“Tarifa doganore” heqet, por kush dhe kur do ta heqë kolonializmin e Serbisë së Madhe në Ballkan?

Opinione

“Tarifa doganore” heqet, por kush dhe kur do ta heqë kolonializmin e Serbisë së Madhe në Ballkan?

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 3 mars 2019 Në ora: 20:08
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Ky është problemi i pazgjidhshëm për Ballkanin, për Evropën dhe për bashkësinë ndërkombëtare, JO  politika e kryeministrit  të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e cila mbron jo vetëm interesin nacional, politik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe interesin strategjik, politik, diplomatik dhe ushtarak me partnerët ndërkombëtarë siç janë Amerika dhe  aleatët e saj evropianë perëndimorë tradicionalë.

Pra, të mos paragjykojmë dhe të mos shpifim se “Taksa doganore 100%” e qeverisë së Ramush Haradinat kundër Serbisë gjoja në “plan të parë” ka të bëjë me prishjen dhe me zhbalancimin e interesave vitale të Kosovës me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore.

–Jo, kjo nuk është e vërtetë as e  dokumentueshme, as  qëndrueshme dhe as e justifikueshme, në asnjë kuptim të përmbajtjes së marrëdhënieve të derisotme  të Kosovës dhe të Amerikës. Përkundrazi, është përgjigjja më e sinqertë dhe më e drejtëpërdrejtë në MBROJTJEN E INTERESAVE STRATEGJIKE të Amerikës në Kosovë, sepse duke e mbrojtur interesin e Kosovës nga Serbia, mbrohen edhe interesat amerikane në Kosovë.

Efekti pozitiv praktik i diplomacisë preventive të taksës së Ramush Haradinajt

Miratimi dhe vënia në zbatim e taksës doganore ndaj Serbisë  dhe Bosnjë Hercegovinës ka tri objektiva parësore të diplomacisë preventive (jo vetëm të mbrojtjes së interesit ekonomik e tregtar mbi bazën e parimit të reciprocitetit) për t’i mbrojtur interesat vitale të shtetit të pavrur dhe sovran të Kosovës:

(1) “Bombardimin” e taktikave dredhuese të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territorit të Kosovës me Serbinë;

(2)Zbulimin-nxjerrjen në sipërfaqe të të gjithë skenarëve të rrezikshëm politikë, gjeopolitikë, gjeostrategjikë dhe ekonomikë të Serbisë për rikolonizimin e Kosovës;

(3) Prolongimin dhe vënien në pikëpyetje të vazhdimit të dialogut të Brukselit mes palës serbe dhe asaj shqiptare të Kosovës, pas të cilit fshihet dekompozimi  i tërësisë teriotriale të Kosovës, gjë që kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës (qershor 2008), me qëllimet dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me parimet e normat e së drejtës ndërkombëtare.

Pse Amerika duhet të bashkëpunojë me Haradinajn dhe me Albin Kurtin, jo me Hashim Thaçin?

Thjesht, për faktin se  as Haradinaj e as Kurti, asnjëherë deri tash nuk e kanë mashtruar, manipuluar dhe as gënjyer popullin e as Amerikën me partnerët e saj evro-perëndimorë për interesa të tyre personale, partiake, karrieriste dhe nepotiste, ashtu siç ka vepruar ish-kryeministri dhe presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi (2008-2019), duke e shndërruar shtetin e Kosovës në një feudë të tij private feduale nepotiste të paprekshme.Uashingtoni, Berlini, Londra, Brukesli, Parisi dhe Roma, duhet të bashkëpunojnë dhe të mbështetin gjithanshmërisht politikën dhe diplomacinë e kryeministrit Ramush Haradinajt dhe të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, sepse që të dy me sjelljet dhe me veprimet e tyre konzisntente kanë dëshmuar mbrojtjen dhe avancimin e rendit, të drejtësisë, të demorkacisë, të paqes dhe të mirëqenies së popullit të Kosovës, të çliruar dhe pavarësuar nga Amerika, por të shtypur dhe të robëruar politikisht dhe ekonomikisht nga kasta sunduese nepotiste, mafioze dhe despotike politike në pushtet me Hashim Thaçin në krye (2011-2019).

 Amerika nevojitet t’i mbështetë ata liderë politikë të Kosovës, që nuk e rrejnë dhe nuk e mashtrojnë Amerikën, JO ata që janë nën hipotekën e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Ata nuk i duhen as Amerikës, as Evropës e as Kosovës, sepse njësoj janë të dëmshëm edhe për interesat nacionale dhe shtetërore të Kosovës dhe të Amerikës.

Në këtë vështrim, kryeministri Haradinaj është partner i denjë dhe lojal i Amerikës dhe lider i besueshëm i popullit, sepse asnjëherë nuk e ka gënjyerë  dhe zhgënjyerë as Amerikën, as popullin e vet.

Kjo është arsyeja dhe argument kryesor, pse Uashingtoni dhe Brukseli, duhet të bashkëpunojnë me kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, jo me kursesi me presidentin Hashim Thaçi, i cili vazhdimisht e ka gënjyer Amerikën dhe popullin e vet për t’i realizuar ambiciet e tij nepotiste të sëmura për pushtet, për karrierë, për pasuri dhe për lavdi personale, partiake dhe krahinartiste  skllavopronare dhe feudale.

Ndryshe nga  Hashim Thaçi dhe kamarila  e tij në pushtet, kryeministri Haradinaj është partner i denjë dhe kredibël i Amerikës dhe i aleatëve të saj evroperëndimorë (NATO), sepse asnjëherë deri më sot nuk ka ndodhur që me sjelljet dhe me veorimet e tij qoftë si komandant i UÇK-së, gjatë luftës kryengritëse në Kosovë kundër forcave pushtuese agresore gjenocidale serbe, qoftë në kohë paqeje si kryeministër, ta ketë rrejtur Amerikën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë, Belgjikën, Holandën, Kanadanë etj. për interesa të tij personale, partiake, ashtu siç ka dëshmuar në praktikë ish-kryeministri dhe, tani presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili për interesa të tij të ngushta, partiake, karrieriste, pushtetore, mahallore, provincialiste, nepotiste, sektariste, burokratike dhe feudale ka insturmentalizuar dhe personalizuar sistemin politik, juridik, demorkatik dhe shoqëror, duke e shndërruar në plaçkë private të tij dhe të klaneve nepotiste dhe mafioze të tij, vazhdimisht e ka gënjyer dhe, edhe sot e gënjen me paturpësi Amerikën dhe aleatët e saj, se gjoja në Kosovë çdo gjë “është në rregull” dhe se “çdo gjo po funksionin” dhe po “lulëzon” në frymën e sundimit të ligjit, të demorkacisë dhe të mirëqenies. Kjo është rrena më e madhe 11-vjeçare (2008-2019”, që Hashim Thaçi në mënyrë kohezive ua ka bërë Amerikës dhe partnerëve të saj evro-perëndimorë, duke e fsheur gjithmonë krimin e organizuar, korrupsionin, diskriminimin politiko-ekonomik dhe social,  pakënaqësinë dhe mjerimin e popullit të shfrytëzuar, të varfëruar, të mashtruar, të papunë dhe pa kurrfarë shprese dhe perspective për të ardhmen.

Kryeministri Haradinaj mbron interesat e Kosovës dhe të Amerikës, JO interesat e Serbisë në Kosovë!

Ndaj, ky kurs i politikës së tij për  mbrojtjen e interesave vitale të Kosovës nga Serbia, drejtpërdrejt dhe zhdrejtazi nënkupton edhe MBROJTJEN E INTERESAVE  STRATEGJIKE KOMPLEMENTARE  TË AMERIKËS NË KOSOVË,jo mbrojtjen e interesave nepotiste dhe bajraktariste feudale dhe autoritare krahinariste të Hashim Thaçit, i cili duke e gënjyer dhe mashtruar popullin e vet dhe Amerikën, është pajtuar me Edi Ramën dhe me Aleksandar Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.

Mirëpo, that “spell is over” , sepse  “Taksa 100%” e Ramush Haradinajt  bëri që t’ia ndalë  “turrin”  për hapjen e varrit të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës në kuadrin e bisedimeve në Brukesl sipas skenarëve të përgatitur të insntitucioneve profesionale akademike dhe politike të Beogradit, të Prishtinës dhe të Tiranës.

Ky ishte efekti pozitiv i përmbajtjes së diplomacisë preventive  i  aplikimit të “Tarfiës 100” të qeverisë së Ramush Haradinajt, sepse e parandaloi dhe e bllokoi  politikën mashtruese dhe manipuluese të Hashim Thaçit për ndarjen e territorit të Kosovës në favorin e zgjerimit territorial të Serbisë.

Gjithashtu, “Taksa 100%” pati efektin pozitiv, sepse bëri të pamundur parashikimin e prognozës për ndarjn e “Çmimit Nobel” tandemit presidencial Thaçi-Vuçiq si shpërblim për arritjen e “kompromist” politik dhe paqësor mes Serbisë dhe Kosovës, natyrisht në dëm të interesit territorial, nacional dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.

Përkundrazi,  miratimi dhe vënia në zbatim e “Tarifës 100%” ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, u bë në momentin më oportun politik dhe diplomatik për ta penguar ofensivën politiko-diplomatike të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilët ishin dakorduar për ndarjen e territorit të Kosovës.

Pra, nuk ka dyshim se “Taksa doganore 100” e kryeministrit aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj ndaj eksportit të mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës në Kosovë, së shpejti do të heqet, por  shtrohet pyetja logjike se, kush është ajo fuqi evropiane ose botërore, që mund ta heqë-çërrënjosë përgjithmonë kolonializmin e Serbisë në Ballkan: Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari, Vojvodina (1878-2019).

Ky është problemi më i madh  për Ballkanin, që kërkon zgjidhje urgjente ligjore sipas së drejtës historike dhe e asaj ndërkombëtare, jo kurrfarë “Tarife” e kryeministrit Ramush Haradinaj, e cila është  më tepër një test  me karakter   politik  sesa ekonomik dhe tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, këtë Beogradi zyrtar e kuptoi vetëm si “bllokadë ekonomiko-tregtare”-humbje të milionave e miliardave euro, duke qenë se eksporti i saj vjetor i mallrave në Kosovë kap shumën prej 4 miliardë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat