Hashim Thaçit dhe Edvin Kristaq Rama, kopje të Ali Shukriut dhe Rrahman Morinës, bashkëpunëtor të Serbisë, në dëm të Kosovës

Opinione

Hashim Thaçit dhe Edvin Kristaq Rama, kopje të Ali Shukriut dhe Rrahman Morinës, bashkëpunëtor të Serbisë, në dëm të Kosovës

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 4 mars 2019 Në ora: 12:23
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Edi Rama, siç po shifet deri tani, me këto rrugë pa fund, bisedime të fshehura me Serbinë, kur dihet se Serbia nuk jep asgjë por vetëm merr, atëherë, koha do tregojë se këta dy burra shtetërorë, Hashim Thaçi president I Kosovës dhe Edi Rama ,Kryeministri Shqiptar, a do e kenë fatin e patriotizmit kombëtar shqiptar apo tradhtinë ndaj kombët,siç ishin në komunizëm,Ali Shukriu dhe Rrahman Morina,që këta shkuan në amshim me një fytyr tjetër në atë botë tjetër,dhe kjo le gjurmë të pashlyara,së pari ndaj familjes ,shtetit e kombit,që na ka mësua historia kombëtare,se, ose për të mirë,ose për të keqë, hynë në histori kombëtare dhe aty mbetesh përgjithmonë,që gjenerata e gjenerata kanë për të kujtuar deri sa përfundon kjo botë.

Pse këtë shkrim mu për këta dy burra shtetërorë ?!

Sepse puna e tyre po cilësohet si marri, pra e Presidentit Thaçi, Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministrit Serb, që po quhen si tandem treshja,si marrëveshje kinse e akorduar në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e aq më keq që thuhet të ndihmuar nga miqt e tyre të përbashkët UDB-ashëve në Kosovë.

Zbardhja e draft marrëveshjes nga mediet gjermane tregon se si në mënyrë të fshehtë po veprojnë kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti Thaçi, që së bashku me Vuçiqin po e cungojnë territorin e Kosovës për hatrin e Serbisë, madje si me qenë Kosova pasuria e Ramës dhe e Thaçit. “Ndryshe, kësaj i thonë një alarm tradhtie i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit Hashim Thaçi për Kosovën, sepse vetëm për hatrin e Vuçiqit po i merren Kosovës pasuritë kryesore. Këta realisht po e lozin rolin e Ali Shukriut dhe Rrahman Morinës, dhëndurëve të Serbisë, dhe po duan ta destabilizojnë Kosovën. Nëse arrihet kjo marrëveshje, kjo do të bëhet vetëm e vetëm për të shpëtuar Thaçin nga Specialja. Tani qytetarët duhet të ngrihen menjëherë në protesta masive paqësore për të kundërshtuar faljen e dëmeve të luftës e të territorit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, TREPÇA merr “STATUS SPECIAL”, me krijimin e konsorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan–francez–rus–kinez, për 99 vjet në shfrytëzim, Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare, Mitrovica merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh e jo më shumë se 99-vjeçare dhe përfshin rrethin me kufijtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stani Tërg – Bajgore – Kqiq i Madh – Koshutovë – Zupçe. Sipas gazetës, administratori/kryetari i qytetit është me presidium: një serb, një shqiptar dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5-vjeçar, e mbi të gjitha Kosova heq dorë dhe nuk kërkon dëmet e luftës!

Kjo bëhet akoma më e besueshme derisa edhe ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve, të cilën e ka shpalosur presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas analistëve politikë dhe qytetarëve, ky është një alarm për tradhtinë e dy kryeministrave shqiptarë për Kosovën, sepse kështu po i merren Kosovës pasuritë kryesore të saj. Kjo marrëveshje mund ta destabilizojë Kosovën nëse arrihet si e tillë vetëm e vetëm për të shpëtuar Thaçin nga Specialja, për çka edhe po tenton t’i falë dëmet e luftës. Kjo është edhe një arsye plus pse duhet qytetarët që menjëherë të dalin në protesta masive paqësore për të kundërshtuar faljen e dëmeve të luftës e territorit të shtetit të Kosovës.

Marrja dhe shfrytëzimi i pasurive në veri të vendit nga Serbia dhe kantonizimi (serbizimi) i territoreve nga brenda përmes komunave etnike dhe kishave e manastireve serbe, do e bëjë Kosovën krejtësisht shtet jofunksional dhe pa sovranitet në rreth 30 % të territorit të saj. Pas faljes së dëmeve të luftës dhe bërjes hisedare të Serbisë në pasuritë e Kosovës (‘Trepçë’, Ujman, Deçan,...etj.) qytetarët e vendit menjëherë të dalin në protesta masive paqësore për të kundërshtuar faljen e dëmeve të luftës e territorit të vendit.

Këto marrëveshje ashtu siç janë paraqitur në media, e komplikojnë çështjen e Kosovës, e ndërlidhin edhe më keq me Serbinë, tash për 100 vjet, e vazhdojnë misionin e OKB-së, duke e vendosur tash në brendi të Kosovës dhe minierave të saj Kinën dhe Rusinë. Kosova po bëhet territor asnjanës dhe fushëbetejë potenciale për konfliktin në mes të të mëdhenjve. Flitet për institucione të përbashkëta si në Mitrovicë, duke ditur paraprakisht që asgjë e përbashkët nuk ka funksionuar për shkak të politikës armiqësore serbe. Në gjithë këtë situatë, mungon realizmi, largpamësia, memoria për historinë e Ballkanit.

Për të gjitha këto pazare tinëzare që kanë bërë kuislingët dhe shpirtshiturit si Edvin Kristaq Rama,Hashim Haxhi Thaçi dhe këlyshi i UDB-së serbe, spiuni Baton Haxhiu, me kriminelin serb Aleksandar Vuçiqin, populli me shumë të drejtë ka dyshuar dhe kjo po del e vërtetë. Këta tradhtarë të gjitha këto pazare i kanë bërë në dëm të Kosovës dhe në dëm të popullit dhe pa i pyetur fare, do të thotë këto pazare të pista i kanë bërë pa hanxhiun.

Zbardhja e draft marrëveshjes nga mediet gjermane tregon se si në mënyrë të fshehtë po veprojnë kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti Thaçi, që së bashku me Vuçiqin po e cungojnë territorin e Kosovës për hatrin e Serbisë, madje si me qenë Kosova pasuria e Ramës dhe e Thaçit. Ndryshe, kësaj i thonë një alarm tradhtie i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit Hashim Thaçi për Kosovën, sepse vetëm për hatrin e Vuçiqit po i merren Kosovës pasuritë kryesore. Këta realisht po e lozin rolin e Ali Shukriut dhe Rrahman Morinës, dhëndrit të Serbisë, dhe po duan ta destabilizojnë Kosovën. Nëse arrihet kjo marrëveshje, kjo do të bëhet vetëm e vetëm për të shpëtuar Thaçin nga Specialja. Se qytetarët duhet të ngrihen menjëherë në protesta masive paqësore për të kundërshtuar faljen e dëmeve të luftës e të territorit, është e arsyeshme.

Edhe qytetarët thuhet se ''me shqetësim i kanë përcjellë raportimet e medieve për shkrimin e botuar në gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Rundschau”, rreth marrëveshjes edhe qytetarët. “Askush nuk ka të drejtë që të bëjë aso veprimesh që e cenojnë dhe e shkelin Kushtetutën. Tash është momenti ta respektojmë Kushtetutën, mos ta provokojmë gjendjen as në regjion dhe as në glob dhe të jemi shumë të kujdesshëm për veprimet, të cilat do t’i ndërmarrim”

.Presidenti Hashim Thaçi,Kryeministri Edi Rama,siç po shifet deri tani,me këto rrugë pa fund, bisedime të fshehura me Serbinë,kur dihet se Serbia nuk jep asgjë por vetëm merr,atëherë,koha do tregojë se këta dy burra shtetërorë,Hashim Thaçi president I Kosovës dhe Edi Rama ,Kryeministri Shqiptarë, a do e kenë fatin e patriotizmit kombëtar shqiptar apo tradhtinë ndaj kombët, siç ishin në komunizëm,Ali Shukriu dhe Rrahman Morina, që këta shkuan në amshim me një fytyrë tjetër në atë botë tjetër,dhe kjo le gjurmë të pashlyara, së pari ndaj familjes ,shtetit e kombit,që na ka mësua historia kombëtare,se, ose për të mirë,ose për të keqë, hynë në histori kombëtare dhe aty mbetesh përgjithmonë, që gjenerata e gjenerata kanë për të kujtuar deri sa përfundon kjo botë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat