Krimi i vetëdijshëm i PSD-së, nuk mbulohet me telenovela të stisura

Opinione

Krimi i vetëdijshëm i PSD-së, nuk mbulohet me telenovela të stisura

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 7 mars 2019 Në ora: 14:17
PSD

Përgjatë jetës njerëzit zënë miqësi. Në militimet partiake bashkohen individë dhe grupe njerëzish, madje, pavarësisht shtrirjes gjeografike, religjioneve, profesioneve e tjera. Por, këto miqësira mund të mos jenë të përjetshme. Ndryshojnë interesat dhe pason ndarja. Megjithatë, në të gjitha rrethanat, pra, edhe në ndarje, duhet të këtë njëfarë morali. Ndonjë dobësi që e ke ditë për mikun e vjetër, tani, pas prishjes të miqësisë, assesi nuk duhet ndarë me të tjerët dhe, aq më pak, për ta bërë publike.

Po veçoj tri raste ekstreme:

1) Përgojimi i Dardan Molliqaj për Glauk Konjufcën;

2) Ish-kuadri i PDSH-së, Astrit Patoyi, i cili, pacipërisht, hedhë baltë mbi partinë, të cilën e ka mjelë si lopën, përtej dy dekada;

3) Kuadri i Vetëvendosjes në Ferizaj, i cili rrezikoi masën partiake me gaz-lotsjellës. Dhe, nuk u mjaftua me kaq, por, shprazi të gjithë arsenalin e pisllëqeve, që PAN-istët kriminelë kanë shpifur për Lëvizjen Vetëvendosje.

Veçoj të merrem vetëm me deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj. Ai, tani, u kujtua ta akuzojë shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, sikur paska qenë, dikur, në vitet '2000-a në PDK-e, madje, edhe anëtar i SHIK-ut. Dhe, kjo bëri lajm për të gjithë, por, më shumë zhurmuan, përsëri, kundërshtarët nga torishta e qelbur e PAN-it.

Realisht, e gjithë kjo nuk përbënte asnjë lajm dhe as që ia vlente komentimin. Por, pasi lajmi lansohet nga një deputet, i cili, së bashku me shokë, të bërë deputetë me votat e Vetëvendosjes, për interesa karrieriste e biznesore, sot, janë vënë, pacipshëm e gërditshëm, në shërbim të partive-banda, të koalicionuara në PAN, si dhe në shërbim të planeve të SHIK-ut super kriminal.

Lë ta besojmë, qoftë edhe për një çast, se rreth dy dekadave më parë, djali i ri , Glauk Konjufca, bir i një ish-burgagjiu politik të zëshëm, siç është Sherif Konjufca, i joshur nga tam-tamët zhurmuese të ''komandantëve heroikë", por, pa ushtarë, u anëtarësua në PDK. Dhe, më vonë, edhe në SHIK, duke iu bashkua armatës së madhe, prej 30.000 SHIK-asëve dhe jo vetëm 92 vetë, siç falsifikon, qëllimshëm, kreu i tij Kadri Veseli.

Ndërkohë, rinori Konjufca u bind se adresimi i tij ishte i gabuar dhe përzgjodhi Lëvizjen Vetëvendosje. Pas vetës tërhoqi edhe mijëra të tjerë. Dhe, Vetëvendosje ishte subjekti i vetëm politik në Kosovë, e cila e mbrojti Republikën përgjakshëm, por, dinjitetshëm. Hisen meritore të Dardan Molliqaj me shokët e ndarë më vonë, askush nuk guxon ta anashkalojë apo ta mohojë.

Tani, lë ta vemi në peshojë:

Glauku, i bindur në krimet serike të partive-banda, pjesë e PAN-it, veç tjerash, edhe ploja vrastare e shumë qindra kundërshtarëve politikë, denoncon krimet dhe lufton për shporrjen nga pushteti të PAN-it kriminal. Ndërkohë, Dardani me shokë, bisht të Shpend bullecit, një shërbëtor i kamufluar i deri djeshëm, tashmë, ka hequr maskën dhe po u prinë deputetëve të tij, në gjëmën-arkivol të Kosovës. Shtrohet pyetja logjike: Kush është në PDK-e e SHIK dhe cila është përmasa e krimit? Glauku anëtar në numër apo banda e Shpendit, aktive në zgjatjen e jetës të krimit në pushtete?! Komenti është i tepërt.

Kriminelë nuk janë vetëm ata që ngrehin këmbëzën me gishtin e krimit, mbi njerëzit, sa të pambrojtur, aq edhe të pafajshëm. Por, edhe ata që me votën e tyre, vetëdijshëm, mbështesin krimin dhe hipokrizisht e cinikisht, thonë se po i çojnë proceset përpara, për ta integruar Kosovën, në familjen e madhe evropiane! Me barrën e krimeve dhe të hajnisë zyrtare, që bandat e PAN-it i kanë shkaktuar Kosovës, nuk mund të ecën para. Këto janë edhe dy kushtet bazë, peng të "komandantëve", që merituershëm e ndëshkojnë me geto një popull, të gjunjëzuar, të poshtëruar, të përtokur nga pushtetarët, me bandat e tyre aktive kriminale.

Ngulmimi për ta mbështetur krimin, nga grupi i deputetëve të PSD-së, nuk mund të mbulohet me telenovelat e stisura, për ish-kolegët e tyre. Qasja sa e gabuar, aq edhe kriminale, e këtij grupimi, që thirrën në deputetizmin e fituar nga vota e popullit, nuk mund të thjeshtëzohet, me llafolloxhinë klishe dhe skajshëm qesharake. Dikush është paguar shtrenjtë. Andaj, kujdes! Po i hipë mizës, dihet ku të shpie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat