Tuzi këndoi shqip, "O sa mirë që jam shqiptar"

Opinione

Tuzi këndoi shqip, "O sa mirë që jam shqiptar"

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 6 mars 2019 Në ora: 18:08
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Ngritja dhe fitorja  e Flamurit shqiptar në Tuz, plotësisht legale,  kushtetuese, demokratike, paqësore dhe premtuese plotësisht në frymën e Kushtetutës dhe standardeve integruese të Bashkimit Evropian (BE).

Valvitja e Flamurit shqiptar në Tuz, edhe me rastin e fitores së zgjedhjeve lokale më 3 mars 2019, ku  me mbi 50% (16 delegatë) fitoi koalicioni FORUMI SHQIPTAR  për qeverisjen demokratike të komunës së pavarur të Tuzit (shtator 2018) nuk ishte dhe, nuk është kurrfarë skandali,  as kurrfarëprovokimi, as kurrfarë nxitjeje e as kurrfarë shfaqjeje e urrejtjes dhe e intolernacës ndëretnike ndaj malazezëve, serbëve, boshnjkaëve dhe kroatëve etj., POR E DREJTË LIGJORE, E GARANTUAR ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI (2007).

Kjo e drejtë e përdorimit të Flamurit shqiptar në Tuz dhe në të gjitha hapësirat e banuara me shqiptarë në Mal të Zi  garantohet me Nenin  79 të Kushtetutës së Republikës së Malit të Zi, ku decidivisht thuhet : “ Pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale u garantohen të drejtat dhe liritë, të cilat mund të përdoren individualisht dhe në bashkësi me të tjerët:

“1) në shprehjen, ruajtjen, zhvillimin dhe manifestimin publik të veçantisë nacionale, etnike, kulturore dhe fetare;

2) në zgjedhjen, përdorimin dhe të shfaqurit publikisht të simboleve kombëtare dhe kremtimin e festave kombëtare;

3) në përdorimin e gjuhës dhe të alfabetit të vet në përdorim privat, publik dhe zyrtar;

 4) në arsimimin në gjuhën dhe alfabetin e vet në institucionet shtetërore dhe që programet mësimore të përfshijnë edhe historinë dhe kulturën e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave;

5) që në mjediset me pjesëmarrje të konsiderueshme në popullatë organet e vetëqeverisjes lokale, organet shtetërore dhe gjyqësore të udhëheqin procesin edhe në gjuhën e popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave;… etj. “ (Kushtetuta e Republikës së Malit të Zi, 2007).

 Prandaj nuk kanë pse të shqetësoshen apo të   ndihen të ofenduar as malazezët, as serbët, as boshnjakët etj., duke qenë se çështja e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar është e rregulluar me Ligjin përkatës dhe me Kushtetutën e Republikës së Malit të Zi Neni 79).

Këtë të vërtetë,  duhet ta mbajnë parasysh të gjithë qytetarët e Malit të Zi, në mënyrë që të mos bijnë viktimë e gënjeshtrave, e shpifjeve , e manipulimeve dhe e mashtrimeve të propagandës fashistoide  serbomadhe të Slobodan Milosheviqit si në Beograd, ashtu edhe në Podgoricës, se gjoja me ngirtjen e Flamurit të ngritur  nga shqiptarët në Tuz, tanimë “ ka filluar copëtimi i territorit të Malit të Zi”. Kjo është një parullë e rrezikshme me primesa të propagandës nacionalshoviniste të regjimit të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), që  indoktrinoi dhe mashtroi popullin serb dhe malazez të ngritej në këmbë për t’i luftuar të gjithë ata popuj që nuk ishin serbë, me qëllim të fundit për të rrumbullakësuar projektin  e Serbis së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), të Nikola Pashiqit, të Jovan Cvijiqit, të Vladan Gjorgjeviqit, të Stevan Molqeviqit…, të Ivo Andriqit, të Vasa Qubrilloviqit dhe të Dobrica Qosiqit…etj., si dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

 Gjithashtu, UÇK-ja është legale që nga formimi  dhe lufta e saj kundër  Serbisë pushtuese (1989-1999)

 -Të gjitha ato shtete të cilat e kanë njohur Kosovën, së këndejmi edhe Mali i Zi, duhet ta njohin flamurin e UÇK-së, ashtu sikurse flamurin kombëtar shqiptar.

Prandaj, përdorimi flamurit të UÇK-së nga shqiptarët kudo që jetojnë  në shtetet fqinje ballkanike, madje edhe në Mal të Zi, është legal sepse shqiptarët nën këtë flamur kanë zhvilluar luftën e rezistemcës mbrojtëse kundër okupatorit serb në Kosovë (1989-1999).

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte kurrfarë lufte terroriste siç gënjen dhe mashtron Serbia ( e cila vetë ishte terroriste dhe gjenocidale ngase masakroi mbi 12 mijë shqiptarë dhe e bëri shkrum e hi Kosovën vetëm pse ishte shqiptare Ndryshe, po të ishte Kosova e Serbisë,  ajo nuk do ta digjte dhe nuk do t’i vriste mbi 12 mijë shqiptarë, si dhe nuk do t’i dëbonte mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova) , por vetëmbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Edhe pse Serbia si gjatë kohës së luftës së saj pushtuese në Kosovës(1989-1999), ashtu edhe pas përfundimit të saj (më 10 qershor 1999), Ushtrinë Çliritare të Kosovës, JO vetëm se  e ka luftuar me të gjitha mjetet ushtarake, politike dhe jurdike dhe e ka vrarë së bashku me 12 mijë shqiptarët (foshnja, fëmijë, gra, pleq, djemë dhe burra), duke e djegur Kosovës sipas strategjisë fashiste hitleriane “ Toka e Djegur”, por  edhe ka quajtur  “organizatë terroriste”! Kështu e quan edhe sot, sepse së bashku me Rusinë po pretendon sërisht të kthehet në Kosovë. Mirëpo, harron Serbia se kësaj radhe  populli shqiptar, Ushtira e Kosovës , NATO-ja dhe Amerika, nuk do tap resin me “lule” sikurse dikur  “neki poshteni Albanci”, sepse më të tillë nuk ekzistojnë në Kosovë.

Nuk është skandal e as kurfarë ofendimi për të tjerët, nëse shqiptarët qoftë në Mal të Zi, në Serbi, në Kroaci, në Slloveni, në Bullgari, në Turqi, në Greqi, në Maqedoninë Veriore dhe në BeH,  brohorasin “O sa mire që jam shqiptar” !

Gjithashtu, nuk është për t’u ofenduar askush nëse  ndonjë malazez thotë “O sa mire që jam malazez”, ose ndonjë kroat, kur thotë “O sa mire që jam kroat”…etj. Pra, kjo shprehje e identitetit nacional nuk e dëmton dhe nuk e mohon të drejtën nacionale të askujt domethënë të  qytetarëve të tjerë, pavarësisht se ku bashkëjetojnë ata në kuadrin e shteteve multietnike në Ballkan.

Prandaj, serbomëdhenjtë në Mal të Zi ( shtet ky, i cili e ka njohur Kosovën dhe Shqipërinë si shtete) nuk kanë pse ta dramatizojnë  rastin e shfaqjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar në  Tuz e as në Gjimnazin “25 Maj” të Tuzit, ku nxënësit dhe profesorët e tyre kanë e shpaluar dhe valvitur, duke kënduar këngë shqiptare,  “O SA MIRË QË JAM SHQIPTAR” në shenjë gëzimi të fitores së koalicionit FORUMI SHQIPTAR në zgjedhjet loale të 3 Marsit 2019. –Çfarë të keqe ka këtu? –Kjo  e drejtë e tyre është e lejuar me Kushtetën e Malit të Zi (Neni 79) për “Mbrojtjen e Identit Kombëtar”.

Pse, ç’të keqe  dhe, çfarë  “diskriminuese” ka këtu, kur nxënësit dhe profesorët së bashku kanë kënduar këngë kombëtare, kur ata janë shqiptarë?

-Jo, as përdorimi i flamurit kombëtare e as këndimi i këngëve shqiptare në zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve lokale  në Tuz, më 3 mars 2019, nuk janë kurrfarë  akti antiligjor dhe antindëretnik, por serbomëdhenjve po u dhemb fort se me qeverisjen lokale nga ana e shumicës dërrmuese shqiptare,  të gjitha pasuritë dhe burimet vitale ekonomike, bujqësore etj. të komunës së Tuzit, do të ndahen përpjesëtimisht, duke marrë për bazë  kërkesat për ndërtimin dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunës së Tuzit dhe numrin e strukturës së popullsisë së Malësisë së komunës së kësaj komune. Me një fjalë, projektet dhe mjetet financiare, investimet, kapitali dhe buxheti  i qytetarëve të Malësisë, do të derdhet në arkën komunale të Tuzit, JO  sikurse dikur në Podgoricë  si komunë  e varur urbane.

Ky  është “halli” i serbomëdhenjve “ndarja e kulaçit” proporcionalisht me shqiptarët e Malësisë së komunës së Tuzit, jo  SHQIPONJA DYKRENARE e SHQIPËRISË ETNIKE,  të cilën e ofenduan dhe e kontestuan ( si simbol të “Shqipërisë së Madhe”), edhe në zgjedhjet lokale  të qeverisjes së komunës së Tuzit, ku më 3 mars 2019, fitoi koalicioni FORUMI SHQIPTAR, duke fituar 16 delegatë në përfaqësimin e qeversjes komunale të Tuzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat