Mësuesi Fetah Rudi-simbol i lirisë

Opinione

Mësuesi Fetah Rudi-simbol i lirisë

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 7 mars 2019 Në ora: 06:13
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Sot është dita e mësuesit, festa e mesuesit. Mësuesi është njriu më i dashur i popillit. Mesuesi është i pari ai i cili ia meson shkrim e lexim popullit, e ngritë dhe edukon atë. Mësuesi është krenaria e popullit. Fjala mësues është fjala me e dashur për të gjithë në. Të gjithë kaluam përmes duarve te mesuesit. Mësuesi respektohet nga nxënesit njësoj sikur prindërit e tyre. Mesuesi nuk ndalej kurr, ai punonte edhe kur e kish te ndaluar, ai ua mesoi germat shqipe nxënësve edhe kur e kish te ndaluar. Mesuesi gjitheherë u bani rezistencë regjimeve armike qe nuk lejonin te mësohet shqip.

Njeri nga këta mësuseit e dashur është edhe Fetah Rudi nga Malisheva. Mesuesi Fetah Rudi i hyri si i ri një pune shumë te veshtirë, shumë humane në edukimin e gjeneratave të reja. Nuk pushoi kurrë, gjithmonë ishte në shërbim të kombit. Por, mësuesi i dashur Fetah Rudi ishte diçka edhe më shumë si mësues,ishte një aktivist i dhe veprimtar i dalluar. Në vitin 1989 kur regjimi serb e suspendoi Kushtetutën e viti 1974 dhe e shtriun ndikimin dhe dhunën në tërë Kosovën në skenë doli një njeri i urtë, një njeri i mençur për ti dal në ndihmë popullit te vet. Ishte ky dr Ibrahim Rugova i cili e formoi LDK në vitin 1989. E beri këtë për ti dal zot populli. LDK në fillim i përngjante më shumë një Levizjeje popullore sepse gadi i gjithë populli u anëtarësue më gjithë familje ne te, ishin mbi 800 veta. Më këtë rast Rugova e ndau popullin nga regjimi serb i Millosheviqit, duke e  ndarë popullin nga regjimi serb dhe duke eorganizuar jetën paralele te shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës.

Edhe mesuesi Fetah Rudi më deshirë iu bashkangjitë kësaj Lervizjeje popullore. E nisi aktivitetin e tij në LDK e Malisheves. Ishte një aktivist i madhë nuk ndalej në shërbim të popullit. Por, kur krisi pushka e parë në malet e Kosovës për ta çliruar Kosovën Fetah Rudi ishte nder te paret qe iu përgjegj kushtrimit të kombit për çlirimin e atedheut. Si aktivist i LDK dhe i Ibrahim Rugoves ai u ba edhe ushtar i dalluar i UÇK- se. Aktiviteti i tij në te gjitha veprimet nuk shihej mirë. Menjeherë pas luftes ai u arrestua, u burgos u maltretua pa meshirshem nga Qendra e krimit të organizuar në Kosovë. E ndalën, e maltretuan.e rrahën, por Fetah Rudi kurr nuk u dorëzu, ishte i pa trembur në rrugën e LDK dhe  presidentit Ibrahim Rugova. Iu kërcënuan njerezit më maska dhe pa maska hapats. I thanë:”tehiqu nga aktiviteti në LDK dhe Ibrahim Rugova nese donë ta shijosh lirin,sepse përndryshe do te vrasim. Por tirimi nuk dorzohet para hijenave të zeza të cilët e kishin kapë Kosovën nga te gjitha anët,kërcnonin njerëzit të cilët nuk u nënshtroheshin.

Por,nje ditë këto kërcnime drejtuar kohë pas kohe u banë realitet. Një ditë dimri te ftohët dimri me 15 dhjetor 2000 derisa po këthehej nga
një mbledhje të LDK në Prishtinë te cilën e drejtonte dr Ibrahim Rugova duke u këthyer për në shtepi,aty dikund afër “Urës së Bytyçëve” në Arllatë ndegjohen rafal krismat makabre e”tadhëtarve te kombit” te shkrepur mbi trupin e mesuesit,atedhetarit Fetah Rudi. Atë ditë i doli në ndihmë dhe shpetoi vetem fal Zotit të madh që nuk u vra anipse ishte ba shosh nga plumbat e “kopilave”mbeturinave të UÇKK. Pra Fetah
Rudi sot jeton por i ngujuar në karrocë,sepse mbeti invalin përgjithëmonë. Por, pasiçe shteti është i kapur i zapuar nga këto hijena te dla nga Lufta,rasti i Fetah Rudit kurr nuk u zbardhë.

Kështu përfundoi kjo storie për mesuesin e popullit,për veprimtarin e shquar të çështjës kombëtare,për anëatarin e devotshem dhe aktivistin
e dalluar të Ibrahim Rugovës Fetah Rudin.

Pra sot mëssuesi Fetah Rudi anipse levizë me karroicë është më i fortë,nuk dorëzohet,vazhdon aktivitetin e tij ,është plotë elen dhe nuk dorezohet.

Pra,me fat,gëzuar fetsa e Mesuesit o Fetah Rudi,paçë faqen e bardhe,sepse ti je krenaria e kombit,je simpol i lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat