Po bie maska e Hashim Thaçit?!

Opinione

Po bie maska e Hashim Thaçit?!

Prof. Dr Binak Maxharraj Nga Prof. Dr Binak Maxharraj Më 4 mars 2019 Në ora: 08:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili dikur luante k..q.. dhe donte t’ia fuste Amerikës thikën pas shpine, këto ditë është në siklet të madh sepse po i shtirret maska e zezë në fytyrën e tij të vrazhdë dhe shumë cinike. Këtij “burr shteti” këto ditë po i dalin rrentë për ledinë kur këto ditë një delegacion nga Amerika e vizitoi Kosovën deklaroi(sipas Ilir Dedës) se Hashim Thaçi vazhdimisht i paska gënjyer amerikanët sa i përket qëndrimit të SHBA për korrigjimin e kufijve, duke theksuar se e ka mbështetjen të mbi 90% të popullsisë së Kosovës, por këtë ide të tij nuk e përkrahin as 5% të popullsisë.

Në takimet me këtë këtë delegacion të SHBA-ve u sqarua gjithçka rreth gënjeshtrave që Hashim Thaçi ua ka servuar si të “vërteta” miqve tanë dhe se SHBA-ja tash e ka të qartë situatën rreth kufijve, duke theksuar se SHBA nuk qëndrojnë pas idesë së Thaçit dhe ekipit tëtij misterioz Vuçiq-Rama-Putin dhe bishti i tyre Baton Haxhiu.

Po kjo është e qartë si loti, sepse SHBA-të me aleatet e saj në Evropë nuk e çliruan Kosovën për ta copëtuar. Dhe maska e Hashim Thaçit u hoq, më ky njeri nuk ka se më çka e mbulon fytyrën e tij. Është e mjaftueshme se më në fund SHBA-ja e kuptoi së me çfarë njeriu ka te bëjë.

Por, gjarpëri nuk do të ishte gjarpër nëse nuk lakohet nga të gjitha anët. I bëri bashkë bisht e krye dhe shkoi te tuxhari i tij Edi Rama në Tiranë.

Harroi se është pa maskë. Në Tiranë në një tubim për diasporën deshti të tregohet si patriot pa maskë. Në këtë tubim me njëfarë intuziazmi të madh deklaroi, duke shkelë nëpër gënjeshtrat e veta duke thënë se: “ndarja, copëtimi apo korigjimi i kufijve mund të bëhet vetëm mbi trupin tim”, duke shtuar se ideja e tij (Vuçiqit dhe Ramës)mbi korigjimin e kufijve është shumë e keqe dhe pazare me territor nuk do të ndodhin me asnjë çmim, por gjarpëri përsëri e la bishtin vjerrur duke theksuar se mund të ketë korrigjim kufijsh, sepse nuk e lanë rehat premtimet që ua kishte bërë bosave të vet të agjenturave të ndryshme mafioze që për qëllim kanë ndarjen e Kosovës.

Duke zbritë nga Tirana në Prizren ai aty u ndalë, iu kthye avazit të tij të vjetër duke thënë para masës së mashtruar, se asnjë centimetër tokë Kosove nuk do të cënohet. Epo mirë, a ka mundësi bile edhe teorike që të mos cenohet asnjë centimetër tokë, kur edhe tash pa maska, angazhohet për korrigjimin e kufirit.

A ka ndokund në botë të bëhet korrigjimi i kufirit pa u cenuar asnjë centimetër tokë. Ndoshta ky e imagjinon këtë korigjim të kufijve ta bëjë diku në qiell duke i shpërndarë retë.

Por, ajo së çka është edhe më qesharake që nuk ka as mundësi teorike të ndodhë, është insistimi i tij ëndërr kur ai në Prizren theksoi se do t’ia bashkangjet Luginën e Preshevës Kosovës, pa e cenuar asnjë centimetër territory i Kosovës. Bile për këtë mundësi do të kërkojë edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, sikur të ishte pronë e tij. Do të ishte më mirë që vetë Kushtetuta t’ia heq maskat Hashim Thaçit duke e qitur jashtë loje. Edhe kjo është e pamundshme, është një floskulë politike, një rrenë e kulluar. Ai nuk thotë se si do ta fusë Luginën e Preshevës në Kosovë, duke e tërhequr me buaj, me traktor apo me bulduzher,por i duhet më parë që ta largojë policinë e Vuçiqit nga Kufiri.

Po, a e dinëky njeri se ku gjendet Lugina e Preshevës, për besë nuk është këndej Muqi Babë, por është andej në Serbi në shtetin e kolegut të tij çetnik Aleksandër Vuçiq. Apo mos vallë Vuçiq po u bëjka aq dorëshlirë që t’ia fal Luginën Kosovës.Kjo as në andërr nuk mund t’i ndodhë Hashim Thaçit. Por ai duhet ta dijë mirë se për me e bashkangjitë Luginën duhet me dhënë diçka Serbisë, sepse tregtia me troje nuk bëhet veç më marrë pa dhënë asgjë, e Vuçiq ia ka vë syrin Veriut të Kosovës, me Ujmanin dhe Trepçën, të cilat Thaçi po thotë se vetëm mbi trupin e tij do t’i marrin, i marrin, i marrin nëse ti luan bishtë me ta.

Ja pra, si me maska si pa maska ky njeri është plotësisht i çorientuar në mendje, i çoroditshëm, është patriot me maskë, si ja hoqe maskën, si ja vure, të del e njëjta fytyrë e mrrolët, cinike me mendje fudull që për momentin as vetë nuk e di se çka po flet dhe si po vepron. Që prej se SHBA ia hoqën maskën e vërtetë të rrenave, ky ka filluar të bëhet  më amerikan se vetë amerikanët në të shprasët. Ky njeri që të mos kemi më shumë punë me të, duhet ta heqim qafe duke e shkarkuar nga pozita në Parlament ose me protesta të fuqishme, të cilat nuk do të pushonin derisa ai të rrëzohet.

Pranvera ka nisë më ardhë....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat