Truri intelektual shqiptar i kurdisur

Opinione

Truri intelektual shqiptar i kurdisur

Nga: Sulejman Mehazi Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:37
Sulejman Mehazi

Sinqerisht ju pyesim miq të dashur, kush e cilët janë fajtor kryesor për këto pakënaqësi të mëdha të popullatës sonë?, ata janë intelektualët e kurdisur. Truri i tyre është i kurdisur sipas interesave të tyre shkencore, artistike, familjare, intitucionale, partiake, universitare. Cilët janë ata që na e kanë humbur buzëqeshjen, gëzimet e dashuritë, dita ditës na pikëllojnë më shumë e më shumë, na kanë humbur respektin e lumturinë familjare, kombëtare, fetare, ndërnjerëzore shoqërore?, ata janë intelektualët e kurdisur partiakë, zërat e tyre dëgjohen sipas kurdisjeve trurore të tyre. Se populli jonë i përvuajtur do vinte deri në këtë situatë kurrë se kishim menduar!? Ç’të bëjmë ashtu jemi, popull që mendojmë mirë e jetojmë keq den baba den; popull që çdoherë e përherë ju kemi zënë besë politikanëve e intelektualëve të kurdisur e ata çdo herë na kanë gënjyer e mashtruar. Kjo gjendje e kurdisjeve psikike traumatike politike, intelektuale na ka detyruar që mos t’i zëmë besë askujt bile dhe vehtes sonë.

Kurdisjet mendore na kanë shtangur e mpakur shpirtrisht, psikikisht, moralisht kombëtarisht, ne se duam vetëveten, e ku gjuhën, kombin  shtetet shqiptare. A vëreni se, shëmtirat, traumat, streset, vrasjet, tradhtitë e çregullimet tona psikike, politike, sociale, familjare, kombëtare e popullore përherë kanë ardhur nga intelektualët e patriotët e kurdisur të cilët në emër të “patriotizmit të kurdisur" shfrytëzojnë në mënyë të pamëshirshme popullatën e varfër e të raskapitur. Pa na tregoni lexues të dashur, se gjatë sistemit komunist, cilët ishin ata që bashkëpunonin me partitë  komuniste sllave si në Maqedoni, poashtu dhe në Shqipëri e Kosovë, a ishin intelektualët e kirdisur?, po, a jetonin mirë e këndshëm?, po, a kundërshtonin sistemin?, jo.

Po tani gjatë demokracisë cili prej intelektualëve është duke kritikuar ashpër me emër e mbiemër politikanët demokratë? Shikoni si rrinë të kurdisur e të heshtur zëri s’u dëgjohet, e pse?, dihet, për shkak kurdisjeve të interesave të tyre personale, vullnetarisht kurdisen e  bëhen bashkëpunëtorë të udheheqësve shtetëror. Ku janë m.r-të e d.r.-të, ku janë gjuhëtarët e letrarët?, janë të kurdisur të heshtin për shkak benificioneve të majme. Po tamam, ata janë shkencëtarë të medhenjë të kurdisur sipas qejfeve të Ali Ahmetit, Hashimit, Kadriut, Ramushit, Ramës, Ilirit. Bashës. Me direktivat  e tyre partiake shkencore kopypaste kanë çuditur botën perëndimore. Na tregoni miq të dashur, cili prej intelektualëve shqiptarë s’ka qenë i kurdisuri i sistemit unikat enverist e titist?, shumë pak, sot, cili prej intelektualëve shqiptarë s’është kurdisur nga ndonjë parti politike? shumë pak. 
Ata shihen qartë e  kuptohen lehtë se janë të kurdisurit e mendjeve partiake. Po qe se opinionistët kritikojnë ashpër liderët politikë atëherë të kurdisurit e diturisê heshtin si të vdekur, e nëse opinionistēt shkruajnë për fenomene të përgjithshme e jo partiake, qeveritare, atëherë të kurdisurit e mendjes e ngrenë zërin e bëhen më të flaktit atdhetarë. 
P.sh. nëse dikush polemizon me Mustafa Nanon, Kastriot Myftarajn, me hoxhallarë, me priftëri, me poetët e pafuqishëm atëherë të kurdisurit intelektualë reagojnë ashpër, e po shkrove për Ali Ahmetin, Ramën e Haradinajn atëherë heshtin si pulat e sapomashtruara nga gjelat partiakë.

Prandaj jemi në këtë gjendje të mjerueshme për shkak kurdisjes së intelektualëve. Historia politike s’mba mend që opozita ta mposhtë pozitën, po çdoherë intelektualët e mirëfiltë  e të guximshëm me zërat e shkrimet e tyre argumentuese e bindëse kanë mposhtur perandori e jo qeveri të dobëta shqiptare të Ramave, Haredinajve e Aliave.

Miq të nderuar, dhe një pyetje serioze në mundet? cili prej intelektualëve të sotëm ua mbysh mendjen për të bërë diçka për ne e popullatën tonë? për fat të keq askush. Vetëm nëse Zoti do e na shpëton, për ndryshe shkuam për kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat