Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi i fëmijëve 6-10 vjeç në dorën e tekeve të koordinatorit për hesape të veta

Opinione

Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi i fëmijëve 6-10 vjeç në dorën e tekeve të koordinatorit për hesape të veta

Nga: Shkelzen Nuza Më: 3 mars 2019 Në ora: 08:51
Shkelzen Nuza

A i ka tregu dikush koordinatorit qe krejt bota është tu lëviz drejt largimit edhe te notimit deri ne klasën e peste, e lere me te organizoj edhe gara ne nivel kombëtar, e ku nuk lehen anash as fëmijët e klasave te ulëta, madje edhe ata te klasave te para, nxënës te cilët përballen akoma me vështirësi ne mësimin e shkronjave, numrave e te cilat janë esenciale qe te arrihet nivel i kënaqshëm ne nivel klase e mos te flasim çka ndodhe kur kjo merret ne nivel vendi. Ne vend se me u fokusuar ne arritjen e një niveli te kënaqshëm te parapare ne objektivat ne te cilat përcaktohet qarte se ku duhet te arrij nxënësi i një niveli te tille, cilat janë rezultatet, koordinatori nëpërmjet te aktivitetit te tij garues degjeneron komplet skemën arsimore, duke iniciuar gara ne nivel vendin.

A i ka tregu dikush këtij koordinatori se garimi kërkon një studim, analize te mirëfilltë se çka arrihet, cilat janë përparësitë, e ne veçanti mangësitë qe arrihen nëpërmjet te një procesi te tille garues, sidomos kur janë përfshirë edhe fëmijët, qofte edhe ata te moshave 6-10 vjeç.

A i ka tregu dikush këtij koordinatori qe, mësimi për jetën është me e vlefshme, dhe shkathtësitë qe nxënësit tek ne duhet ta posedojnë, dhe e cila është fundamentale qe edukimi te mbetet forca me premtuese ne forcimin e shoqërisë.

A i ka tregu dikush këtij koordinatori, qe sistemi arsimor është ne detyrat dhe obligimet e Ministrisë se Arsimit, e jo te zyrës se koordinatorit. Kjo behet akoma me e vështirë, mos me thënë skandaloze kur ne takimet e tilla përfshihen edhe zëvendës ministra si te kulturës, ashtu edhe te arsimit, pasi e din edhe vet koordinatori qe nuk është detyre dhe mandat i tij kjo pune, prandaj edhe ka përdorë te njëjtit për legjitim te vetvetes. E ne realitet ajo çfarë do te duhej te ndodhte është qe konsideratë kryesore për sistemin shkollor ne vendin tone te jete arritshmëria e nxënësve e jo garimi i tyre ne moshe te hershme.

A i ka tregu dikush koordinatorit, se aktiviteti i tij është paralel ne nivel institucional dhe secili angazhim i tij është duke vështirësuar me shume dhe kompleksuar me shume sistemin arsimore ne vend. Mos me thënë qe garimi te kjo kategori është kontraproduktive dhe është e lidhur ngushte me aspektet negative te përfshirjes se fëmijëve te moshave te reja (I-V), si ne vijim:

  1. Rritja e theksit për të fituar tek moshat e reja dëmtojë etikën e punës në grup, dhe rrezikon organizimin kolektiv te shoqërisë;
  2. Perceptimi qe kanë nxënësit ne raport me mësuesit do te ndryshoje për keq, thellon krizën për krijimin e ndarjes ne baze te preferencave;
  3. Nxënësit nëpërmjet një qasje te tille garuese krijojnë/fitojnë friken e dështimit, e cila është me pasoja ne periudhat e mëvonshme te formimit dhe zhvillimit te fëmijëve te moshës se hershme.
  4. Dëmton rende vetëbesimin dhe vetëvlerësimin, efektet e te cilit merren vesh kur duhet te merr përgjegjësi një fëmijë i një moshe te re;
  5. Ekziston rreziku për dëmtimin e marrëdhënies, besimit me mësuesit e vet, me bashkëmoshatarët e vet, me te cilët për këtë moshe do te ishte më me rëndësi te rritej besimi, duke krijuar një mjedis te këndshëm social si kusht për zhvillim me te favorshëm social;
  6. Një prej ndryshimeve te para te dukshme është se nxënësit fillojnë te obsesionohen ne raport me friken, rregullat, dhe fillon te paraqitet fenomeni i kopjimit dhe shenja te favorizimit nga ana e mësuesve, e për rrezikun e tyre shume mire janë te njohura pasojat, pra çka arrijmë është se i mësojmë fëmijët se si te mos jene te guximshëm;
  7. Arsye shtese është se mësuesit janë para një rreziku ne situata te tilla, ku nxënësit ne vend qe te bëjnë asocime me mësuesit e tyre, me shume te kënaqen gjate mësimit, ata fitojnë atë qe njihet si frike dhe pakënaqësi.

 

A i ka tregu dikush koordinatorit nacional qe, arritja e suksesit ne shkolle te fëmijët e moshave te reja duhet te behet qe jete e lidhur me shume mbi bazën e ideve ne kuptimin qe:

  • Tendenca e evitimit maksimal te krijimit te përshtypjes tek fëmijët  ne krijimin e stimulimeve për gara;
  • Asnjë gare nuk duhet te zgjasë me shume se sa kohëzgjatja e orës ne klase;
  • Përdorimi i lojës si mënyrë te përforcimit te njohurive aktuale është me e rëndësishme se sa ngutia për mësimin e gjerave te reja.

 

Krejt ne fund, ne emër te kësaj gare për hesape te veta duket qe gjithë kjo hallakame te jete bere per te siguruar punësim edhe për 114 militante, e shoqëria prape do te hesht, nuk besoj!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat