Po tentohet që nga e keqja të bëhën bashkë por jo për të mirën e vendit as popullit

Opinione

Po tentohet që nga e keqja të bëhën bashkë por jo për të mirën e vendit as popullit

Nga: Xun Çetta Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:37
Xun Çetta

Si në të kaluarën ashtu edhe tani kur po mbushët kupa, politikanë të caktuar po improvizojnë tensionim situatash për të u bërë bashkë dhe si të bashkuar gjoja në emër të përgjithshmes ta improvizojnë atë bashkim në sy të popullit por jo, kjo nuk është e vërteta, ata po tentojnë të bashkohen që ta mbrojnë njeri - tjetrin në një qeveri eventuale të përbashkët, gjithë përfshirëse, qeveri teknike apo si do ta emërojnë atë qeveri pa zgjedhje të lira e të ndershme ku në këtë formë thjesht nga zori do rehabilitohen të gjithë keqbërësit e partive tona politike si dhe ta vazhdojnë avazin e vjetër pa ndryshuar vëthen nga veprimet e deri tanishme…

Unë, jo i vetëm, isha dhe po mbetemi kundër gjitha këtyre politikave të mbrapshta mes nesh dhe politikës së pa mëshirë para popullit. Le të vazhdojmë të mbetemi viktimë politike ! kjo është e njohura jonë e hidhur dhe bash kështu do ta vazhdojmë drejt të pa njohurës tyre në politikë akoma më thellë deri në momentin kur populli do ta kuptoj e ndien akoma më keq si dhe, e paralajmëroj faktin e hidhur se, nga ai moment, as unë paqësori i cili kam dëshmuar tolerancë e qetësi, nuk do të jem ky paqësor që isha dhe dëshmova për kaq vite.

Kujdes! Një qeveri eventuale gjithëpërfshirëse brenda vet partive politike, një qeveri teknike, e stabilitetit, e vendimeve të mëdha apo si doni ta quajmë, nuk është asgjë tjetër veçse bashkimi i gjitha të këqijave për ta mbrojtur njeri tjetrin e jo popullin as vendin tonë të rrezikuar nga të pa larat e disa politikanëve nga gjitha partitë tona politike. Të ndershmit e partive politike ku janë shumicë por pa forcë e ndikim, mjerisht në një qeveri të tillë do mbesin akoma më viktima dhe pa mundësi ndryshimesh pozitive.

Kujdes nga përgjegjësit se kush më çka po vet ngarkohet.

Politika e lodhur dhe keqbërëse nuk ndryshon në të mirë të popullit as vendit më bashkimin e të gjithë politikanëve të lodhur e keqbërës pa e kuptuar këtë lojë të ndershmit rreth tyre pa dallim partive nga ku kanë mbetur krejtësisht pa ndikim ata të ndershëm. Vendi donë ndryshime reale e jo formale për ta bërë akoma më keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat