Albin Kurti kërcënon Edi Ramën

Opinione

Albin Kurti kërcënon Edi Ramën

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi Më 2 mars 2019 Në ora: 14:28
Edi Rama dhe Albin Kurti

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti do të mund të mbetet figura më kërcënuese politike e Edi Ramës, për këtë Edi Rama është i vetëdijshëm dhe nuk do të mund ta fsheh inatosje e tij.  Albin Kurti, është dhe mbetet i vetmi aktualisht që mund ta le në opozitë dhe gjatë Edi Ramën, ndofta dhe ta kthej mbase në ateleun e tij, për tu marrë përfundimisht me ato instilacionet e tija naive – artistike.

Kriza e fundit në Shqipëri ka vënë në dukje një zgjidhje të re, një zgjidhje alternativë, po cila do të mund të jetë kjo alternativë, nëse e mendojmë si zgjidhje të mundshme që një formë a tjetër e deklason PS-në pas gjithë asaj fitore të madhe që ka pasur në zgjedhjet e fundit. Të jemi real, Partia Demokratike me gjithë pjesët e saja të shkapërderdhura (si aleate të koalicionit) politike nuk është më alternativë e zgjedhëse, ajo në fakt mund të jetë vetëm mjet i destabilizimi politik, por assesi zgjedhje.

Shikuar në mundësit e vërteta konkurruese politike, e vetmja alternativë që mund ti kundërvihet suksesshëm PS-së dhe Edi Ramës është “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti. Pse?

Në konstatimin e përgjithshëm; Shqipëria ka bërë një zgjedhje të madhe kur i ka dhënë mandat të plotë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, që ata me këtë fuqi politike të zbusin krizën politike dhe ekonomike në vend. Madje, Shqipërinë ta fus në binar të zhvillimit dhe të integrimit në BE. Ky shans i madh përfundimisht ka humbur për PS-në dhe Edi Ramën, sepse as PS-ja dhe as Edi Rama nuk e dëshmuan vetën se janë në gjendje ta bëjnë këtë. Madje kriza e shqiptare veças u zgjerua, krimi dhe korrupsioni nuk ndryshojnë kuotat, dukshëm janë rritur dhe vështirë dallon gjendja nga përudha e keqe e Fatos Nano-s, i cili ra nga pushteti si pasojë e krimit dhe korrupsionit të lartë vend në ato vite. Shqipëria e sotme me këtë krizë politike që ka, nuk premton zgjidhje të shpejtë dhe të matur sepse është konsumuar besimi politik i qytetarëve të saj. Kjo mund të shkaktoj një problem të veçantë për zgjatjen e krizës.

Mungesa e një lideri të besueshëm është e madhe, madje Shqipëria e sotme duhet pranuar se nuk nxjerr një lider të ri dhe të besueshëm, fakti qëndron kryeneç, por jo i pamundur për tu zgjedhur në të ardhmen e shkurtër, madje edhe përtej saj gjetja është e mundur. Nëse “Vetëvendosje”, sot do të mund të shtrihej politikisht edhe në Shqipëri, atëherë lideri i “vetëvendosjes”, Albin Kurti do të mund të jetë zgjidhja më e mundur e një ndryshimi dhe alternative politike për Shqipërinë me një krizë të rëndë dhe të re politike.

Albin Kurti, duhet pranuar se është figura më e pëlqyer në gjithë shtrirjen politike shqiptare dhe kjo mund ti jap shansin më të madh ati dhe kështu do të mund të marri pjesën e tij të meritokracisë politike shqiptare. Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti do të mund të mbetet figura më kërcënuese politike e Edi Ramës, për këtë Edi Rama është i vetëdijshëm dhe nuk do të mund ta fsheh inatosje e tij.  Albin Kurti, është dhe mbetet i vetmi aktualisht që mund ta le në opozitë dhe gjatë Edi Ramën, ndofta dhe ta kthej mbase në ateleun e tij, për tu marrë përfundimisht me ato instilacionet e tija naive – artistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat