjen e titullit të librit. Po e them këtë sepse pikërisht në atë kohë disa militantë të PDK-së donin ti venin në grykë të topit disa autorë të teksteve shkollore të historisë, të cilët e kishin përdorur termin konflikt. Pra Paskal Milos i lejohej kjo “lajthitje”, edhe pse është profesor fakulteti dhe ish ministër i Jashtëm, kurse të tjerëve jo. Kjo është si mizoria e Pigmejëve të Afrikës së Jugut, të cilët duke mos pasur mundësi të matën me njerëzit normalë, sillën si kanibalë të vërtetë ndaj fëmijëve të tyre apo edhe ndonjë individi të pafuqishëm.

Të gjithë ideologët e partizanët e krahut të ”luftës”, duke fillua nga Adem Demaçi, Rexhep Qosja e të tjerë edhe atherë kur kanë folur për ”ushtrinë”, nuk kanë shfrytëzua literaturën ushtarake por kanë dhënë definicione kuturu, psh R. Qosja thotë se UÇK -ja është ushtri sepse ka uniformë, komandë etj.

Të tjerët madje e quajnë si ushtria më e organizuar dhe më e fortë në Ballkan”, Jakup Krasnqiqi. (marrë nga: ”Lufta Çlirimtare e Kosovës apo lufta e UÇK-së?” SINAN KASTRATI, BOTA SOT, 12 DHJETOR 2017 NË ORA: 09:45)

Një nga ish shokët e mi, Fetah Berisha, nga Drenofci i Zatriqit, i burgosur politik i demostratave të vitit 1981, sa herë që flisja në telefon më lutej që të shkoj te ai në Prizren e të flasim sepse ai dëshirontre që  bashkë me mua të shkojmë në Drenofc, fshatin e tij të lindjes e të shkruajm për ato që fliteshin në ndeja, në deka e dreka rreth gjithë asaj që kishte ndodhur më 1998 e 1999.

Sapo kishte mbarua viti shkollor, 2017/2018, pasi që punoja si mësues në Suedi, kisha vendosur dhe e kisha prerë një biletë avioni për në Kosovë në dhjetë ditëshin e fundit të qershorit.

Natën e parë, si nëpër therra fjeta në Prishtinë e të nesërmen disa kusherinj nga Turjaka erdhën e më muarën. Në Turjakë ndejta disa ditë e fjeta disa netë. Djemtë e vëllait, Aliu e Sabiti, po edhe xhaxhai, Seferi e kusherinjët e tjerë më lusnin që të rrijë aty dhe më mbanin si “Hoxhën e Ramazanit”, me pula e me pite e hallvë me shumë shiqer.

Sabiti, djali i vogël i vëllait nuk më ndahej, kudo që shkoja nëpër kojshi e kusheri në të dy mahallët e Hasan Dan Kastrati, kusheri i afërm më tha se nuk të lë vetëm, dhe nuk munda ta kundërshtoja pasi që kishte me të vërtetë dëshirë, pa hile, hakikart të vinte me mua.

Bashkë me ta shkuam në Gjakovë te vëllai i madh, Laha e mandej në Beleg te djemt e Lush Alisë e në Llukë të Epërme te mësuesi, Hysen Molliqaj.

Pas nja tri ditëve, Hasan Dani, si “përcjellës” dhe “roje” imja, nuk më linte që unë të udhtoja me autobus apo taxi por ai më përcillte kudo që shkoja me kerrin e vetë, Mercedes, të shkojmë aty ku unë kam dëshirë e nevojë dhe ku e kisha planifikua.

Me Fetahin kishim vendosur që më 26 qershor (2018) të takohemi në Rahovec, te Hotel Pashtriku.

Aty pim nga një kafe unë, Fetahi, Hasani dhe Skender Gashi, mjek, ish shok imi i studimeve e vendas i Fetahut.

Pasi e kryem muhabetin me nga një kafe, që Skënderi kish qef të na takonte, u nisëm për në Drenofc të Zatriqit.

Rruga prej Rahovecit për në Drenofc ishte një mrekulli e vërtetë e  kënaqësi e madhe të udhtoje në një ditë qershori e me diell. Rrugës u ndalën në dy, tre vende dhe u k`naqëm me natyrën e Rahovecit, vreshtat me “Rrushin e Rahovecit”.

Rruga, që nga Rrasa e Rahovecit, për ne Drenofc ishte me kthesa të shumta, me shkëmbinj të mëdhenj e të mrehtë që mos me ta marr mendja që “kama e shkaut ka mujt me hi atje”.

Ka disa vite që nuk kisha qenë në Drenofc të Zatriqit e nëpër Rahovec, veç kisha kapërcye, duke shkua në Gjakovë ose Prizren.

Nuk e dija e nuk e kisha mendua Rahovecin dhe “Luftën e Rahovecit”, apo “Betejën e Rahovecit”, siq e quanin lepuroshët, kështu qysh dëgjova unë nga disa vendali po nga Rahoveci.

Një mbrëmje të vitit 2000, kisha mbetur te Ura e Shenjtë, më kishte zënë terri dhe pasi erdhi një taxi, e pyeta:

- A mundesh me më qu deri në Malishevë?

– Hyp tha! dhe filluam të bëjmë llaf e muhabet “pa dorza” e pa shibla. Rrugës e pyes taxistin se si kishin kalua në “luftë”. Ai filloi të qaj dhe tregoj disa nga ato që nuk ishin për ti besuar por të vërteta. Pas “Luftës” apo “Betejës së Rahovecit”, filloi, ai, serbët kanë bërë masakra në popullsinë e Rahovecit (qytetit). Disa antarë të një familje, që i njihja edhe unë, i kanë lidhur rreth e rreth stogjeve me sanë, kashte e tallë në oborrin e tyre dhe i kanë djegur të gjallë ”.

Këso historie nuk kisha dëgjua deri atherë, përvç masakrave serbe të kohëve të mëhershme, të “Serbisë së parë”, dëgjoja at natë që udhtoja për herë parë pas më shumë se 10 vjetë që nuk kisha qenë në Rahovec.

Drenofci i Zatriqit, sot ka afro 300 shtepi me 2.300 banorë, me 2016, kiahte 2178 banorë, Ka rrugë të asfaltuar, për Senofc, Pastasel, Polluzhë, Sarosh, Bratatin-Ratkofc dhe Drenofc -Zatriq.

Drenofci, ka shkollën fillore, zyrën e vendit, ambulantë e shtëpi të kulturës. Por mbi të gjitha ka njerëz të mrekullueshëm e vreshtarë të zotët.

Njihet si një ndër fshatrat me vreshta me rrush e pemë tjera, që veç Zoti ia ka falë këti vendi të bukur, parajsë.

Por sot nuk do të flas për Drenofcin, për historikun e saj e as për bujqit e vreshtarët e dalluar që nuk di kend ta marr e kend ta lë.

Vazhdon.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat