Sërish vjen Marsi!

Opinione

Sërish vjen Marsi!

Nga: Ma. sc. Kushtrim Gashi Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:57
Ma. sc. Kushtrim Gashi

Serish vjen Marsi, e Marsi vjen çdo vit, por rëndësia dhe pesha e tij rritet akoma me shume...! Se sa i veçantë e kuptimplotë është muaji Mars flet sakrifica, heroizmi, lavdia dhe kthesa e madhe e UÇK-së.

5,6 dhe 7 Marsi janë ditët kur u bë historia, ditët kur vinte era liri, ditët kur u bë lavdia! Ishte Prekazi aty ku filloi gjithçka dhe mobilizoj popullin shqiptar, prandaj Marsi është muaji i shqiptarëve.

Nuk është shumë asnjëherë të flasësh për njerëz të mëdhenj, për njerëz të cilët bënë lavdin, për njerëz të cilët ndryshuan historinë. Sa do që ne shkruajmë, flasim për ata, sa do që ne i përkujtojmë me krenari ata, sa do që ne flasim për lavdinë e tyre, kjo nuk është asgjë në krahasim me atë qe ata dhanë për Kosovën.

I tillë ishte Adem Jashari dhe shokët e tij që nuk kishin filluar rrugën e lirisë për hirë të këtij apo atij lideri, ata kishin nisur këtë rrugë për çlirimin e Kosovës. Ata e donin Kosovën dhe trojet etnike shqiptare të lirë.

Adem Jashari nuk kursente asgjë për çlirimin e Kosovës, duke sakrifikuar çdo gjë për liri. Ai nuk u ndal se rreshturi duke punuar për lirinë e vendit, ai luftoi kundër një ushtrie dhe makinerie kriminale qindra herë me të fortë sepse ideali i Adem Jasharit ishte i madh, çlirimi i vendit.

Ushtria çlirimtare e Kosovës u bë shpresë për popullin shqiptar e tmerr për pushtuesin serb. Adem Jashari ishte çdo kund ku sulmohej armiku, ishte në çdo pjesë të Kosovës.

Adem Jashari në vend të robërisë kishte zgjedhur luftën, në vend të poshtërimit e nënçmimit kishte zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë.

Falë Adem Jasharit dhe familjes së tij si dhe dëshmorëve të tjerë të kombit, ne sot jetojmë të lirë.
Pra lufta e lavdishme e UCK-së dhe Adem Jashari bënë qe jo vetëm të fitojmë lirinë, por na mundësuan që të frymojmë e  mendojmë shqip, që të sendërtojmë shtetin e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të kombit shqiptar...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat