Rrëfimi për arushat e bardha dhe porosia e Akademik Mark Krasniqit për bashkim kombëtar

Opinione

Rrëfimi për arushat e bardha dhe porosia e Akademik Mark Krasniqit për bashkim kombëtar

Nga: Nue Oroshi Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:48
Mark Krasniqi

Lisin shekullor e rrihnin erërat e forta sikurse dëshirojnë një përballje më të thënat dhe të pathënat. Kjo përballje nuk është satanike e as nuk është imagjinatave por është një realitet i thënë aty dikund në një qytet i cili skajshmërisht ka një histori dhe një traditë të madhe. Një qytet i ndarë përgjysmë. Edhe Berlini e kishte përjetuar ndarjen. Një pjesë e saj kishte mbetur në duar të rusëve. Por mençuria gjermane bëri që dalëngadalë të bashkoj pjesët e ndara të saj në një shtet të përbashkët.

Pikërisht në këtë qytet e solli fati që në prag të Pavarësisë së Kosovës ku na nevojitej shumë përkrahja e miqve tanë ndërkombëtarë i kisha bërë një takim Akademik Mark Krasniqit dhe delegacionit të ti në Berlin. Takimi ishte me nivelet më të larta politike se aty na priste Drejtori i Drejtorisë politike të CDU-së. Para takimit filluam edhe përgatitjet. Natyrisht që kishim përgatitur edhe pikat që do ti prezantonim në atë takim. Në mesin e shumë pikave kryesorja ishte përgatitja për njohjen e Pavarësisë së Kosovës,nga ana e Bundestagut dhe Qeverisë Gjermane.

Pjesë e delegacionit ishte edhe historiani jonë i mirëfilltë prof.dr.Jahja Drançolli i cili me argumente shkencore se bashku me akademik Mark Krasniqin mbronin qëndrimin politik dhe shkencor se Kosova historikisht ka qenë dhe është shqiptare prandaj Pavarësia e saj është kompromisi më i madh që po e bëjnë shqiptarët. Pas fillimit të takimit filluan edhe bisedimet dhe paraqitja e kërkesave. Akademik Mark Krasniqi dhe prof.dr.Jahja Drançolli ishin jashtëzakonisht të përgatitur mirë që me argumente politike dhe shkencore të mbrojnë Pavarësinë e Kosovës. Ata paraqitën faktet e pamohuara se Kosova historikisht kishte qenë dhe serish është tokë shqiptare.

Profesor Marku duke dashur që të tregoj për tolerancën dhe harmoninë fetare të shqiptarëve ai në një rast u shpreh: “Në një krahinë në Kosovë që quhej Rugovë jetojnë mbi 15 fshatra shqiptare. Të gjithë janë të besimit islam. Në këtë trevë në të kaluarën e afërt kishte shumë kisha katolike shqiptare. Si shenjë respekti fshatarët e këtyre anëve e kanë ndërtuar një kishë katolike, edhe pse nuk jeton asnjë familje katolike shqiptare në këto fshatra.“

Gjermani si politikan i rryer që ishte e bëri një pyetje shumë interesante që na la të gjithëve me gojë hapur, pasi që nuk e prisnim atë pyetje “E kush do të lutet në atë kishë zotëri Krasniqi pasi të gjithë fshatarët e atyre anëve e paskan përqafuar islamizmin?!“. Profesori mbeti i befasuar por edhe u nzu shumë ngushtë, u përgjigjë në mënyre shumë të vrullshme duke i thënë: “Aty luten Arushat e Bardha!“ Ndërhyra dhe i thashë përkthyeses se mos ta përkthej këtë pjesë për arushat e bardha.

Ai takim pati jehonë në qarqet politike gjermane dhe siç u dëshmua edhe më vonë Gjermania ishte një nder shtetet e para e cila e pranoj Pavarësinë e Kosovës.

Tash akademik Mark Krasniqi nuk është më në jetë. Ai shkoi se bashku me porosinë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të përbashkët. Nuk e di se a jetojnë ende arushat e bardha në malet e Rugovës apo këto arusha janë trazuar nga malet e bukura dhe krojet e atyre maleve që politika e Kosovës i dhuroj Malit te Zi. Atëherë por edhe sot patëm lobuar që Kosova të njihet në kufijtë e saj shtetëror.

E them shtetëror sepse kufijtë historik i kemi shumë më të thellë. Tash edhe PSHDK nuk është ajo PSHDK e kohës së akademik Mark Krasniqit. Ka disa mandate që nuk është e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës sepse e quan capin të kasapi siç thoshte kryetari i saj historik Akademik Mark Krasniqi.

Uroj që arushat e bardha në malet e Rugovës mos të nervozohen nga padrejtësitë që iu kanë bërë duke i ndarë me njëra - tjetrën në malet shekullore që kishin jetuar të bashkuar.

Kurse porosia e Akademik Mark Krasniqit për bashkim kombëtarë duhet të realizohet se ajo është një porosi e shumë rilindësve shqiptarë dhe idealisteve atdhetarë që vdiqën dhe mbetën me sy hapur me mallin për të shikuar tokat shqiptare të bashkuara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat