Koha e paradokseve

Opinione

Koha e paradokseve

Nga: Ma.sc.Kushtrim GASHI Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:35
Ma.sc.Kushtrim GASHI

Jetojmë në një kohë ku mund të shkojmë në Hënë, por nuk i vizitojmë dot të afërmit;

Ku dashuria më shumë shprehet në rrjetet sociale se sa në jetën reale;

Ku një foto ‘belfie’ merre me tepër like se sa një foto duke lexuar;

Ku lajmet për femrat e zhveshura kanë me shumë klikime se sa lajmet për bamirësi e humanitet;

Ku femrat bëhen të famshme për shkak të ndjekësve në instagram e facebook;

Ku për një grusht like e disa klikime përqeshen e kryqëzohen njerëzit vetëm pse shprehin mendimet e tyre;

Ku te humbasësh telefonin është me keq se sa të humbasësh librat e fletoret;

Ku shkohet në banjo, jo për te kryer nevojat personale, por për të bërë foto ‘profesionale’;

Ku jeta e një qeni apo mace është me e rëndësishme se sa jeta e një njeriu;

Ku me shumë përkujdesen për xhepat e pacienteve se sa për shëndetin e tyre;

Ku spitalet me shumë janë shndërruar vende për biznes se sa vende për kurimin e qytetarëve;

Ku Universitetet janë shndërruar një ‘treg’ për shitblerjen e diplomave;

Ku blerësit e diplomave rekrutohen nëpër vende pune, ndërsa te diplomuarit bredhin rrugëve;

Ku papunësia është një plagë që po vret sepse hyrja në një vend të punës po konsiderohet luks;

Ku del në qytet dhe nuk e di a je në plazh apo je në shesh;

Ku prindërit nuk kanë kohë për fëmijët e tyre sepse janë të zënë me smartphone;

Ku jeta është bërë publike sepse gjithçka postohet në rrjete sociale, e privatësia ka humbur;

Ku njerëzit me shumë frikësohen nga ‘kriminelet’ se sa nga Krijuesi i tyre;

Ku vrasësi nuk e di pse ka vrarë e as i vrari pse është vrarë;

Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit;

Ku njerëzit me shumë kujdesen për dukjen e jashtme të tyre se sa për brendësin e shpirtin e tyre;

Ku te pasurit po bëhen gjithnjë e me të pasur, ndërsa të varfërit gjithnjë e me të varfër;

Ku lagjet e te pasurve po ndahen me mure  nga lagjet e qytetarëve te varfër;

Ku miqësia virtuale është me e rëndësishme se sa miqësia reale;

Ku të kesh para është me e rëndësishme se sa te kesh dije e diplome;

Ku te kesh sponsorë e të besh jetë luksi duke mos punuar asgjë është bërë modë;

Ku te jesh i ndershëm dhe i sinqertë është sikur qingji të jetojë në mesin e egërsirave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat